

Adresa e email-it dhe numri i telefonit të Klodian janë konfirmuar
Klodian
- Tarifa 500 Lekë
- Përgjigje 13 h
-
Studentë1
Numri i studentëve që Klodian ka mbështetur që kur iu bashkua Superprof
Numri i studentëve që Klodian ka mbështetur që kur iu bashkua Superprof

500 Lekë /h
Mësimi i parë falas
- E drejtë biznesi
- Pronësi intelektuale
- Ligj konsumatorit
- Ligj konkurence
- Ligj kontratash
I Diplomuar me Master Shkencor MSc në Drejtësi, jap mësime private në të Drejtën e Pronësisë Intelektuale dhe Industriale, për studentë, si dhe për profesionistë të cilët e kanë të nevojshme për punën
- E drejtë biznesi
- Pronësi intelektuale
- Ligj konsumatorit
- Ligj konkurence
- Ligj kontratash
Vendndodhjet e kursit
Rreth Klodian
Unë jam Klodiani, nuk jam profesor as profesionistë i së drejtës edhe pse kam patur një përvojë në firmë ligjore, jam thjeshtë një person që dua të ndaj atë çfarë di dhe çfarë kam mësuar me ata që janë të interesuar. Unë kam studiuar Drejtësi në univesitet dhe jam diplomuar me Master Shkencor MSc në Drejtësi, pasi kam ndjekur një program të Nivelit të Dytë 5-vjeçar, (3 + 2) Bachelor dhe Master.
Këtu kam zgjedhur vetëm lëndët të cilat i kam patur pasion dhe i kam pëlqyer më shumë personalisht, dhe dua që këtë dëshirë për këta lëndë ta përcjell tek persona të cilët ndajnë të njëjtën dëshirë.
Rreth kursit
- Të gjitha nivelet
- Anglisht
- Shqip
Të gjitha gjuhët e folura për kursin :
Anglisht
Shqip
Kursi fokusohet në njohuritë bazë dhe parimet bazë të së Drejtës së Pronësisë Intelektuale dhe Industriale, në konceptet kyç të njohura ndryshe si "koncepte pengesë" (threshold concepts), të cilat bëhen pengesë për përvetësimin e lëndës dhe për përparimit e mëtejshëm në mësimin e lëndës.
Metodologjia e kursit nuk është ajo e univesitetit pasi qëllimi i tijë nuk është të zëvendesojë universitetin, por të lehtësojë zotërimin e lëndës (achieving mastery), dhe në këtë mënyrë, kursi është konceptuar nga perspektiva e studentit.
Unë kam shfrytëzur njohuritë e mia në shkencën e të mësuarit, të cilën e kam studiuar në mënyrë autodidakte, nëpërmjet kurseve dhe librave, për të informuar dhe ndikuar në mënyrën e shpjeguarit të lëndës në mënyrë të atillë që të jetë sa më e lehtë efiçiente dhe produktive për studentin. Pra nuk është metodologjia pedagogjike e universitetit apo shkollës që e sheh nga këndvështrimi i mesimdhënies dhe pedagogut por e anasjellta.
Stili im nuk është ai tradicional kontrollues (apo deri diku imponues) por ftues dhe bashkëpunues duke e parë të mësuarit më tepër si diskutim (dialog Sokratik) sesa si dhënie dhe marrje informacioni. Më tepër si shkëmbim njohurish sesa një seri urdhërash dhe detyrash.
Unë me këtë kurs kam në mendje një person (student ose profesionist) i cili kërkon të zgjerojë njohuritë tijë/saj, më tepër se sa thjeshtë të informohet, të kuptojë dhe zotërojë bazat më tepër se sa të grumbullojë informacion, jargon dhe teor që. Qëllimi kryesor ose madhor mbetet që të arrihet zotërimi (mastery) i lëndës që krijon dhe rrit konfidencë në njohuritë e fituara dhe jo grumbullimi informacioni dhe teorie.
Në funksion të këtijë objektivi, unë shpesh do mund të ndalem dhe të shpjegoj njohuritë mbi mënyrat dhe metodat efiçiente dhe efikase të të mesuarit (learning science) që do të bëjë të kuptohet me mirë se pse kjo është mënyra e duhur dhe pse kjo mënyrë apo strategji funksionon.
Kujdes!
Ky kurs nuk është për të gjithë!
Ky kurs nuk është për ty nëse të duhet një shtysë për ta zgjedhur atë, ai është për ata të cilët e dinë çfarë është dhe çfarë përmban por duan t'a zotërojnë atë, dh që kanë një dëshirë për ta mësuar deri në zotërim. Nëse nuk je i bindur, nuk është për ty. Nëse ke kundërshtime dhe të duhen argumente për të të mbushur mendjen nuk është për ty. Nëse është shumë i kushtueshëm nuk është për ty. Nëse është përtej mundësive të tua ekonomiko-financiare nuk është i nevojshëm dhe i duhuri për ty. Nëse ti e ke të mësuarit si pjesë/ritual argëtimi (kalim kohe), nuk është për ty. Nëse mendon se i di të gjitha dhe kërkon miratim (validation), dhe nuk je i hapur ndaj të mësuarit nga të tjerët ky kurs nuk është për ty.
Tarifat
Tarifa
- 500 Lekë
Çmimet e paketave
- 5 e mëngjesit: 2500 Lekë
- 10:00: 5000 Lekë
kursi i ofruar falas
Ky mësim i parë i ofruar me Klodian do t'ju lejojë të njiheni me njëri-tjetrin dhe të specifikoni qartë nevojat tuaja për mësimet e ardhshme.
- 1orë
kamera interneti
- 500 Lekë / orë
Mësues të ngjashëm E drejtë biznesi
Osmani
Elbasan & kamera interneti
- 149 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Berisha
Tiranë & kamera interneti
- 1,000 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
-
Shihni mësuesit e drejtë biznesi
