

Profili, diploma dhe detajet e kontaktit të Bledar janë verifikuar nga ekspertët tanë.
Bledar
- Tarifa 1,700 Lekë
- Përgjigje 1 h

1,700 Lekë /h
Mësimi i parë falas
- Meditim
- Relaksim
- Nutricion
Meditim, Relaksim dhe Ushqyerje Holistike për Qetësi Mendore, Energji të Lartë dhe Shëndet Afatgjatë të Trupit e Mendjes
- Meditim
- Relaksim
- Nutricion
Vendndodhjet e kursit
-
Në shtëpinë e Bledar : Tiranë
- kamera interneti
-
në shtëpinë tuaj ose në një vend publik : udhëtoni deri në 20 km Që nga Tiranë
-
Rreth Bledar
Unë jam Bledar Lika, një trajner i performancës holistike dhe i transformimit të individit, i fokusuar në zhvillimin e trupit, mendjes dhe sistemeve të brendshme për të arritur shëndet afatgjatë, vitalitet dhe performancë maksimale.
Jam i diplomuar në anglisht si Fitness Trainer dhe Gym Instructor, me një bazë profesionale në transformimin fizik, ushtrimet funksionale dhe zhvillimin e performancës trupore. Përveç kësaj, kam investuar vite në zhvillimin tim përmes arteve marciale, duke praktikuar 5 vite Jiu-Jitsu, 5 vite Boks dhe 2 vite Kickboks, eksperienca që më kanë ndihmuar të kuptoj më thellë disiplinën, kontrollin e trupit, forcën mendore, rezistencën dhe lidhjen mes mendjes dhe trupit.
Gjithashtu jam psikoterapist dhe këshillues i kualifikuar në Londër, Life Coach dhe Neuro-Linguistic Programming (NLP) Practitioner i trajnuar nga Wield Coaching në Australi. Kjo më lejon të kombinoj psikologjinë, mindset-in, sjelljen njerëzore dhe zhvillimin personal me shëndetin fizik dhe praktikat holistike.
Qasja ime nuk bazohet vetëm te palestra, dieta apo pamja fizike. Unë besoj se një individ arrin performancën më të lartë kur të gjitha sistemet punojnë së bashku: trupi, mendja, emocionet, sistemi nervor, energjia, zakonet dhe identiteti personal.
Përmes meditimit, relaksimit, frymëmarrjes, ushqyerjes së avancuar dhe teknikave të zhvillimit personal, ndihmoj individët të krijojnë më shumë qetësi të brendshme, fokus, kontroll emocional dhe një sistem nervor më të balancuar.
Fokusi im është të ndihmoj njerëzit të kuptojnë se shëndeti i vërtetë nuk është vetëm të dukesh mirë, por të ndihesh mirë, të funksionosh mirë dhe të kesh energji për një jetë më të gjatë dhe më cilësore.
Punoj me parimet e jetëgjatësisë, performancës së lartë dhe shëndetit holistik, duke ndihmuar njerëzit të përmirësojnë energjinë, mirëqenien mendore, ushqyerjen, marrëdhënien me trupin dhe potencialin e tyre maksimal.
Misioni im është të ndaj njohuritë dhe eksperiencën time për të ndihmuar njerëzit të ndërtojnë një version më të fortë, më të qetë dhe më të fuqishëm të vetes — me trup të shëndetshëm, mendje të qartë dhe një jetë me më shumë vitalitet.
Rreth kursit
- Të gjitha nivelet
- Shqip
Të gjitha gjuhët e folura për kursin :
Shqip
Ky program është krijuar për individë që duan të zhvillojnë një gjendje më të qetë, më të fuqishme dhe më të balancuar të trupit dhe mendjes përmes meditimit, relaksimit dhe ushqyerjes holistike.
Në pjesën e meditimit do të punojmë me teknika të thella të vetëdijes, qetësimit mendor, frymëmarrjes dhe relaksimit për të ndihmuar në rregullimin e sistemit nervor, uljen e stresit, rritjen e fokusit dhe krijimin e një lidhjeje më të fortë me veten.
Përmes praktikave të meditimit të udhëhequr, do të mësoni si të krijoni më shumë qartësi mendore, kontroll emocional dhe një gjendje të brendshme më të qëndrueshme.
Pjesa e ushqyerjes fokusohet në ushqyerje me vlera të larta për performancë të lartë, energji të qëndrueshme, funksionim më të mirë të trupit dhe mbështetje të shëndetit afatgjatë. Do të mësoni si ushqimi ndikon në trurin, energjinë, hormonet, rikuperimin dhe mirëqenien totale.
Qasja është holistike, duke kombinuar mendjen, trupin, sistemin nervor, zakonet dhe stilin e jetesës për të krijuar një sistem më të fortë për performancë maksimale, vitalitet dhe jetëgjatësi.
Qëllimi është t’ju ndihmoj të ndërtoni një version më të balancuar, më energjik dhe më të fuqishëm të vetes për një jetë me më shumë shëndet dhe cilësi.
Tarifat
Tarifa
- 1,700 Lekë
Çmimet e paketave
- 5 e mëngjesit: 5 Lekë
- 10:00: 10 Lekë
kamera interneti
- 1,700 Lekë / orë
kursi i ofruar falas
Ky mësim i parë i ofruar me Bledar do t'ju lejojë të njiheni me njëri-tjetrin dhe të specifikoni qartë nevojat tuaja për mësimet e ardhshme.
- 1orë
Mësues të ngjashëm Meditim
Neelesh
New Delhi, Indi & kamera interneti
- 2,178 Lekë/orë
-
Shihni mësuesit meditim
