Ergys - trajnues matematike - Shkodër
Mësimi i parë falas
Ergys - trajnues matematike - Shkodër

Ai është mësuesi më i mirë. Cilësi profili, ekselencë diplome, përgjigje e garantuar. Ergys do ta organizojë me kujdes mësimin tënd të parë Matematikë .

Ergys

Ai është mësuesi më i mirë. Cilësi profili, ekselencë diplome, përgjigje e garantuar. Ergys do ta organizojë me kujdes mësimin tënd të parë Matematikë .

  • Tarifa 1,000 Lekë
  • Përgjigje 1 h
  • Studentë

    Numri i studentëve që Ergys ka mbështetur që kur iu bashkua Superprof

    6

    Numri i studentëve që Ergys ka mbështetur që kur iu bashkua Superprof

Ergys - trajnues matematike - Shkodër
  • 5 (33 vlerësime)

1,000 Lekë /h

Mësimi i parë falas

Kontakti

Mësimi i parë falas

Mësimi i parë falas

  • Matematikë
  • Statistikë
  • Matematikë e avancuar
  • Përgatitje për provim diplome matematikë
  • Olimpiadë matematike

Lektor universitar me PhD në Shkenca Matematikore nga Norvegjia, ofroj mësime matematike, DataScience & ML, për nxënës e studentë të të gjitha niveleve me metoda të përshtatura sipas nevojave tuaja.

  • Matematikë
  • Statistikë
  • Matematikë e avancuar
  • Përgatitje për provim diplome matematikë
  • Olimpiadë matematike

Vendndodhjet e kursit

    • kamera interneti
    • në shtëpinë tuaj ose në një vend publik : udhëtoni deri në 20 km Që nga Shkodër

Ambasador

Ai është mësuesi më i mirë. Cilësi profili, ekselencë diplome, përgjigje e garantuar. Ergys do ta organizojë me kujdes mësimin tënd të parë Matematikë .

Rreth Ergys

Mirë se erdhët!

Unë jam Ergys Çokaj, Doktor i Shkencave në Matematikë dhe pedagog universiteti. Doktoraturën e kam përfunduar në Universitetin Norvegjez të Shkencës dhe Teknologjisë (NTNU), me bursë nga programi europian Marie Skłodowska-Curie, ndërsa studimet Bachelor dhe Master, në Matematikë dhe Aplikime, i kam kryer në Universitetin e Camerinos, Itali. Gjatë karrierës sime kërkimore kam botuar punime shkencore në revista ndërkombëtare.

Mësimdhënia ka qenë gjithmonë një pjesë e rëndësishme e rrugëtimit tim profesional. Për katër vite kam qenë asistent në NTNU, ku kam zhvilluar kurse në Analizë Numerike dhe Hyrje në Programim Shkencor në gjuhën angleze për studentë nga vende të ndryshme të botës. Aktualisht jam pedagog dhe Përgjegjës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Ballkanit Perëndimor (WBU), ku jap lëndë si Analizë Matematike, Analizë Numerike, Statistikë, Matematikë Diskrete, Metoda Numerike dhe Optimizim, Shkencë të Dhënash dhe Machine Learning në Python.

Besoj se matematika nuk duhet të mësohet përmendësh, por të kuptohet. Për mua, qëllimi i një mësimi të mirë nuk është vetëm kalimi i një provimi, por ndërtimi i një mënyre të menduari që i jep nxënësit ose studentit siguri për të zgjidhur probleme në mënyrë të pavarur.

Ajo që më motivon më shumë në mësimdhënie është momenti kur një student që mendonte se “nuk është i mirë në matematikë” arrin të kuptojë një koncept dhe të fitojë besim tek vetja. Besoj se nuk ka njerëz që nuk e kuptojnë matematikën; shpesh ka vetëm mënyra shpjegimi që nuk janë përshtatur ende me mënyrën e të nxënit të secilit person.

Jam i durueshëm dhe e përshtat ritmin e mësimit sipas nivelit dhe objektivave të çdo nxënësi. Nëse një ide nuk kuptohet në përpjekjen e parë, e shpjegojmë nga një këndvështrim tjetër, me shembuj praktikë dhe ushtrime të zgjedhura, derisa koncepti të bëhet i qartë.

Çdo program mësimor përgatitet në mënyrë të personalizuar. Përdor materiale të krijuara posaçërisht, ushtrime të strukturuara dhe shpjegime të qarta, duke u fokusuar jo vetëm te rezultati, por edhe te procesi i të menduarit.

Përvoja ime si pedagog, hartues dhe korrigjues provimesh më ka ndihmuar të kuptoj vështirësitë më të zakonshme që hasin studentët dhe mënyrën më efektive për t’i kapërcyer ato.

Mësimet zhvillohen online ose fizikisht, në shqip, anglisht ose italisht. Pavarësisht nëse përgatiteni për një provim, dëshironi të përmirësoni rezultatet tuaja apo thjesht të kuptoni më mirë matematikën, objektivi im është t’ju ndihmoj të ndërtoni njohuri të qëndrueshme dhe besim në aftësitë tuaja.

Qëllimi im final është që ju të mos vareni nga unë, por të largoheni nga çdo mësim me më shumë siguri, qartësi dhe aftësi për t’i zgjidhur vetë problemet.

shiko më shumë

Rreth kursit

  • Të gjitha nivelet
  • Anglisht
  • Italisht
  • Shqip

Të gjitha gjuhët e folura për kursin :

Anglisht

Italisht

Shqip

Metoda ime e mësimdhënies

Parimi im është i thjeshtë: së pari kuptimi, pastaj teknika.

Nuk e nis mësimin duke kërkuar që nxënësi të mësojë përmendësh formula apo procedura. Fillimisht synoj të kuptojë pse funksionon një metodë, sepse vetëm atëherë ai është në gjendje ta zbatojë edhe në ushtrime që nuk i ka parë më parë.

Përdor shembuj të zgjedhur me kujdes, ushtrime të udhëhequra ku nxënësi mendon dhe arsyeton vetë, ndërsa unë e orientoj, si edhe pyetje të drejtuara që më ndihmojnë të kuptoj saktësisht ku lind vështirësia. Qëllimi është të zgjidhet shkaku i problemit, jo vetëm pasoja.

Struktura e një mësimi tipik: Çdo mësim fillon me një përsëritje të shkurtër të materialit të zhvilluar më parë. Më pas prezantojmë konceptin e ri përmes një shembulli konkret, e punojmë së bashku dhe, në vijim, ushtrimet i zgjidh nxënësi, ndërsa unë e ndjek hap pas hapi dhe e sfidoj me pyetje si: "Pse zgjodhe këtë metodë?" ose "A mund të zgjidhet edhe ndryshe?"

Në fund të orës i kërkoj nxënësit ta shpjegojë konceptin me fjalët e veta, sepse kjo është mënyra më e mirë për të vlerësuar nëse e ka kuptuar vërtet. Gjithmonë lë ushtrime të përzgjedhura dhe zgjidhje të detajuara për përsëritje dhe konsolidim.

Çfarë më dallon: Jam Doktor Shkencash në Shkenca Matematikore nga Universiteti Norvegjez i Shekncës dhe i Teknologjisë (NTNU), me përvojë si lektor universitar në Western Balkans University dhe ish-asistent lektor në Norwegian University of Science and Technology (NTNU). Kjo më lejon jo vetëm ta njoh lëndën në thellësi, por edhe ta shpjegoj në mënyra të ndryshme derisa të bëhet plotësisht e qartë për nxënësin.

Hartoj dhe korrigjoj vetë provime universitare, ndaj e di nga përvoja se cilat janë gabimet më të zakonshme dhe si mund të shmangen. Për çdo nxënës përgatis materiale të personalizuara: fletë ushtrimesh, teste diagnostikuese dhe zgjidhje të detajuara, të ndërtuara sipas nevojave dhe objektivave të tij, jo materiale standarde të marra nga interneti.

Për kë janë mësimet e mia: Ofroj mësime matematike për nxënës të shkollës së mesme dhe studentë universitarë. Lëndët që mbuloj përfshijnë analizën matematike, algjebrën dhe algjebrën lineare, gjeometrinë, trigonometrinë, logjikën, statistikën, matematikën diskrete, metodat numerike, optimizimin, shkencën e të dhënave dhe machine learning, gjuhë programimi Python.

Mësimet janë të përshtatshme për nxënës që përgatiten për provime shkollore ose pranimi, studentë që duan të forcojnë bazat ose të kalojnë me sukses lëndët universitare, si edhe për këdo që dëshiron ta kuptojë matematikën në mënyrë të qartë dhe logjike.

Mësimet zhvillohen kryesisht online, por edhe me prani fizike në rast të përshtatjes së distancave.

Ofroj mësime në shqip, anglisht ose italisht, gjithmonë të përshtatura me nivelin, ritmin dhe objektivat e secilit nxënës.

shiko më shumë

Tarifat

Tarifa

  • 1,000 Lekë

Çmimet e paketave

  • 5 e mëngjesit: 4,750 Lekë
  • 10:00: 9,000 Lekë

kursi i ofruar falas

Ky mësim i parë i ofruar me Ergys do t'ju lejojë të njiheni me njëri-tjetrin dhe të specifikoni qartë nevojat tuaja për mësimet e ardhshme.

  • 1orë

kamera interneti

  • 1,000 Lekë / orë

Video Ergys

Mësoni më shumë rreth Ergys

Mësoni më shumë rreth Ergys

  • Kur ju nisi interesi për fushën tuaj dhe për mësimdhënien private?

    Pasioni im për matematikën ka nisur qysh në moshë të vogël, në kopësht, kur numëronim figura e objekte të ndryshme e veprimet i bënim me gishta. Më vonë e kam kuptuar që ajo që më ka tërhequr qysh në fillim nuk ishin numrat, por fakti që matematika është lënda ku nuk ke nevojë t'i besosh njeriut që të shpjegon - mund t’i verifikosh gjërat vetë. Kjo ndjesi pavarësie më ka mbetur edhe sot.
    Mësimdhënia e vërtetë hyri në jetën time më shumë se 10 vite më parë, kur bëra praktikën mësimore në gjimnazin 28 Nëntori, në Shkodër, në fund të studimeve Bachelor. E kuptova shpejt që të shpjegosh një koncept është një aftësi krejt e ndryshme nga ta zotërosh atë, dhe që shpjegimi më i mirë të detyron ta rimendosh vetë lëndën nga e para. Përveç mësimeve private që kam ofruar gjatë studimeve të mia, përgjatë doktoraturës, pë katër vite kam punuar edhe si asistent në Universitetin Norvegjez të Shkencës dhe Teknologjisë, duke zhvilluar kurse në Analizë Numerike dhe Programim Shkencor në anglisht, me studentë nga shumë vende të botës.
    Së fundmi, krahas punësimit tim parësor si pedagog universiteti, i jam rikthyer mësimeve private për studentë të moshave të ndryshme. Të shpjegosh të njëjtin koncept për studentë me formime shkollore totalisht të ndryshme është shkolla më e mirë e mësimdhënies që mund të kërkosh.
  • Na tregoni më shumë për lëndën, temat që ju pëlqen të diskutoni dhe ato që pëlqeni më pak.

    Kam dhënë dhe jap matematikë në kuptimin e gjerë të fjalës: analizë matematikore, algjebër, algjebër lineare, gjeometri, trigonometri, logjikë, statistikë, matematikë diskrete, metoda numerike dhe optimizim, si edhe shkencë të dhënash dhe machine learning me Python. Kam punuar me nxënës të moshave të ndryshme, nga shkolla fillore deri te studentët në master, në shqip, anglisht dhe italisht.

    Temat që më pëlqejnë më shumë janë ato ku matematika ndalon të jetë abstrakte dhe bëhet e prekshme. Analiza numerike, për shembull: kur një student kupton se kompjuteri në të vërtetë nuk "zgjidh" një ekuacion, por e përafron zgjidhjen hap pas hapi, dhe që dallimi mes një metode të mirë dhe një të më pak të mirë mund të nënkuptojë sekonda kundrejt ditësh - atëherë ndryshon mënyra si i shikon të gjitha llogaritjet. Njësoj me optimizimin dhe machine learning: pas çdo modeli që tërheq vëmendjen sot, ka një gradient dhe një funksion kosto, dhe kur i kupton këto, teknologjia nuk të duket më magji.
    Më pëlqen shumë edhe momenti i provave dhe logjikës, sepse atje studenti mëson të argumentojë, e jo vetëm të llogarisë.
    Pëlqej më pak - dhe do të jem i sinqertë - atë pjesë të tradicionit shkollor që e redukton matematikën në ushtrime mekanike të bëra për të mbushur kohën: llogaritje të gjata pa ide, formula të mësuara përmendësh pa kuptuar nga vijnë. Nuk është që tema është e keqe; është mënyra si trajtohet. Kjo është pikërisht arsyeja pse shumë nxënës thonë "nuk e kam kokën për matematikë", ndërkohë që problemi ka qenë gjithmonë mënyra e shpjegimit, jo koka e tyre.
  • A keni pasur ndonjë model? Ndonjë mësues që ju ka frymëzuar?

    Po, kam pasur fatin e mirë të kem mësues e profesorë model gjatë të gjithë rrugëtimit tim shkollor e universitar. Duke filluar që nga edukatorja e kopështit, Marinda, për të vazhduar më tej me mësuesen e matematikës në 9-vjeçare, Roza, mësuesen e matematikës në gjimnaz, Albana, mbikëqyrësin e temave të mia të diplomës Bachelor dhe Master në Itali, Riccardo dhe së fundmi, mbikëqyrësit e temës sime së doktoraturës në Norvegji, Brynjulf dhe Elena.
    Jam munduar të marr prej tyre pasionin me të cilin e shpjegojnë dhe e avancojnë matematikën edhe nga ana shkencore, durimin që tregojnë me të gjithë nxënësit e studentët, profesionalizmin me të cilin punojnë, si edhe anën njerëzore dhe afërsinë me nxënësit/studentët.
    Unë jam sot ai që jam edhe falë shembullit, punës dhe përkushtimit të tyre. Mundohem çdo ditë që t’u ngjaj atyre dhe që, me punën time, përvecq vetes sime, ta ngrej më lart edhe emrin dhe punën e tyre.
  • Cilat mendoni se janë cilësitë e nevojshme për të qenë një mësues i mirë?

    Është një tërësi cilësish që e bëjnë një mësues të mirë. Po përmend këtu vetëm katër prej tyre.

    E para, durimi - por durimi i vërtetë, jo ai i shtirur. Nëse një ide nuk kuptohet në përpjekjen e parë, problemi nuk është i studentit; është i shpjegimit. Atëherë e ndryshoj këndvështrimin dhe e provojmë përsëri, me shembuj të tjerë, sa herë të duhet.

    E dyta, aftësia të diagnostikosh. Shumë herë studenti thotë "nuk e kuptoj derivatin", ndërsa vështirësia e vërteta mund të jetë dy hapa më poshtë, në thyesa ose në funksione. Përvoja e madhe si hartues dhe korrigjues provimesh të të gjitha niveleve më ka ndihmuar shumë këtu: e njoh nga statistika e fletëve të provimit se ku gabojnë studentët dhe pse.

    E treta, krijimi i një ambienti pa frikë. Nuk mësohet matematikë kur ke drojë të pyesësh. Nëse në një mësim studenti nuk më ka bërë asnjë pyetje, atë mësim e konsideroj të dobët. Kjo është edhe gjëja që studentët e mi e përmendin më shpesh - që ndihen të lirë të thonë "nuk e kuptova".

    E katërta, thellësia e njohurive. Për ta shpjeguar një koncept në tre apo katër mënyra të ndryshme, duhet ta zotërosh lëndën shumë më thellë nga sa e kërkon programi. Aty ndihmon formimi kërkimor, i cili i jep mësuesit lirinë të lëvizë lirshëm brenda lëndës dhe ta lidhë atë edhe me lëndë e fusha të tjera duke e bërë sa më ndërdisiplinore.
  • Na tregoni një histori që lidhet me lëndën tuaj, ose me kohën kur keni qenë në shkollë

    Kam pasur fatin të kem një rrugëtim të pasur shkollor, universitar e pasuniversitar, nisur në Shqipëri, vazhduar në Itali, e përfunduar në Norvegji, para se të kthehesha në Shqipëri në 2024, pas mbarimit të doktoraturës. Ka qenë një rrugëtim plot me sakrifica, sfida, emocione, ditë e netë studimi pa fund, por edhe plot me kujtime të bukura me miq e kolegë, nxënës e studentë.
    Padyshim që, ndër momentet më të bukura mbeten ditët e diplomimit - përmbylljes me sukses të sakrificave dhe punës sime disavjeçare
  • Cilat ishin vështirësitë ose sfidat me të cilat jeni përballur, ose ende përballeni?

    Po veçoj tre sfida në sfera të ndryshme nga njëra-tjetra.

    Sfida e parë ka qenë në nivel personal: të studiosh për thuajse 10 vite në disa vende të jashtme, në gjuhë të huaja, sidomos në fillim fare. Përshtatja me vendin dhe sistemin fillon nga e para çdo herë që ndërron vend dhe gjuhë. Energjitë shpërndahen midis studimit/punës dhe përshtatjen me mjedisin e ri. Pas disa përvojash, më shumë se sfidë, është bezdisje dhe shpërqendrim nga studimi/puna.

    Sfida e dytë është kërkimi shkencor. Në kërkim shkencor, gjendja normale e punës është të mos dish. Kalon javë duke provuar rrugë që nuk çojnë asgjëkund. Kjo më ka bërë mësues më të mirë, sepse tani e kuptoj plotësisht se ndjesia e "bllokimit" nuk është shenjë e paaftësisë - është pjesë e procesit. Këtë mundohem t’ia them çdo studenti që humb besimin pas një ushtrimi të pazgjidhur. Mendoj se, kalimi me sukses i kësaj sfide ka lënë gjurmë të thella në formimin tim, si në rrafshin personal ashtu edhe atë profesional.

    Sfida e tretë, dhe më e madhja, është ajo që takoj çdo ditë në klasë: nxënësit që vijnë me bindjen e formuar që "nuk janë të mirë në matematikë". Kjo bindje shpesh vjen nga një përvojë e keqe në një klasë të vetme, vite më parë. Nuk besoj se ekzistojnë njerëz që nuk e kuptojnë matematikën; ekzistojnë vetëm shpjegime që nuk janë përshtatur ende me mënyrën e të nxënit të secilit. Puna e vështirë nuk është lënda - është rindërtimi i besimit.
  • A keni ndonjë pasion të veçantë?

    Përveç matematikës, mësimnxënies e mësimdhënies së saj, kam shumë hobby e pasione të tjera. Më pëlqejnë kuizet, sudoku, puzzles. Më pëlqen natyra, kryesisht malet. Kam një dashuri të veçantë për kafshët në përgjithësi dhe macet në veçanti. Kaloj shumë kohë me familjen time të madhe dhe miqtë.
  • Çfarë ju bën një Superprof?

    Superprof më bëjnë nxënësit e studentët e mi, kënaqësia dhe rezultatet e tyre.
--
--

Mësues të ngjashëm Matematikë

  • Sidita

    Shkodër & kamera interneti

    5 ( 6 vlerësime)
    • 600 Lekë/orë
    • Mësimi i parë falas
  • Teuta

    Shkodër & kamera interneti

    5 ( 4 vlerësime)
    • 1,500 Lekë/orë
    • Mësimi i parë falas
  • Evis

    Shkodër & kamera interneti

    5 ( 3 vlerësime)
    • 1,500 Lekë/orë
    • Mësimi i parë falas
  • Zana

    Shkodër & kamera interneti

    5 ( 1 vlerësime)
    • 1,000 Lekë/orë
    • Mësimi i parë falas
  • Ardita

    Shkodër & kamera interneti

    E re
    • 1,550 Lekë/orë
    • Mësimi i parë falas
  • Zekaj

    Shkodër & kamera interneti

    E re
    • 500 Lekë/orë
    • Mësimi i parë falas
  • Denisa

    Shkodër & kamera interneti

    E re
    • 10,000 Lekë/orë
    • Mësimi i parë falas
  • Pamuku

    Shkodër & kamera interneti

    5 ( 1 vlerësime)
    • 1,200 Lekë/orë
    • Mësimi i parë falas
  • Lumi

    Shkodër & kamera interneti

    E re
    • 1,200 Lekë/orë
    • Mësimi i parë falas
  • Nikshiqi

    Shkodër & kamera interneti

    E re
    • 1,500 Lekë/orë
    • Mësimi i parë falas
  • Dedaj

    Shkodër & kamera interneti

    E re
    • 1,300 Lekë/orë
    • Mësimi i parë falas
  • Albana

    Shkodër & kamera interneti

    E re
    • 1,000 Lekë/orë
    • Mësimi i parë falas
  • Haxhari

    Shkodër & kamera interneti

    E re
    • 1,525 Lekë/orë
    • Mësimi i parë falas
  • Assmira

    Shkodër & kamera interneti

    E re
    • 1,000 Lekë/orë
    • Mësimi i parë falas
  • Klevis

    Shkodër & kamera interneti

    E re
    • 3,000 Lekë/orë
    • Mësimi i parë falas
  • Naim

    Shkodër

    E re
    • 1,000 Lekë/orë
    • Mësimi i parë falas
  • Albana

    Boriç i Madh & kamera interneti

    E re
    • 1,000 Lekë/orë
    • Mësimi i parë falas
  • Vukaj

    Koplik

    E re
    • 1,500 Lekë/orë
    • Mësimi i parë falas
  • Mjaftoni

    Tepelenë & kamera interneti

    5 ( 15 vlerësime)
    • 1,000 Lekë/orë
    • Mësimi i parë falas
  • Greta

    Elbasan & kamera interneti

    5 ( 9 vlerësime)
    • 700 Lekë/orë
    • Mësimi i parë falas
  • Shihni mësuesit
    matematikë