Jurgena - trajnues anglishtje - Tiranë
Mësimi i parë falas
Jurgena - trajnues anglishtje - Tiranë

Adresa e email-it dhe numri i telefonit të Jurgena janë konfirmuar

Jurgena

  • Tarifa 900 Lekë
  • Përgjigje 1 h
Jurgena - trajnues anglishtje - Tiranë

900 Lekë /h

Mësimi i parë falas

Kontakti

Mësimi i parë falas

Mësimi i parë falas

  • Anglisht
  • Anglishte amerike
  • Gramatikë angleze
  • IELTS

Anglisht për nivele të ndryshme, me njohuri të fituara ndër vite, IELTS Academic 8.0 dhe përvojë në komunikimin e përditshëm në një ambient profesional amerikan dhe në konferenca ndërkombëtare. Metodo

  • Anglisht
  • Anglishte amerike
  • Gramatikë angleze
  • IELTS

Vendndodhjet e kursit

Rreth Jurgena

Kam qenë e lidhur me gjuhën angleze që në fëmijëri, duke filluar ta mësoj që në moshën 6-vjeçare dhe duke jetuar jashtë Shqipërisë që në moshën 12-vjeçare. Këto përvoja kanë ndikuar në mënyrën se si e kuptoj dhe e përdor gjuhën sot. Përveç komunikimit të përditshëm në një ambient profesional amerikan, kam pasur mundësinë të marr pjesë në konferenca ndërkombëtare, ku anglishtja është një mjet thelbësor komunikimi.

Jam diplomuar në Psikologji, studime që më kanë ndihmuar të kuptoj më mirë njerëzit, nevojat e tyre individuale dhe mënyrat e ndryshme se si ata mësojnë. Besoj se kjo njohuri është veçanërisht e vlefshme në mësimdhënie, pasi çdo nxënës ka ritmin dhe objektivat e veta.

Dua të ndaj njohuritë e mia të anglishtes me të tjerë dhe t'i ndihmoj të ndihen më të sigurt në përdorimin e saj. Për mua, njohja e një gjuhe nuk lidhet vetëm me të folurit saktë, por edhe me mundësinë për të komunikuar lirshëm, për të shprehur mendimet dhe për të krijuar mundësi të reja.

shiko më shumë

Rreth kursit

  • Të gjitha nivelet
  • Anglisht
  • Shqip

Të gjitha gjuhët e folura për kursin :

Anglisht

Shqip

Qasja ime ndaj mësimit të anglishtes bazohet në komunikimin praktik, durimin dhe përshtatjen me nevojat e secilit nxënës. Duke e mësuar gjuhën që në moshën 6-vjeçare, duke arritur rezultatin 8.0 në IELTS Academic dhe duke e përdorur anglishten çdo ditë në një ambient profesional amerikan dhe në konferenca ndërkombëtare, e kuptoj rëndësinë e të mësuarit të një gjuhe përtej rregullave gramatikore.

Gjatë mësimeve, synoj të krijoj një ambient të rehatshëm ku nxënësit mund të praktikojnë anglishten pa frikën e gabimeve. Në varësi të nivelit dhe objektivave të tyre, mësimet mund të përfshijnë praktikë bisede, zgjerim të fjalorit, gramatikë, shqiptim dhe ushtrime praktike të përdorimit të gjuhës në situata të përditshme.

Çdo kurs do të përshtatet sipas nevojave dhe ritmit të nxënësit, duke kombinuar shpjegimet e qarta me ushtrime praktike dhe duke ndjekur përparimin hap pas hapi. Mësimet janë të përshtatshme për fillestarë dhe nxënës të nivelit të ndërmjetëm që dëshirojnë të përmirësojnë njohuritë, të flasin me më shumë vetëbesim dhe ta përdorin anglishten në jetën e përditshme, në studime ose në punë.

Qëllimi im është që çdo nxënës të ndihet i mbështetur dhe të fitojë gradualisht më shumë siguri në përdorimin e gjuhës angleze.

shiko më shumë

Tarifat

Tarifa

  • 900 Lekë

Çmimet e paketave

  • 5 e mëngjesit: 4500 Lekë
  • 10:00: 9000 Lekë

kursi i ofruar falas

Ky mësim i parë i ofruar me Jurgena do t'ju lejojë të njiheni me njëri-tjetrin dhe të specifikoni qartë nevojat tuaja për mësimet e ardhshme.

  • 1orë

kamera interneti

  • 900 Lekë / orë

Mësues të ngjashëm Anglisht