Mustafa - trajnues matematike - Durrës
Mësimi i parë falas
Mustafa - trajnues matematike - Durrës

Adresa e email-it dhe numri i telefonit të Mustafa janë konfirmuar

Mustafa

  • Tarifa 1,300 Lekë
  • Përgjigje 1 h
Mustafa - trajnues matematike - Durrës

1,300 Lekë /h

Mësimi i parë falas

Kontakti

Mësimi i parë falas

Mësimi i parë falas

  • Matematikë
  • Gjeometri
  • Algjebra
  • Aritmetikë

Mësues prej 35 vitesh në mësimdhënie në lëndën e matematikës

  • Matematikë
  • Gjeometri
  • Algjebra
  • Aritmetikë

Vendndodhjet e kursit

Rreth Mustafa

Jam mësues matematike me përvojë mbi 35 vjeçare në klasat 5 , 6 7 , 8 , 9 dhe kam udhëhequr e trajnuar nxënësit e talentuar pjesëmarrës dhe fitues të përvitshëm në olimpiadat rajonale ( Durrës ) , por edhe kombëtare.
Synimi i metodave të mia të mësimdhënies është formimi matematik i nxënësit në të tre komponentët thelbësorë : formim aritmetik - algjebrik , formim gjeometrik dhe formim logjik duke zhvilluar paralelisht aftësitë , shprehitë dhe shkathtësitë matematike të të arsyetuarit logjik dhe të të menduarit kritik.

shiko më shumë

Rreth kursit

  • Të gjitha nivelet
  • Shqip

Të gjitha gjuhët e folura për kursin :

Shqip

Kam udhëhequr , trajnuar nxënësit e talentuar në matematikë pjesëmarrës dhe fitues në olimpiadat rajonale ( klasat 4-9 ) dhe kombëtare klasa 9 të matematikës për mbi 15 vite .
Synimi i metodave të punës sime është : formim matematik , formim gjeometrik , formim logjik , zhvillim i aftësive , shkathtësive të të menduarit kritik .
Objekt i punës sime janë moshat 9-15 vjeçare ( klasat 4 , 5 , 6 , 7 , 8, 9 , programi bazë mësimor POR sidomos talentët për të cilët kam program të avancuar formues ) ,por edhe gjimnazistët që kanë qëllim formimin në programin bazë mësimor dhe që përgatiten për provimin shtetëror.
Struktura e orës mësimore është fleksibël , bazuar në nivelin e dijeve , njohurive që prezanton nxënësi por gjithmonë ka këto etapa : dhënie e koncepteve , kuptimeve matematike; ilustrime të kuptimeve , koncepteve matematike me ushtrime ku nxënësi ndërvepron; pune e pavarur ku nxënësi zhvillon ushtrime në mënyrë të pavarur. Kjo do ndiqet me pas nga nje kontroll të dijes/ve të marra në atë orë mësimore.
Ora e parë është një formë testimi përshtatur me moshën e nxënësit , për të matur nivelin e njohurive dhe inteligjencën e nxënësit. Ora e parë është falas , çdo orë zgjat 45 minuta dhe orët alternohen një orë aritmetik një orë gjeometri , të ndërthurura në ato orë gjenden edhe ushtrime logjike , sidomos ato me arsyetim , me vërtetime të pohimeve matematike.
Fjalori matematik , zotërimi i tij do të jetë çelësi i suksesit të punës. Do të ketë për çdo 4-5 tema orë mësimore edhe një testim 30 minutësh për ta mbajtur aktiv nxënësin dhe për të matur nivelin e feedback- ut.
Pagesat :
Për klasat 4 - 5 është 900 lekë;
Për klasat 6 - 7 është 1 000 lekë;
Për klasat 8 - 9 është 1 200 lekë
Për klasat 10 - 11 është 1 400 lekë;
Për maturantët është 1 500 lekë;
Për programin e avancuar ( përgatitje për konkurse dhe olimpiada) :
Për nxënësit e klasave 4 , 5 , 6 pagesa është 1 300 lekë
Për nxënësit e klassve 7 , 8 , 9 pagesa është 1 500 lekë.
Oraret : çdo ditë të javës në 19 : 45 - 22:30.
Mund të dakortësojmë edhe orare pas mesditës.
Për anulimet e orës mësimore duhet njoftuar 12 orë para fillimit , por me të drejtë ribërje në një kohë të mëvonshme të dakortësuar paraprakisht.

shiko më shumë

Tarifat

Tarifa

  • 1,300 Lekë

Çmimet e paketave

  • 5 e mëngjesit: 5 Lekë
  • 10:00: 10 Lekë

kursi i ofruar falas

Ky mësim i parë i ofruar me Mustafa do t'ju lejojë të njiheni me njëri-tjetrin dhe të specifikoni qartë nevojat tuaja për mësimet e ardhshme.

  • 1orë

kamera interneti

  • 1,300 Lekë / orë

Mësues të ngjashëm Matematikë