

Adresa e email-it dhe numri i telefonit të Markos janë konfirmuar
Markos
- Tarifa 1,000 Lekë
- Përgjigje 1 h

1,000 Lekë /h
Mësimi i parë falas
- Teknologji ushqimore
- Birrari
- Birrologji
- Leng frutash
- Bërje kosi
Inxhinier Agro-Ushqimor, me Master në Cilësi dhe Siguri Ushqimore, ofroj mësim teorik dhe praktik në Teknologji Ushqimore, duke ndërthurur formimin akademik me eksperiencën industriale dhe mësimdhënie
- Teknologji ushqimore
- Birrari
- Birrologji
- Leng frutash
- Bërje kosi
Vendndodhjet e kursit
Rreth Markos
Jam Inxhinier Agro-Ushqimor, me Master në Cilësi dhe Siguri Ushqimore, i diplomuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Kam eksperiencë profesionale në industrinë ushqimore, në drejtimin e proceseve të prodhimit dhe në mësimdhënie.
Ofroj mësime në Teknologji Ushqimore, Kimi Ushqimore, Cilësi dhe Siguri Ushqimore, procese teknologjike, analiza laboratorike, sisteme HACCP dhe gjurmueshmëri ushqimore.
Metodologjia ime e mësimdhënies bazohet në ndërthurjen e teorisë akademike me praktikën industriale, duke përdorur shembuj konkretë, skema teknologjike, materiale vizuale dhe raste studimore reale.
Mësimet përshtaten sipas nivelit, nevojave dhe objektivave individuale të çdo nxënësi apo studenti. Synimi im është që njohuritë teorike të shndërrohen në kompetenca praktike dhe profesionale, të zbatueshme në industrinë ushqimore.
Eksperienca si Kryeteknolog, mësimdhënës dhe konsulent në fushën e cilësisë dhe sigurisë ushqimore më mundëson të ofroj një qasje bashkëkohore, akademike dhe praktike ndaj të nxënit.
Rreth kursit
- Të gjitha nivelet
- Anglisht
- Italisht
- Shqip
Të gjitha gjuhët e folura për kursin :
Anglisht
Italisht
Shqip
Metodologjia ime e mësimdhënies bazohet në ndërthurjen e njohurive akademike me eksperiencën reale në industrinë ushqimore, duke e bërë procesin e të nxënit praktik, interaktiv dhe të kuptueshëm.
Kurset përfshijnë Teknologjinë Ushqimore, Kiminë Ushqimore, Cilësinë dhe Sigurinë Ushqimore, analizat laboratorike, proceset industriale të prodhimit, sistemet HACCP dhe gjurmueshmërinë e produkteve ushqimore.
Gjatë mësimit përdor prezantime profesionale, animacione të proceseve teknologjike, skema industriale, ushtrime praktike dhe analizë të rasteve konkrete nga industria ushqimore.
Çdo kurs përshtatet individualisht sipas nivelit akademik, nevojave dhe objektivave të studentit.
Ajo që e dallon metodën time është kombinimi i eksperiencës si Kryeteknolog, Inxhinier Agro-Ushqimor, konsulent dhe mësimdhënës profesional.
Qëllimi im nuk është vetëm përvetësimi i njohurive teorike, por edhe zhvillimi i mendimit analitik, aftësive praktike dhe kompetencave profesionale të nevojshme për tregun e punës.
Kurset u drejtohen nxënësve të arsimit profesional, studentëve universitarë dhe profesionistëve që dëshirojnë të avancojnë njohuritë e tyre në sektorin ushqimor.
Tarifat
Tarifa
- 1,000 Lekë
Çmimet e paketave
- 5 e mëngjesit: 5 Lekë
- 10:00: 10 Lekë
kursi i ofruar falas
Ky mësim i parë i ofruar me Markos do t'ju lejojë të njiheni me njëri-tjetrin dhe të specifikoni qartë nevojat tuaja për mësimet e ardhshme.
- 1orë
kamera interneti
- 1,000 Lekë / orë
