

Ai është mësuesi më i mirë. Cilësi profili, ekselencë diplome, përgjigje e garantuar. Blerina do ta organizojë me kujdes mësimin tënd të parë Gjermanisht .
Blerina
Ai është mësuesi më i mirë. Cilësi profili, ekselencë diplome, përgjigje e garantuar. Blerina do ta organizojë me kujdes mësimin tënd të parë Gjermanisht .
- Tarifa 1,500 Lekë
- Përgjigje 2 h
-
Studentë50
Numri i studentëve që Blerina ka mbështetur që kur iu bashkua Superprof
Numri i studentëve që Blerina ka mbështetur që kur iu bashkua Superprof

1,500 Lekë /h
Mësimi i parë falas
- Gjermanisht
- Përkthim gjermanisht
- Çertifikatë Goethe
Mësuese e gjuhës gjermane me një përvojë 19 -vjeçare në mësimdhënie. E diplomuar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, dhe e certifikuar në një sërë workshopesh dhe konferencash.
- Gjermanisht
- Përkthim gjermanisht
- Çertifikatë Goethe
Vendndodhjet e kursit
Ambasadore
Ai është mësuesi më i mirë. Cilësi profili, ekselencë diplome, përgjigje e garantuar. Blerina do ta organizojë me kujdes mësimin tënd të parë Gjermanisht .
Rreth Blerina
Përshëndetje,
Jam mësuese e gjuhës gjermane me përvojë shumëvjeçare në mësimdhënie dhe përgatitje për provime ndërkombëtare si Goethe, Telc, ÖSD, TestDaF, DTZ, DTB, FIDE-Prüfung, DSD II dhe DSH.
Punoj me nxënës të të gjitha moshave dhe niveleve, për ti ndihmuar në mënyrë të thjeshtë, praktike dhe motivuese, duke përdorur metoda moderne e interaktive, të mësojnë gjuhën dhe të kenë sukses ne provim.
Kam ndihmuar shumë nxënës të kalojnë me sukses provimet e nivelit A1–C1, duke punuar në mënyrë të strukturuar dhe të personalizuar sipas nevojave të tyre dhe gjithashtu ofroj përgatitje për nivelin C2, për të arritur kompetencë të avancuar në gjermanisht.
Mirënjohëse për çdo rekomandim, fjalë pozitive dhe besimin e nxënësve e prindërve që më motivojnë çdo ditë.
Rezervo orën e parë falas dhe fillo rrugëtimin tënd drejt gjermanishtes me vetëbesim. Të mirëpres!
Rreth kursit
- Të gjitha nivelet
- Anglisht
- Shqip
Të gjitha gjuhët e folura për kursin :
Anglisht
Shqip
Në kurset e mia do të gjesh:
- Mësime online të personalizuara, të përshtatura me nivelin dhe objektivat e tua (A1–C2)
- Shpjegime të qarta, të thjeshta dhe praktike të gramatikës gjermane. Mësimi online zhvillohet njësoj si në klasë.
- Zhvillim të katër aftësive gjuhësore: të folurit, dëgjimit, leximit dhe shkrimit (Lesen, Hören, Sprechen, Schreiben).
- Ushtrime praktike dhe komunikim në situata reale
- Materiale të përgatitura posaçërisht për të mbështetur progresin tend.
- Përgatitje profesionale për provimet Goethe, ÖSD, Telc, FIDE, TestDaF, DSH, DTZ dhe DSD II
- Kurset e mia janë të përshtatura për të gjitha qëllimet dhe destinacionet: bashkim familjar, Ausbildung, përgatitje për provimet e mbrojtjes së gjuhës, studime, punësim, integrim në shoqërinë gjermane, si dhe përgatitje për provimet e shtetësisë (Staatsangehörigkeit/Einbürgerung).
- Një atmosferë miqësore, motivuese dhe mbështetëse, ku do të mësosh me ritmin tënd
Së bashku do të ndërtojmë njohuritë dhe vetëbesimin tënd, në mënyrë që të komunikosh rrjedhshëm dhe me siguri në gjuhën gjermane.
Njoftim
Të gjitha vlerësimet tona mblidhen nga shërbimet tona dhe janë 100% të besueshme. Ato korrespondojnë me një përvojë reale të jetuar nga studentët me Blerina.
Perfekt! Nje mesuese shume e pergatitur, e organizuar, korrekte dhe e afte t’i pershtatet nevojave individuale te studentit!
- Një nxënëse shumë e mirë, e sjellshme, e përkushtuar dhe korrekte . Është kënaqësi të punosh me të!Përgjigju Blerina :
Perfekt! Atmosfera në mësim është pozitive dhe motivuese, gjë që e bën të mësuarit më të lehtë dhe më të këndshëm. Falë metodës së saj të mësimdhënies dhe mbështetjes së vazhdueshme, arrita të kaloj me sukses provimin A1.
- Ka treguar interes dhe aftësi të mira gjatë mësimeve, si dhe ka bërë përparim të dukshëm në gjuhën gjermane. Kur angazhohet, punon me seriozitet dhe arrin rezultate të mira.Në përgjithësi, është një nxënëse me potencial të mirë dhe me qëndrim pozitiv ndaj të nxënit.Përgjigju Blerina :
Perfekt! Shumë profesioniste, e qartë në shpjegim dhe gjithmonë e gatshme për të ndihmuar.
- Shumë mirë. E qartë ne komunikim, kërkesa dhe korrekte.Përgjigju Blerina :
Perfekt! Blerina është një mësuese shumë profesionale dhe e përkushtuar. Shpjegon qartë dhe e bën mësimin interesant për fëmijët. Kemi parë përparim të dukshëm dhe e rekomandoj me shumë besim.
- Shume mire. E qarte ne komunikim dhe korrekte.Përgjigju Blerina :
Perfekt! Mësuese shumë e qetë dhe e ndihmueshme, gjithmonë gati të shpjegojë dhe të mbështesë gjatë mësimit.”
- Nxënësi ka ndjekur me përkushtim mësimet e gjuhës gjermane dhe ka treguar progres të mirë gjatë kursit. Është aktiv në mësim dhe i motivuar për të përmirësuar njohuritë e tij. E vlerësoj pozitivisht punën dhe përpjekjen e tij.Përgjigju Blerina :
Perfekt! Mësuese e përkushtuar që e bën mësimin e gjermanishtes të qartë dhe të këndshëm.”
- Adelina ka treguar interes dhe përkushtim gjatë mësimeve të gjermanishtes. Komunikon me siguri dhe përmirëson vazhdimisht aftësitë e saj. Më pëlqen motivimi dhe qasja e saj pozitive ndaj mësimit.Përgjigju Blerina :
Perfekt! Mësuese shumë profesionale dhe e përkushtuar. Mësoj gjermanishten në mënyrë të qartë dhe me metoda interesante. Kurset e saj janë të dobishme dhe motivuese, gjithmonë me mbështetje dhe durim
- Kledi ka treguar përkushtim dhe angazhim gjatë kursit të gjermanishtes. Ai përmirëson vazhdimisht aftësitë e tij në të folur dhe ka aftësi të mira për të përdorur gjuhën në situata praktike, është gjithmonë aktiv gjatë mësimeve. E vlerësoj shumë motivimin dhe punën e tij.Përgjigju Blerina :
Perfekt! Shpjegimet janë të qarta dhe gjithmonë i kuptoj edhe temat që më duken të vështira. Ora është interaktive dhe nuk ndihet fare si mësim në distancë.
- Anisa është një nxënëse e rregullt dhe e motivuar. Ajo angazhohet me seriozitet në mësim, merr pjesë aktive dhe përpiqet të japë maksimumin në çdo detyrë. Ka treguar përparim të dukshëm dhe vazhdon të zhvillojë aftësitë e saj me përkushtim.Përgjigju Blerina :
Perfekt! Mësuese Blerina është shumë e përkushtuar dhe profesionale. Shpjegimet e saj janë të qarta dhe të kuptueshme, duke e bërë mësimin më të lehtë dhe interesant.
- Klara është një nxënëse e përkushtuar dhe shumë e vëmendshme në mësim. Ajo merr pjesë aktive gjatë orës, shpreh mendimet me qartësi dhe i realizon detyrat me përgjegjësi. Ka treguar përparim të vazhdueshëm dhe seriozitet në punë.Përgjigju Blerina :
Perfekt! Shkelqyeshem ia vlen te punosh me te
- Ariel është një nxënëse e motivuar dhe e përgjegjshme. Ajo angazhohet seriozisht gjatë mësimit, kontribuon me mendime të vlefshme dhe i përmbush detyrat me kujdes. Ka treguar zhvillim të qëndrueshëm dhe vullnet për t’u përmirësuar vazhdimisht.Përgjigju Blerina :
Perfekt! Shume mire
- ShkelqyeshemPërgjigju Blerina :
Perfekt! Super
- Shume mirePërgjigju Blerina :
Perfekt! Kerkuese, fleksibel me oraret dhe ditet e kurseve (kur eshte e mundur), shpjegon cdo detaj. E rekomandojme mesuese Blerinen.
- SuperPërgjigju Blerina :
Perfekt! Shume mire
- shume mirePërgjigju Blerina :
Perfekt! Super
- shume mirePërgjigju Blerina :
Perfekt! super
- SuperPërgjigju Blerina :
Perfekt! Super
- Shume mirePërgjigju Blerina :
Perfekt! Shume mire
- shume mirePërgjigju Blerina :
Perfekt! Super
- superPërgjigju Blerina :
Perfekt! Super
- superPërgjigju Blerina :
Perfekt! Shume mire
- shume mirePërgjigju Blerina :
Perfekt! Te oriention aty ku duhet.
- mirePërgjigju Blerina :
Shiko më shumë vlerësime
Rekomandime
Rekomandimet vijnë nga të afërm dhe të njohur të këtij mësuesi Gjermanisht .
Kam ndjekur kursin online të gjuhës gjermane deri në nivelin C1 me mësuese Blerinën. Ajo është shumë e përkushtuar dhe shpjegon gjërat në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme. Orët ishin interesante dhe shumë ndihmuese për të përmirësuar gjermanishten time. E rekomandoj shumë për këdo që dëshiron të mësojë gjermanisht në mënyrë efektive.
Kam ndjekur kursin B2 online dhe jam shumë i kënaqur me përvojën time. Mësimet ishin të organizuara mirë dhe shpjegimet ndihmuan në përmirësimin e njohurive të mia në gjuhën gjermane. Më pëlqeu mënyra e komunikimit dhe mbështetja gjatë gjithë kursit. E rekomandoj shumë mësuese Blerinen.
Kam ndjekur kursin online të nivelit B1 dhe kam pasur një përvojë shumë të mirë. Mësuesja shpjegon qartë dhe me durim, duke na ndihmuar të përparojmë në gjuhën gjermane. Më pëlqeu atmosfera që krijohej dhe mënyra praktike e të mësuarit. Jam shumë i kënaqur dhe e rekomandoj këtë mësuese.
Kam ndjekur kursin B1 online dhe jam shumë e kënaqur. Mësimet ishin të qarta dhe të lehta për t’u kuptuar. Më pëlqeu shumë mënyra e shpjegimit dhe ndihma që mora gjatë mësimit të gjuhës gjermane. E rekomandoj shumë mësuesen për këtë mësimdhënie.
Kam mësuar gjermanisht me mësuese Blerinën dhe jam shumë e kënaqur. Ajo shpjegon shumë qartë dhe thjeshtë, edhe kur tema duket e vështirë. Ajo e bën mësimin të kuptueshëm dhe interesant. Më ka ndihmuar të fitoj më shumë siguri në të folur dhe të kuptoj më mirë gramatikën.
E rekomandoj me gjithë zemër për këdo që dëshiron të mësojë gjermanisht.Unë kam ndjekur kursin e gjermanishtes me Blerinën dhe jam shumë e kënaqur. Ajo shpjegon shumë qartë dhe me shembuj të thjeshtë, kështu që edhe temat që duken të vështira bëhen më të kuptueshme. Ora është gjithmonë interesante dhe nuk ndihesh në presion për të folur.
Kam përmirësuar shumë fjalorin dhe gramatikën, sidomos në komunikim. Tani ndihem më e sigurt kur flas gjermanisht. E rekomandoj me gjithë zemër për këdo që dëshiron të mësojë gjermanisht në një mënyrë të qetë dhe të organizuar.Kam ndjekur nivelin B2 të gjuhës gjermane me Blerinën dhe jam shumë e kënaqur nga mësimi. Ora ishte gjithmonë e qartë dhe e organizuar mirë. Edhe temat më të vështira i shpjegonte në mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme.
Gjatë këtij niveli kam përmirësuar shumë të folurin, shkrimin dhe sidomos gramatikën. Tani ndihem më e sigurt kur flas gjermanisht dhe kur përballem me tekste apo situata më formale.
E rekomandoj Blerinën për çdo studente apo student që dëshiron të arrijë një nivel të mirë në gjermanisht dhe të përgatitet seriozisht për provime ose për jetën në Gjermani.Kam ndjekur kursin e gjuhës gjermane me Blerinën para se të vija në Gjermani dhe mund të them me bindje që ka qenë një nga vendimet më të mira që kam marrë. Shpjegimet e saj janë gjithmonë të qarta, të plota dhe shumë praktike, sidomos për gramatikën dhe komunikimin e përditshëm. Ajo punon me përkushtim maksimal dhe e përshtat mësimin sipas nivelit dhe qëllimit që ke. Nëse dikush po mendon të mësojë gjermanisht seriozisht dhe të përgatitet realisht për jetën në Gjermani, e rekomandoj pa asnjë hezitim.
Kam pasur kënaqësinë të jem student i mësuese Blerinës dhe jam shumë i kënaqur me progresin që kam arritur. Ajo shpjegon çdo temë me qartësi dhe profesionalizëm, duke e ndarë mësimin në hapa të kuptueshëm dhe praktikë konkrete.
Atmosfera në orë është gjithmonë pozitive dhe motivuese, çka më ka ndihmuar të fitoj më shumë vetëbesim në të folur dhe në të shkruar. Çdo paqartësi sqarohet me detaje dhe me shembuj të thjeshtë, gjë që e bën procesin e të mësuarit shumë më efektiv.
E rekomandoj me bindje për këdo që dëshiron të mësojë gjermanisht në mënyrë serioze dhe me rezultate të dukshme.Kam ndjekur mësimet e gjermanishtes me mësuese Blerinën dhe eksperienca ime ka qenë shumë e mirë. Ajo shpjegon qartë dhe në mënyrë të strukturuar, duke e bërë edhe gramatikën më të kuptueshme. Orët janë të organizuara dhe motivuese.
Kam përfunduar nivelin B1 dhe prej saj kam arritur të përmirësoj ndjeshëm të folurin, shkrimin dhe kuptimin në gjermanisht. Ndihem më e sigurt kur komunikoj.
E rekomandoj për çdo nxënës që dëshiron të mësojë gjermanisht me seriozitet dhe përkushtim.Si prind jam shumë i kënaqur me përparimin që ka bërë fëmija im gjatë kursit me mësuese Blerinën. Ajo është shumë e duruar dhe di si të punojë me fëmijët, duke i bërë orët interesante dhe të kuptueshme. Kam vënë re që fëmija im ka fituar më shumë siguri në të folur dhe e pëlqen gjermanishten shumë më tepër tani. Komunikimi me prindërit është gjithashtu shumë i mirë. E rekomandoj me besim për çdo prind që kërkon një mësuese serioze dhe të përkushtuar.
Fillimisht kisha dyshime nëse do ta arrija nivelin B2, por puna me Blerinën bëri diferencën. Gjatë kursit u fokusuam shumë te të folurit, shkrimi i eseve dhe pjesa e dëgjimit, pikërisht ato që kërkohen në provimin Goethe B2. Çdo orë ishte e organizuar dhe me ushtrime konkrete nga modeli i testit. Falë përgatitjes së saj arrita të kaloj me sukses Goethe B2. Përkushtimi dhe mënyra si të motivon janë arsyeja pse do ta rekomandoja pa hezitim.
Kam ndjekur kursin e gjermanishtes me Blerinën dhe falë përgatitjes së saj arrita të marr certifikatën telc B1. Ajo më ndihmoi shumë me strukturën e provimit, ushtrime praktike dhe testesh. Shpjegimet e saj janë të qarta dhe gjithmonë gjen kohë për të sqaruar çdo paqartësi. Më ka motivuar dhe më ka dhënë siguri para provimit. E rekomandoj për këdo që dëshiron të përgatitet seriozisht për telc dhe jo vetëm.
Blerina është një mësuese shumë e mirë dhe e duruar. Ajo e shpjegon gjermanishten në mënyrë të qartë dhe me shembuj të thjeshtë që kuptohen lehtë. Orët me të janë interesante dhe më kanë ndihmuar shumë të përmirësoj të folurin dhe gramatikën. Falë saj kam më shumë besim kur flas gjermanisht. E rekomandoj me kënaqësi për këdo që dëshiron të mësojë gjermanisht seriozisht, por edhe në një ambient të qetë dhe miqësor.
Blerina është një mësuese shumë e përkushtuar dhe e qartë në shpjegim. Unë fillova me një nivel mesatar të gjermanishtes dhe me ndihmën e saj arrita nivelin B2 gjithashtu mora dhe provimin Goethe B2.
Ajo e shpjegon gramatikën në mënyrë të thjeshtë, jep shumë ushtrime praktike dhe më ndihmoi të përmirësoj të folurin dhe shkrimin. Në çdo orë ndihesh e motivuar dhe e sigurt për të folur gjermanisht.
E rekomandoj shumë për këdo që dëshiron të arrijë nivelin B2 me rezultate të sigurta.Kam pasur kënaqësinë të jem nxënëse e Blerinës dhe mund ta rekomandoj me shumë bindje si mësuese të gjuhës gjermane. Ajo shpjegon shumë qartë, me durim dhe gjithmonë gjen mënyra të thjeshta për të kuptuar edhe temat më të vështira të gramatikës.
Orët janë të organizuara mirë, me materiale të përgatitura dhe ushtrime praktike që më kanë ndihmuar të përmirësoj ndjeshëm nivelin tim. Ajo më ka ndihmuar shumë sidomos në të folur dhe në ndërtimin e fjalive të sakta.
Blerina është shumë e përkushtuar, e sjellshme dhe motivuese. Prej saj ndihem më e sigurt kur flas gjermanisht dhe kam bërë progres real në një kohë të shkurtër.
E rekomandoj për këdo që dëshiron të mësojë gjermanisht seriozisht dhe me rezultate konkrete.Kam ndjekur mësime gjermanishteje me Blerinën deri në nivelin B1 dhe jam shumë e kënaqur me progresin tim. Orët janë të qarta, praktike dhe gjithmonë të fokusuara te provimi dhe komunikimi.
Blerina të motivon dhe të ndihmon të fitosh besim në vetvete. E rekomandoj shumë për çdo student që synon rezultate konkrete në gjermanisht.Mësuese Blerinën e kam njohur gjatë përgatitjes për nivelin B1 të gjuhës gjermane. Shpjegon shumë qartë, me shembuj praktikë dhe gjithmonë përshtatet me nivelin e studentit.
Falë metodës së saj dhe ushtrimeve të fokusuara, fitova më shumë siguri në të folur dhe arrita nivelin B1. Është një mësuese shumë e përkushtuar dhe e rekomandoj pa hezitim për këdo që dëshiron rezultate reale.Falë Blerinës arrita të marr nivelin B1 Goethe. Ajo shpjegon shumë qartë, punon shumë me ushtrime praktike dhe të përgatit saktë për provimin. Gjatë orëve më ka ndihmuar të fitoj vetëbesim, sidomos në të folur. E rekomandoj sepse është e duruar, e përkushtuar dhe e di shumë mirë si të të çojë drejt rezultatit.
Blerina është një mësuese shumë e mirë dhe e duruar. Shpjegon qartë, krijon atmosferë pozitive dhe të ndihmon të fitosh vetëbesim në gjermanisht. E rekomandoj pa hezitim. Kam përparim të dukshëm dhe të shpejtë në gjuhën gjermane sidomos tek pjesa e të folurit gjermanisht.
Blerinën e kam njohur si mësuese shumë të duruar dhe të qartë. Ajo shpjegon gjermanishten në mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme, pa stres. Orët me të janë praktike dhe motivuese, dhe ndihem më i sigurt për të folur dhe për të mësuar. E rekomandoj sepse të bën ta pëlqesh gjuhën gjermane.
Kam mësuar me mësuese Blerinën online gjatë përgatitjes për provimin Goethe B1. Ajo shpjegon qartë, është shumë e duruar dhe gjithmonë të motivon të përmirësohesh. Një përvojë që nuk do ta harroj është kur më ndihmoi hap pas hapi të kuptoja ushtrimet më të vështira – me të, gjermanishtja bëhet më e lehtë. E rekomandoj fort për çdo student që dëshiron të mësojë gjermanisht me besim.
Me mësuese Blerinën u njoha gjatë përgatitjes online për provimin Goethe B1. Ajo ka metoda shumë të qarta dhe praktike, shpjegon me durim dhe të bën të ndihesh i sigurt edhe kur gabon. Më ka ndihmuar shumë me ushtrime konkrete dhe shembuj të thjeshtë, gjë që ma bëri gjuhën gjermane më të kuptueshme. Falë saj arrita të kaloj me sukses provimin. E rekomandoj pa hezitim për çdo student që dëshiron të mësojë gjermanisht me besim dhe rezultate.
Blerina është një mësuese shumë e qetë dhe e besueshme, që i kushton vëmendje çdo detaji të gjuhës. Ajo shpjegon qartë dhe gjithmonë mundohet t’i bëjë nxënësit të ndihen të sigurt gjatë mësimit. Me mënyrën e saj miqësore dhe mbështetëse, ajo krijon besim dhe motivon çdo nxënës të përmirësohet. Falë saj, mësimi bëhet më i lehtë dhe më i kuptueshëm edhe pse gjuha gjermane është e vështirë. Me mbështetjen dhe mënyrën e saj të mësimdhënies, kam arritur të kaloj me sukses provimin Goethe B1. Ajo motivon shumë dhe krijon besim tek çdo nxënës. E rekomandoj.
Blerina është një mësuese shumë e përkushtuar dhe profesionale, e cila krijon menjëherë besim tek nxënësit e saj. Ajo shpjegon qartë, me durim dhe përdor metoda bashkëkohore që e bëjnë mësimin e gjermanishtes të kuptueshëm dhe motivues. E rekomandoj me besim të plotë si mësuese që i ndihmon nxënësit të kenë sukses. Faleminderit, Danke !
Blerina është një mësuese shumë e përkushtuar e gjuhës gjermane dhe më ka ndihmuar shumë në përgatitjen për provimin ÖSD B1. Ajo shpjegon qartë, me durim dhe gjithmonë sigurohet që ta kuptosh mësimin. Ushtrimet dhe shembujt që përdor janë shumë të dobishëm për provimin. Falë saj u ndjeva më e sigurt dhe arrita ta kaloj provimin me sukses. E rekomandoj Blerinën për këdo që dëshiron të mësojë gjermanisht dhe të përgatitet për provime.
Para shume vitesh kam ndjekur nje kurs Gjermanishte me Blerinen. E perkushtuar ne pune dhe e gatshme te ndihmoj ne pervetesim sa me te shpejt te gjuhes Gjermane. E pergatitur dhe shume praktike ne sjelljen e ilustrimeve dhe shpjegimeve konkrete te termave gjuhesor. Ne Gjermanisht perdorin "wie ein Profi" zysh Blerina eshte SuperProf.
Blerina është një mësuese shumë e mirë e gjermanishtes. Shpjegon qartë dhe me shumë durim. Me ndihmën e saj kam arritur të kaloj me sukses provimin Telc B2. E rekomandoj për çdo moshë.
Blerina është një mësuese shumë e mirë dhe e duruar e gjuhës gjermane. Ajo shpjegon qartë dhe i ndihmon nxënësit të kuptojnë pa stres.. E rekomandoj me besim.Blerina më ka ndihmuar të marr nivelin A1 në Goethe, që më duhej për bashkimin familjar.
Blerina është një mësuese shumë e mirë e gjuhës gjermane. Ajo shpjegon thjesht dhe me durim, dhe të bën të ndihesh rehat gjatë orëve.
Me ndihmën e saj kam arritur të kaloj me sukses provimin TELC B1. E rekomandoj pa hezitim për këdo që dëshiron të mësojë gjermanishten dhe të përgatitet mirë për provime.Blerina është një mësuese shumë e përkushtuar dhe profesionale e gjuhës gjermane, e cila krijon menjëherë një klimë besimi dhe sigurie në mësim.Ajo shpjegon qartë dhe me durim, duke i bërë nxënësit të ndihen rehat dhe të sigurt gjatë mësimit. E rekomandoj Blerinën për këdo që dëshiron të mësojë gjermanishten në mënyrë të thjeshtë dhe efektive.
Nëse doni të mësoni gjermanisht shpejt, siç duhet dhe duke buzëqeshur rekomandoj Blerina Hysin me shumë kënaqësi.
Kur kërkojmë një mësues duhet parë nëse mësuesi në fjalë ka kualifikimin e duhur si dhe aftësinë për mësuesi, e Blerina i zotêron me shumë bindje të dyja.Blerina eshte mësuesja e djalit tim adoleshent. Ajo jo vetem qe jep ne mënyre shume te mire leksionet, por edhe I dëgjon femijet deri ne fund dhe arrin te komunikoje me ata me shume thjeshtësi duke e bere mësimin shume terheqes edhe per keto mosha disi delikate. Mos hezitoni te kontaktoni Blerinen; ne e rekomandojme me sy mbyllur.
Mësuese Blerina, e pranishme që në hapat e mi të parë me Gjermanishten. Gjithmonë motivuese dhe profesionale. Puna e saj i dha frytet kur unë arrita të marr me rezultate shumë të mira provimin e gjuhës gjermane në nivelin e dëshiruar. E mbi të gjitha një njeri i mrekullueshëm. Është fat ta njohësh. Respekte e mirënjohje për të.
Kam bërë mësime gjermanishten me mësuese Blerinën. Shpjegon thjesht dhe të ndihmon shumë të kuptosh. E rekomandoj për këdo që do të mësojë gjermanisht.Më ka ndihmuar ta kaloj me sukses provimin Goethe B1.
E njoh Blerinën si mësuese gjermanishte nga mësimet online që kam ndjekur me të. Ajo është shumë e qartë, e durueshme dhe shpjegon thjesht edhe temat më të vështira. Falë saj jam përmirësuar shumë në gjermanisht. E rekomandoj pa hezitim për këdo që kërkon një mësuese serioze dhe profesionale.
Me anë të këtij rekomandimi vlerësoj profesionalizmin dhe aftësitë e larta pedagogjike të mësueses sime të gjermanishtes Blerina. Dallohet për njohuri shumë të mira të gjuhës, korrektësi dhe shpjegim të qartë. Falë metodologjisë së saj, kam arritur përmirësim të dukshëm në njohuritë e mia të gjermanishtes brenda një kohe të shkurtër.
E rekomandoj pa hezitim si një mësuese të përkushtuar dhe shumë të aftë!Mësuesja ime e gjuhës gjermane Blerina ka qenë një profesioniste shumë e zonja dhe e përkushtuar. Ajo e shpjegonte lëndën me qartësi, durim dhe pasion, duke e bërë mësimin të kuptueshëm dhe interesant. Falë metodave të saj të mira mësimore dhe mbështetjes së vazhdueshme, kam arritur të përmirësoj ndjeshëm njohuritë e mia në gjuhën gjermane. Ajo ka treguar gjithmonë korrektësi, motivim dhe respekt ndaj nxënësve, duke krijuar një ambient pozitiv dhe nxitës për të mësuar. Jam shumë mirënjohëse për punën dhe përkushtimin e saj.
Blerina është mësuese super e mirë. Shpjegon qartë dhe e bën mësimin e gjermanishtes të lehtë dhe interesant. Blerina më ndihmoi shumë të përgatitesha për provimin TestDaF. Shpjegon qartë, i shpjegon të gjitha rregullat dhe praktikon me ushtrime të dobishme. Falë saj ndjeva siguri dhe arrita rezultate të mira. E rekomandoj.
Blerina është një mësuese shumë e përkushtuar e gjuhës gjermane, me profesionalizëm të lartë dhe qasje moderne në mësimdhënie. Ajo përshtat metodologjinë sipas nivelit dhe nevojave të nxënësve dhe krijon një ambient motivues e mbështetës. Falë aftësive të saj komunikuese dhe përdorimit të mjeteve digjitale,kam arritur rezultate shumë të mira dhe te marr nivelin B1. E rekomandoj me besim të plotë.
Mësuese Blerina di si ta bëjë mësimin e gjermanishtes të thjeshtë dhe të këndshëm. Ka durim dhe shpjegon qartë. E rekomandoj për çdo moshë.
Mësuese Blerina është shumë e qartë dhe e saktë në shpjegime. Do te thoja korrekte si vetë gjermanët. Mësimet me të janë efektive dhe interaktive. Edhe pse gjermanishtja është një gjuhë e vështirë ajo e bën të duket shumë e lehtë. E rekomandoj!”
E vlerësoj shumë mënyrën si mësuese Blerina e shpjegon gjermanishten. Mësimet me të janë të qarta, praktike dhe motivuese.
Shiko më shumë rekomandime
Tarifat
Tarifa
- 1,500 Lekë
Çmimet e paketave
- 5 e mëngjesit: 7,500 Lekë
- 10:00: 15,000 Lekë
kursi i ofruar falas
Ky mësim i parë i ofruar me Blerina do t'ju lejojë të njiheni me njëri-tjetrin dhe të specifikoni qartë nevojat tuaja për mësimet e ardhshme.
- 1orë
kamera interneti
- 1,500 Lekë / orë
Detajet
Kurse në grup
Niveli: A1–C2 - Numri i pjesëmarrësve: 4–6 nxënës - Intensiteti: 90 min
Tarifa për seancë: 1500 – 2000 lekë( varet nga niveli)
Përfitimet: Bashkëveprim me bashkëmoshatarë; Ushtrime komunikimi dhe role-play
Kurse individuale
Niveli: A1–C2 i personalizuar - Intensiteti: 60 min
Tarifa për seancë: 1500 – 2000 lekë ( varet nga niveli)
Përfitimet: Fokus total në ritmin dhe nevojat e nxënësit
Materiale të personalizuara dhe ushtrime praktike
Përgatitje intensive për provime ose intervista pune
Video Blerina
Mësoni më shumë rreth Blerina
Mësues të ngjashëm Gjermanisht
Denisa
Tiranë & kamera interneti
- 2,000 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Aurela
Tiranë & kamera interneti
- 1,500 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Rediana
Tiranë & kamera interneti
- 1,700 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Sindi
Tiranë & kamera interneti
- 1,574 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Dana
Tiranë & kamera interneti
- 1,000 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Mario
Tiranë & kamera interneti
- 2,000 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Devi
Tiranë & kamera interneti
- 1,800 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Dorina
Tiranë & kamera interneti
- 1,000 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Kaçi
Tiranë & kamera interneti
- 2,000 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Xhoni
Tiranë
- 1,500 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Todri
Tiranë & kamera interneti
- 1,502 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Guri
Tiranë & kamera interneti
- 3,500 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Altiona
Sauk & kamera interneti
- 1,482 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Renata
Kashar & kamera interneti
- 2,000 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Jennifer
Yrshek & kamera interneti
- 2,000 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Endri
Durrës & kamera interneti
- 2,000 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Xhen
Fier & kamera interneti
- 2,000 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Klevisa
Durrës
- 1,000 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Diana
Tiranë & kamera interneti
- 2,000 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Inva
Tiranë & kamera interneti
- 1,500 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
-
Shihni mësuesit gjermanisht
