Xhesi - trajnues programimi - Tiranë
Mësimi i parë falas
Xhesi - trajnues programimi - Tiranë

Adresa e email-it dhe numri i telefonit të Xhesi janë konfirmuar

Xhesi

  • Tarifa 2,000 Lekë
  • Përgjigje 1 h
Xhesi - trajnues programimi - Tiranë

2,000 Lekë /h

Mësimi i parë falas

Kontakti

Mësimi i parë falas

Mësimi i parë falas

  • Programim
  • HTML
  • JavaScript
  • CSS
  • PHP

Jam zhvilluese software me rreth 5 vite eksperiencë në fushën e programimit dhe zhvillimit të aplikacioneve web dhe desktop.

  • Programim
  • HTML
  • JavaScript
  • CSS
  • PHP

Vendndodhjet e kursit

Rreth Xhesi

Besoj se programimi është një aftësi që hap shumë mundësi dhe se njohuritë bëhen edhe më të vlefshme kur ndahen me të tjerët. Dëshira ime për të dhënë mësim vjen nga pasioni për teknologjinë dhe kënaqësia që ndiej kur ndihmoj dikë të kuptojë diçka të re.

Me rreth 5 vite eksperiencë në zhvillimin e software, dua të ndaj jo vetëm njohuritë teorike, por edhe përvojën praktike që kam fituar duke punuar në projekte reale. Synimi im është t'ua bëj programimin sa më të kuptueshëm dhe interesant studentëve, duke i ndihmuar të zhvillojnë logjikën, kreativitetin dhe vetëbesimin për të krijuar projektet e tyre.

Për mua, suksesi i një mësimi nuk matet vetëm me atë që studenti mëson gjatë orës, por edhe me aftësinë që fiton për të zgjidhur probleme dhe për të ecur i pavarur përpara.

shiko më shumë

Rreth kursit

  • Të gjitha nivelet
  • Anglisht
  • Shqip

Të gjitha gjuhët e folura për kursin :

Anglisht

Shqip

Mësimet zhvillohen në mënyrë interaktive dhe praktike, me fokus te të kuptuarit e logjikës së programimit dhe jo thjesht te memorizimi i kodit.

Çdo program mësimor përshtatet sipas nevojave të nxënësit.

Gjatë orëve do të punojmë me:
- Bazat e programimit dhe logjikën algoritmike.
- HTML dhe CSS për krijimin e faqeve web.
- JavaScript dhe TypeScript.
- Vue.js, Nuxt.js dhe React.js.
- Punën me API dhe databaza SQL.
- Ushtrime praktike dhe projekte reale.
- Përgatitjen për projekte personale ose intervista teknike.

Qëllimi im është që çdo nxënës të fitojë jo vetëm njohuri teorike, por edhe aftësinë për të shkruar kod dhe për të ndërtuar projekte në mënyrë të pavarur.

shiko më shumë

Tarifat

Tarifa

  • 2,000 Lekë

Çmimet e paketave

  • 5 e mëngjesit: 10 Lekë
  • 10:00: 20 Lekë

kursi i ofruar falas

Ky mësim i parë i ofruar me Xhesi do t'ju lejojë të njiheni me njëri-tjetrin dhe të specifikoni qartë nevojat tuaja për mësimet e ardhshme.

  • 1orë

kamera interneti

  • 2,000 Lekë / orë

Mësues të ngjashëm Programim