Fjorda - trajnues gjuhe shqipe - Durrës
Mësimi i parë falas
Fjorda - trajnues gjuhe shqipe - Durrës

Adresa e email-it dhe numri i telefonit të Fjorda janë konfirmuar

Fjorda

  • Tarifa 900 Lekë
  • Përgjigje 1 h
Fjorda - trajnues gjuhe shqipe - Durrës

900 Lekë /h

Mësimi i parë falas

Kontakti

Mësimi i parë falas

Mësimi i parë falas

  • Gjuhë shqipe

E apasionuar pas gjuhës shqipe dhe letërsisë. Më pëlqen të ndihmoj nxënësit të kuptojnë më mirë gramatikën, drejtshkrimin dhe analizën e tekstit në një mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme.

  • Gjuhë shqipe

Vendndodhjet e kursit

Rreth Fjorda

Jam një person shumë i apasionuar pas gjuhës shqipe dhe letërsisë. Gjithmonë më ka pëlqyer të lexoj, të analizoj tekste dhe të kuptoj më thellë mënyrën se si funksionon gjuha jonë. Besoj se gjuha shqipe është një nga elementet më të rëndësishme të identitetit tonë dhe mendoj se çdo nxënës duhet të ndihet i sigurt në përdorimin e saj, si në të shkruar ashtu edhe në të folur.
Dua të ndaj njohuritë e mia sepse më pëlqen të ndihmoj të tjerët të kuptojnë gjërat më qartë dhe të fitojnë më shumë besim në aftësitë e tyre. Shpesh nxënësit e shohin gramatikën dhe analizën e tekstit si diçka të vështirë ose të mërzitshme, por unë besoj se me shpjegime të thjeshta dhe me shembuj praktikë çdo gjë bëhet shumë më e kuptueshme.
Qëllimi im është të krijoj një ambient të qetë dhe mbështetës gjatë mësimit, ku nxënësit të ndihen të lirë të bëjnë pyetje dhe të mësojnë me ritmin e tyre.

shiko më shumë

Rreth kursit

  • Të gjitha nivelet
  • Anglisht
  • Shqip

Të gjitha gjuhët e folura për kursin :

Anglisht

Shqip

Qëllimi im është ta bëj mësimin e gjuhës shqipe të kuptueshëm dhe interesant. Përdor shpjegime të thjeshta, shembuj praktikë dhe komunikim të hapur me nxënësin për ta ndihmuar të përmirësojë drejtshkrimin, gramatikën dhe aftësinë në të shkruar. Besoj se gjuha shqipe mësohet më mirë kur shpjegohet me shembuj të thjeshtë dhe praktikë.

shiko më shumë

Tarifat

Tarifa

  • 900 Lekë

Çmimet e paketave

  • 5 e mëngjesit: 4500 Lekë
  • 10:00: 9000 Lekë

kursi i ofruar falas

Ky mësim i parë i ofruar me Fjorda do t'ju lejojë të njiheni me njëri-tjetrin dhe të specifikoni qartë nevojat tuaja për mësimet e ardhshme.

  • 1orë

kamera interneti

  • 900 Lekë / orë

Mësues të ngjashëm Gjuhë shqipe