

Adresa e email-it dhe numri i telefonit të Redi janë verifikuar
Redi
- Tarifa 2,000 Lekë
- Përgjigje 2 h
-
Studentë2
Numri i studentëve që Redi ka mbështetur që kur iu bashkua Superprof
Numri i studentëve që Redi ka mbështetur që kur iu bashkua Superprof

2,000 Lekë /h
Mësimi i parë falas
- Kitare
- Kitare klasike
- Kitare akustike
Kurse kitare fizik dhe online për të gjitha nivelet me mësues me 20 vite experiencë në mësimdhënien e kitarës në Liceun Artistik “Jordan Misja” Tiranë.
- Kitare
- Kitare klasike
- Kitare akustike
Vendndodhjet e kursit
-
Në shtëpinë e Redi : Tiranë
- kamera interneti
-
Rekomanduar
Redi një mësuese e vlerësuar nga komuniteti i saj. Ishte e rekomanduar për seriozitetin, metodat e mësimdhënies dhe cilësinë e kurseve. Një zgjedhje e mirë për të përparuar me besim.
Rreth Redi
Redi Marku (lindur në vitin 1977 në Pogradec, Shqipëri) është një kitarist, kompozitor dhe aranzhues shqiptar i muzikës klasike, i njohur për aktivitetin e tij pedagogjik dhe krijimtarinë e tij origjinale për kitarë dhe për kontributin e vazhdueshëm në zhvillimin e këtij instrumenti në Shqipëri dhe jashtë saj.
Diplomuar në kitarë dhe si profesor në mesimdhenien e kitarës në Rumani, në Akademinë e Muzikës “Gheorghe Dima”. Në vitin 2005 përfundoi me sukses studimet pasuniversitare Master ne Kitarë në Rumani.
Nga viti 2006, mësues i kitarës në Liceun Artistik “Jordan Misja” Tiranë. Nga viti 2007 deri në vitin 2011, pedagog i jashtëm në Universitetin e Arteve në Tiranë, në degën e kitarës.
Studentët të cilët janë formuar si intrumentistë janë të shumtë në karierën tij 20 vjeçare dhe tashmë janë mësues të kitarës si dhe performues në skena të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.
Rreth kursit
- Të gjitha nivelet
- Anglisht
- Rumanisht
- Shqip
Të gjitha gjuhët e folura për kursin :
Anglisht
Rumanisht
Shqip
Mesimi kryhet individual me metodologji te personalizuar dhe pershtatet sipas nivelit dhe aftesive te cdo kursanti. Eksperiencë prej shume vitesh ne mesimdhenien fizik dhe online ku perfshihen grupmoshat nga femijet 7 vjec deri ne mosha mbi 50 vjeç. Mund te mesoni te luani melodi dhe te shoqeroni kenget e preferuara. Gjithashtu mund te merrni mesime profesionale per kitaren klasike ne nivelet me te larta qe deshironi.
Rekomandime
Rekomandimet vijnë nga të afërm dhe të njohur të këtij mësuesi Kitare .
Me profesor Redin jam njohur që në klasë të 9-të. Në këto 4 vite që ne kemi bërë mësim, më tregoi çfarë do të thotë të kesh pasion dhe ëndrrën për ta realizuar. Për mua kitara ka qenë vetëm një instrument, por profesor Redi më tregoi që mund të ishte një ndjenjë, jetë, lumturi. Nuk ka qenë vetëm një profesor, por edhe një shok që mund t'i drejtoheshe sa herë kishe një problem apo të kërkoje një këshillë. Në fund të ditës, një profesor FUN e bën mësimin më të kuptueshëm dhe jo të detyrueshëm.
Profesor Redi Marku është një nga pedagogët më të përkushtuar dhe profesionistë që kam pasur. Ai zotëron njohuri të thella në muzikë dhe një aftësi të jashtëzakonshme për t’i përcjellë ato në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme. Metodat e tij të mësimdhënies janë shumë efektive, duke u përshtatur me nivelin dhe nevojat e çdo nxënësi.
Përveç aftësive teknike, ai motivon dhe frymëzon studentët që të zhvillojnë pasionin për kitarën dhe muzikën në përgjithësi. Falë durimit, përkushtimit dhe energjisë së tij pozitive, procesi i të mësuarit bëhet jo vetëm i dobishëm, por edhe shumë i këndshëm.
E rekomandoj pa asnjë hezitim profesor Redi Marku për këdo që dëshiron të mësojë kitarë në mënyrë profesionale dhe me cilësi të lart.Redi ka qene mesuesi im i kitares per disa vite.
Ai dallohet per komunikimin e qarte, energjine dhe motivacionin qe percjell tek studentet e tij. Gjate kohes qe kam studiuar me Redin kam bere shume progres dhe gjithashtu kam luajtur shume koncerte.Redi eshte nje mesues shume i mire i kitares dhe fale tij kam mesuar shume mir ti bie kitares
Presor redi më ka ndihmuar shumë në përparimin tim. Ai shpjegon çdo gjë me shumë durim dhe e bën mësimin të kuptueshëm edhe për fillestarët. Falë tij kam përmirësuar teknikën, ritmin dhe vetëbesimin tim në muzikë.
Është gjithmonë i përkushtuar dhe motivues, dhe e bën çdo orë interesante dhe produktive. E rekomandoj pa hezitim për këdo që dëshiron të mësojë kitarën si duhet.Presor redi më ka ndihmuar shumë në përparimin tim. Ai shpjegon çdo gjë me shumë durim dhe e bën mësimin të kuptueshëm edhe për fillestarët. Falë tij kam përmirësuar teknikën, ritmin dhe vetëbesimin tim në muzikë.
Është gjithmonë i përkushtuar dhe motivues, dhe e bën çdo orë interesante dhe produktive. E rekomandoj pa hezitim për këdo që dëshiron të mësojë kitarën si duhet.Redi eshte nje profesor i shkelqyer i kitares.
Eshte shume i talentuar dhe nje mesues i perkushtuar.
Fale tij kam marre baza shume te forta ne instrumentin e kitares te cilat me kane ndihmuar ne pervoja artistike.
Ua rekomandoj te gjitheve te bashkepunojne me profesor Redin!Me shumë dashuri, Redi më jep mësime kitareje prej disa vitesh, që nga koha kur isha aq i vogël, sa nuk arrija as t'a mbaja siç duhet kitarën e madhe. Sot jam 16 vjeç dhe vazhdoj të mësoj prej tij.
Fillimisht e nisa kitarën si një lojë, më shumë si dëshirë të prindërve. Me kalimin e kohës u rrita me muzikën që Redi më mësoi të luaj. Sot, kitara është bërë pjesë e pandashme e rrugëtimit tim. Vetëm tani kuptoj sa shumë durim, qetësi dhe shije të rafinuar për muzikën më ka dhënë puna me të.
Ora kalon shumë shpejt kur mësoj një pjesë të re që e pëlqej, sidomos pas një dite të lodhshme në shkollë. Asnjëherë nuk kam ndier presion nga Redi për t’u përmirësuar. Gjithçka m’a ka mësuar me dashurinë, kujdesin, seriozitetin dhe disiplinën e një artisti me pasion të madh për muzikën.
Kujtdo që dëshiron të marrë mësime kitare, do t’ia rekomandoja Redin pa asnjë hezitim. Ai është një mësues që jo vetëm të mëson të luash, por të ndihmon t’a duash e t’a vlerësosh muzikën.
Me Presor Redin jam takuar kete vit ne Lice.
Presor Redi ka nje mesimdhenie shume te qete me nxenesit dhe me perkushtim ne punen e vet. Nuk lodhet kurre te shpjegoje me qetesi dhe perkushtim ne shpjegimin dhe te mesuarit te kitares.Do e rekomandoja tek nxenesit e tjere sepse kur ka aritur te mesoje dhe vajzen time me aftesi te kufuzuar e ka bere te adhuroje kitaren. Je me i miri Presor Redi.I durueshëm, korrekt, i rregullt, serioz, i përkushtuar, i respektueshëm, motivues, i sjellshëm.
Është kënaqësi të punosh me një profesor të kualifikuar si Redi. Profesionalizimi dhe prakticiteti në mësimdhënie e bën mësimin e kitarës shumë të thjeshtë... Highly Recommended
Unë kam bërë mësime kitare me profesor Redin që në klasë të 6-të. Tani, në vit të dytë të gjimnazit, prej mundimit të tij dhe entuziazmit në mësim, mund të them që jam shndërruar në një kitarist e muzikant të vërtetë! Gjatë mësimeve tona, profesori gjithmonë e gjen një mënyrë që të më angazhojë mua sa më mirë, duke marrë parasysh jo vetëm pikat e mia të forta, por edhe interesat e mia.
Unë e njoh Redin si profesorin tim të kitarës, me të cilin kam ndarë një përvojë shumë të vlefshme mësimore. Që në fillim, ai krijon një ambient shumë të rehatshëm dhe motivues për të mësuar, duke e bërë çdo orë interesante dhe të kuptueshme. Ajo që vlerësoj më shumë është mënyra e tij e qartë e shpjegimit, durimi dhe përkushtimi ndaj çdo nxënësi. Gjatë kohës që kam mësuar me të, kam përparuar ndjeshëm dhe kam fituar jo vetëm teknikë, por edhe më shumë dashuri për muzikën. E rekomandoj pa asnjë hezitim për këdo që dëshiron të mësojë kitarën në mënyrë profesionale dhe me pasion.
Kam punuar 7 vite me profesor redi markun. Jam shume e kenaqur me punen e tij dhe do te vazhdoj te jem nxenesja e tij ne vitet ne vazhdim. Eshte i perkushtuar ne mesimdhenie dhe gjithmone i mbeshtet nxenesit e tij ne rrugetimin e tyre me muziken.
Shiko më shumë rekomandime
Tarifat
Tarifa
- 2,000 Lekë
Çmimet e paketave
- 5 e mëngjesit: 10,000 Lekë
- 10:00: 20,000 Lekë
kursi i ofruar falas
Ky mësim i parë i ofruar me Redi do t'ju lejojë të njiheni me njëri-tjetrin dhe të specifikoni qartë nevojat tuaja për mësimet e ardhshme.
- 45min
kamera interneti
- 2,000 Lekë / orë
Detajet
Nje seancë 60 minuta kushton 2000 leke kurse nje seancë 45 minuta kushton 1500 leke. Mesimi zhvillohet individual fizik ose online me videocall. Per mesimin fizik duhet te paraqiteni ne adresen Rr. Ali Demi prane fushes, Tirane. Per mesimin online ju duhet nje kitare dhe me ane te kompjuterit, lap topit, ipad ose telefonit lidhemi me videocall. Sa here ne jave e vendosni ju. Per oraret i vendosim sipas mundesive tuaja.
Mësues të ngjashëm Kitare
Adi
Tiranë & kamera interneti
- 2,000 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Ervin
Tiranë & kamera interneti
- 2,000 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Anxhelo
Tiranë & kamera interneti
- 3,000 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Bahja
Tiranë & kamera interneti
- 1,500 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Ervin
Tiranë & kamera interneti
- 2,000 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
-
Shihni mësuesit kitare
