Sofia - trajnues gjermanishtje - Vlora
Mësimi i parë falas
Sofia - trajnues gjermanishtje - Vlora

Sofia

  • Tarifa 1,000 Lekë
  • Përgjigje 1 h
Sofia - trajnues gjermanishtje - Vlora

1,000 Lekë /h

Mësimi i parë falas

Kontakti

Mësimi i parë falas

Mësimi i parë falas

  • Gjermanisht
  • E folur gjermanisht
  • Dëgjim gjermanisht
  • Gramatikë gjermane
  • Provim integrimi gjerman

Jam e diplomuar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës, ku kam përfunduar studimet Bachelor në degën Gjuhë Gjermane, Letërsi dhe Qytetërim, si dhe Masterin e Shkencave në Mësuesi

  • Gjermanisht
  • E folur gjermanisht
  • Dëgjim gjermanisht
  • Gramatikë gjermane
  • Provim integrimi gjerman

Vendndodhjet e kursit

Rreth Sofia

Unë jam rritur mes kulturave dhe gjuhëve të ndryshme, duke mësuar dhe përdorur katër gjuhë: shqip, greqisht, gjermanisht dhe anglisht.

Përvoja ime personale më ka mësuar se sa e rëndësishme është të njohësh një gjuhë të huaj, por edhe sa sfiduese mund të jetë kur nuk arrin të komunikosh, të shprehësh mendimet apo të përshtatesh në një ambient të ri.

Pikërisht sepse i kam përjetuar vetë këto vështirësi, dua të ndihmoj të tjerët t’i kapërcejnë ato. Për mua, mësimdhënia nuk është thjesht të ndash njohuri, por të ndihmosh dikë të fitojë vetëbesim, pavarësi dhe mundësi të reja përmes një gjuhe të huaj.

Sepse një gjuhë e re nuk të mëson vetëm të komunikosh, por të hap dyer drejt një bote të re.

shiko më shumë

Rreth kursit

  • Të gjitha nivelet
  • Anglisht
  • Gjermanisht
  • Greqisht
  • +1

Të gjitha gjuhët e folura për kursin :

Anglisht

Gjermanisht

Greqisht

Shqip

A mendon se të mësuarit e gjermanishtes është i vështirë, monoton apo plot me rregulla gramatikore?

Unë besoj se një gjuhë e huaj nuk mësohet vetëm duke memorizuar fjalë dhe rregulla, por duke e përdorur atë në komunikimin e përditshëm!

Metoda ime bazohet në një kombinim të teorisë, praktikës dhe aktiviteteve interaktive. Çdo orë mësimore është e organizuar sipas nivelit, interesave dhe objektivave të nxënësit.

Çfarë do të përjetosh gjatë orëve të mia?

- Do të fillosh të flasësh gjermanisht që në mësimet e para.
- Do të mësosh përmes lojërave, fotografive, dialogëve dhe situatave reale.
- Do të përmirësosh shqiptimin, fjalorin dhe gramatikën në mënyrë graduale.
- Do të praktikosh komunikimin në situata të jetës së përditshme.
- Do të marrësh materiale dhe ushtrime të përshtatura për ty.

Nuk ka rëndësi nëse je fillestar dhe nuk di asnjë fjalë gjermanisht, apo nëse dëshiron të përmirësosh nivelin që ke.

Qëllimi im nuk është thjesht të të mësoj gjermanishten, por të të ndihmoj të fitosh besimin për ta përdorur atë në mënyrë të pavarur.

shiko më shumë

Tarifat

Tarifa

  • 1,000 Lekë

Çmimet e paketave

  • 5 e mëngjesit: 5 Lekë
  • 10:00: 10 Lekë

kursi i ofruar falas

Ky mësim i parë i ofruar me Sofia do t'ju lejojë të njiheni me njëri-tjetrin dhe të specifikoni qartë nevojat tuaja për mësimet e ardhshme.

  • 1orë

kamera interneti

  • 1,000 Lekë / orë

Mësues të ngjashëm Gjermanisht