

Mario
- Tarifa 1,000 Lekë
- Përgjigje 1 h

1,000 Lekë /h
Mësimi i parë falas
- Koreografi
- Vallëzime të tjera
- Balet
- Vals
- Vallëzim kontemporan
I diplomuar ne universiteti i arteve bachelor dhe master per koreografi
- Koreografi
- Vallëzime të tjera
- Balet
- Vals
- Vallëzim kontemporan
Vendndodhjet e kursit
Rreth Mario
Unë jam Mariel Brahimllari, koreograf, balerin, pedagog i kërcimit dhe krijues artistik, me formim profesional në Koreografi dhe Master në Koreografi dhe Mësimdhënie pranë Universitetit të Arteve në Tiranë. Përvoja ime përfshin kërcimin bashkëkohor, vallet tradicionale shqiptare, krijimin koreografik, interpretimin skenik dhe punën me fëmijë e artistë profesionistë. Kam marrë pjesë në projekte dhe shfaqje të ndryshme artistike, duke zhvilluar njohuritë e mia në kompozimin e lëvizjes, dramaturgjinë e trupit, ndërtimin e veprave koreografike dhe drejtimin e provave. Gjithashtu, si themelues i Dance With Us, ndërthur krijimtarinë artistike me mësimdhënien dhe zhvillimin e talenteve të reja. Besoj se koreografia është një profesion që kërkon njohuri, disiplinë, ndjeshmëri artistike, përvojë dhe përgjegjësi të lartë profesionale.
Rreth kursit
- Të gjitha nivelet
- Anglisht
- Italisht
- Shqip
Të gjitha gjuhët e folura për kursin :
Anglisht
Italisht
Shqip
Koreografia nuk është thjesht të krijosh disa lëvizje dhe t’i mësosh dikujt si t’i realizojë. Është të krijosh një ide, t’i japësh trup lëvizjes, emocion ndjenjës dhe kuptim çdo detaji.
Pas çdo vepre koreografike ka orë të tëra mendimi, kërkimi, krijimi, provash, gabimesh dhe riformësimi. Ka dije, formim profesional, përvojë dhe një proces artistik që shpesh nuk shihet nga publiku, por që e bën të mundur atë që shfaqet në skenë.
Koreografi nuk paguhet vetëm për orët që kalon në sallë, por për atë që di të krijojë, për vizionin që sjell dhe për vlerën artistike që i jep një projekti.
Arti nuk është më pak profesion vetëm sepse nuk mund të matet me një vizore. Dhe krijimtaria nuk e humbet vlerën e saj vetëm sepse dikush nuk e kupton procesin që fshihet pas saj.
Të respektosh punën e një koreografi do të thotë të respektosh artin, formimin dhe vitet që qëndrojnë pas çdo lëvizjeje.
Tarifat
Tarifa
- 1,000 Lekë
Çmimet e paketave
- 5 e mëngjesit: 5 Lekë
- 10:00: 10 Lekë
kursi i ofruar falas
Ky mësim i parë i ofruar me Mario do t'ju lejojë të njiheni me njëri-tjetrin dhe të specifikoni qartë nevojat tuaja për mësimet e ardhshme.
- 1orë
kamera interneti
- 1,000 Lekë / orë

