

Adresa e email-it dhe numri i telefonit të Joni janë verifikuar
Joni
- Tarifa 550 Lekë
- Përgjigje 20 h
-
Studentë1
Numri i studentëve që Joni ka mbështetur që kur iu bashkua Superprof
Numri i studentëve që Joni ka mbështetur që kur iu bashkua Superprof

550 Lekë /h
Mësimi i parë falas
- Matematikë
- Algjebra
- Llogjikë
- Ekuacion diferencial
Matematikë për Gjimnaz & Maturë, mësim i personalizuar, i qartë dhe praktik për rezultate më të mira
- Matematikë
- Algjebra
- Llogjikë
- Ekuacion diferencial
Vendndodhjet e kursit
Rekomanduar
Joni një mësuese e vlerësuar nga komuniteti i saj. Ishte e rekomanduar për seriozitetin, metodat e mësimdhënies dhe cilësinë e kurseve. Një zgjedhje e mirë për të përparuar me besim.
Rreth Joni
Matematikë me Kuptim, Praktikë dhe Rezultate
A e ke pasur ndonjëherë ndjesinë se matematika është e vështirë vetëm sepse askush nuk ta ka shpjeguar në mënyrën e duhur?
Unë jam student i Shkencave Kompjuterike në Tiranë dhe matematika ka qenë gjithmonë një nga fushat e mia më të forta dhe pasionet e mia kryesore. Në gjimnaz kam përfunduar me mesatare 9.94, ndërsa sot vazhdoj ta përdor logjikën dhe të menduarin analitik të matematikës edhe në studimet e mia në programim.
Ofroj mësime matematike për nxënës të gjimnazit dhe maturantë, me fokus të veçantë në përgatitjen për Maturën Shtetërore.
Pse të zgjedhësh mësimet e mia?
Mësim i personalizuar: Niveli, ritmi dhe mënyra e shpjegimit përshtaten sipas çdo nxënësi.
Shpjegime të qarta: Nuk synoj vetëm të të tregoj se si zgjidhet një ushtrim, por të të shpjegoj pse zgjidhet në atë mënyrë.
Praktikë dhe ushtrime: Konceptet përforcohen përmes ushtrimeve të përzgjedhura sipas nivelit dhe objektivit të nxënësit.
Përgatitje për Maturën: Përveç përvetësimit të temave kryesore dhe metodave të zgjidhjes, punojmë me provime model, provime të viteve të kaluara dhe libra/materiale të përzgjedhura, në mënyrë që nxënësi të familjarizohet me llojet e ndryshme të ushtrimeve dhe formatin e provimit.
Vëmendje individuale: Çdo nxënës ka ritëm dhe vështirësi të ndryshme. Për këtë arsye, mënyra e shpjegimit dhe ritmi i punës përshtaten gjatë gjithë procesit.
Qasje miqësore dhe me durim: Qëllimi është të ndihesh i lirë të pyesësh, të gabosh dhe të kuptosh, pa presion.
Përgatitja për Maturën
Për maturantët, puna nuk përfundon me mësimin e teorisë. Synimi është që nxënësi të jetë në gjendje të zbatojë njohuritë në ushtrime të ndryshme dhe të përballet me formatin e provimit me më shumë siguri.
Gjatë përgatitjes mund të punojmë me:
Algjebër dhe gjeometri
Funksione, ekuacione dhe tema të tjera të programit
Ushtrime të niveleve të ndryshme
Provime model
Provime të viteve të kaluara
Libra dhe materiale të veçanta ushtrimesh
Simulime dhe zgjidhje të plota të testeve
Analizë të gabimeve për të kuptuar se ku dhe pse është bërë gabimi
Për mua, një orë e mirë mësimi nuk është ajo ku nxënësi thjesht merr përgjigjet e ushtrimeve. Është ajo ku, në fund të orës, ai kupton diçka që më parë nuk e kuptonte dhe mund të përpiqet ta zgjidhë vetë herën tjetër.
Me durim, komunikim të qartë dhe punë të vazhdueshme, synoj ta ndihmoj çdo nxënës të ndërtojë jo vetëm njohuritë në matematikë, por edhe sigurinë për t'i përdorur ato në mënyrë të pavarur.
Kontakt: (informacion cachee)
Rreth kursit
- Të gjitha nivelet
- Frëngjisht
- Anglisht
- Shqip
Të gjitha gjuhët e folura për kursin :
Frëngjisht
Anglisht
Shqip
Gjatë orëve do të punojmë me teza model nga vitet e kaluara, analiza të detajuara të ushtrimeve që shfaqen më shpesh në provim, si dhe me materiale dhe libra shtesë të përzgjedhur për të forcuar njohuritë dhe aftësitë e tua. Çdo temë shpjegohet hap pas hapi, me metoda të thjeshta dhe praktike, në mënyrë që të kuptosh logjikën e ushtrimeve dhe jo thjesht t'i mësosh përmendësh.
Duke qenë vetë student, përpiqem t'i shpjegoj konceptet edhe nga këndvështrimi i një studenti, duke u ndalur te vështirësitë më të zakonshme dhe mënyra më e lehtë për t'i kuptuar ato. Besoj se kjo krijon një komunikim më të afërt dhe e bën procesin e të mësuarit më të qartë, më praktik dhe më motivues.
Përveç orëve të mësimit, ofroj mbështetje të vazhdueshme, përgjigje për pyetjet edhe jashtë orarit të kursit dhe këshilla konkrete për mënyrën si të studiosh më me efikasitet dhe të hysh në provim me sa më shumë vetëbesim.
Qëllimi im është që nxënësi jo vetëm të zgjidhë ushtrimet, por të fitojë siguri dhe pavarësi në zgjidhjen e problemeve matematikore.
Rekomandime
Rekomandimet vijnë nga të afërm dhe të njohur të këtij mësuesi Matematikë .
Shpjegon shume qarte me pasion
Joni është një mësues i durueshëm, i përkushtuar dhe shumë i komunikueshëm. Ai shpjegon qartë, përshtatet me ritmin e nxënësit dhe krijon një atmosferë ku nxënësi ndihet rehat të bëjë pyetje dhe të mësojë. E rekomandoj për këdo që kërkon një mësues të besueshëm dhe profesional.
I dedikuar në atë që bën dhe shumë i zoti, shpjegues i mirë, miqësor, me njohuri të mira në lëndën e vet!
Në qoftë se doni një mësues i cili jo vetëm që di të shpjegojë mirë çdo ushtrim, çdo problem që mund të dalë, por edhe të jetë bashkëpunues, miqësor me ju, Joni është një person perfekt për këtë. Di si të shpjegojë qartë me detaje në mënyrë që të kuptohet çdo gjë.
Joni më ka ndihmuar të kem sukses në disa prej provimeve shtetërore si dhe konkurse ndërkombëtare. Faleminderit Joni!
Joni is a very helpful and patient tutor who explains everything clearly and makes difficult topics easier to understand. Definitely recommended!
Je recommande vivement le professeur Joni. Ses cours sont à la fois sérieux, pratiques et agréables. Il explique chaque notion pas à pas, même aux débutants, en suivant les standards européens avec des manuels internationaux. Il prépare également très bien à l'examen DELF B2.
I already have been for 2 months his student. I can tell Joni is a very positive professor, calm and straightforward during the lectures. Very glad to have improvements in maths.
Joni ka arritur te permiresoje rezultatet e mia ne mesime qe ne seancat e para dhe per kete e falenderoj shume dhe do vazhdoj te marr keshilla dhe te zhvillojme me teper seanca dhe ne studimet e metejshme. Faleminderit Joni!!!
E njoh prej vitesh dhe mund të them me plot gojën që është njeri shumë i qetë, gazmor dhe me një dashuri të madhe për matematikën. Është nga ata persona që e bën gjithçka me pasion dhe me përkushtim, dhe kjo duket sidomos në mënyrën si ndihmon të tjerët të kuptojnë më lehtë gjërat. Për mendimin tim, është një mësues që i bën nder profesionit.
Shpjegon gjerat shume qarte dhe te ndihmon tejmase
Kam pasur fatin të kem mësime me mikun tim te gjimnazit Jonin dhe sinqerisht e rekomandoj pa hezitim. Shpjegon qartë dhe me durim, edhe temat më të vështira i bën të kuptueshme. Përveç kësaj ka humor dhe e bën mësimin më të lehtë e më argëtues. Nëse kërkon dikë që të ndihmojë seriozisht në matematikë e algjebër, por pa stres, miku im i gjimnazit Joni është zgjedhja e duhur!
Joni si një mësues i përkushtuar dhe i aftë në matematikë. Ai ka nje perkushtim të qartë në mësimdhënie, duke e bërë lëndën të lehte dhe interesante për studentët. Pasioni i tij për matematikën dhe aftësia e tij për t’u përshtatur me nevojat e çdo studenti e bëjnë atë një profesor matematike të shkëlqyer për këdo që kërkon ndihmë në këtë fushë. Jam i bindur se ai do të ndihmojë studentët të arrijnë rezultate të shkëlqyera!
Joni me te vertete meriton epitetin Superprof, eshte intelegjent, profesionalist i pergatitur ne maksimum, dhe ka menyre te mrekullueshme ne aspektin e te mesuarit.
Joni shpjegon shumë qartë dhe me durim, e bën matematikën më të kuptueshme dhe më të lehtë. Më ka ndihmuar shumë të përmirësohem dhe të kem më shumë besim. Super mësues!
Joni is an excellent math prof! He explains things step by step and makes sure you really understand. Very patient and easy to work with.
Joni është njeri shumë i duruar dhe i qartë në shpjegime. Falë tij, matematika më duket shumë më e thjeshtë dhe arrij të kuptoj edhe temat më të vështira. Thanks Joni për gjithçka që më mësove! You're the best
Shiko më shumë rekomandime
Tarifat
Tarifa
- 550 Lekë
Çmimet e paketave
- 5 e mëngjesit: 2,750 Lekë
- 10:00: 5,500 Lekë
kursi i ofruar falas
Ky mësim i parë i ofruar me Joni do t'ju lejojë të njiheni me njëri-tjetrin dhe të specifikoni qartë nevojat tuaja për mësimet e ardhshme.
- 1orë
kamera interneti
- 550 Lekë / orë
Mësues të ngjashëm Matematikë
Vojsava
Tiranë & kamera interneti
- 1,200 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Pengili
Tiranë & kamera interneti
- 1,500 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Brunilda
Tiranë & kamera interneti
- 1,500 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Brunilda
Tiranë & kamera interneti
- 2,500 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Denisa
Tiranë & kamera interneti
- 2,000 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Armela
Tiranë & kamera interneti
- 1,500 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Ymer
Tiranë & kamera interneti
- 1,000 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Savina
Tiranë & kamera interneti
- 1,000 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Papadhimitriu
Tiranë & kamera interneti
- 1,800 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Klevist
Tiranë & kamera interneti
- 1,000 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Soleda
Tiranë & kamera interneti
- 1,000 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Vijoleta
Tiranë & kamera interneti
- 800 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Denis
Tiranë & kamera interneti
- 900 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Moza
Tiranë & kamera interneti
- 1,200 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Minella
Tiranë & kamera interneti
- 4,500 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Ardita
Tiranë & kamera interneti
- 800 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Eraldo
Tiranë & kamera interneti
- 1,000 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Armir
Tiranë & kamera interneti
- 1,500 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Shine
Tiranë & kamera interneti
- 2,000 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Argjentina
Tiranë & kamera interneti
- 700 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
-
Shihni mësuesit matematikë
