

Adresa e email-it dhe numri i telefonit të Emi janë konfirmuar
Emi
- Tarifa 2,400 Lekë
- Përgjigje 1 h

2,400 Lekë /h
Mësimi i parë falas
- Anglisht
- Përkthim anglisht
- IELTS
- Anglishte britanik
- TOEFL
Mësuese e kualifikuar e gjuhës angleze me diplomë britanike dhe mbi 15 vite përvojë në mësimdhënie. Eksperiencë në lëndë të ndryshme, këshillim karriere dhe punësim në Mbretërinë e Bashkuar.
- Anglisht
- Përkthim anglisht
- IELTS
- Anglishte britanik
- TOEFL
Vendndodhjet e kursit
Rreth Emi
Përshëndetje, unë quhem Emi!
Kam mbi 15 vite përvojë në mësimdhënien e gjuhës angleze, me studentë nga nivelet Basic deri në Advanced dhe me qëllime të ndryshme akademike e profesionale. Gjatë karrierës sime kam punuar me ESOL, GCSE, IELTS, TOEFL, Business English dhe Functional Skills English.
Jetoj në Mbretërinë e Bashkuar prej 27 vitesh, ku kam ardhur në moshë të re. Jam e diplomuar me Diplomë Bachelor në Psikologji dhe e kualifikuar si mësuese, Assessor dhe IQA. Formimi im në psikologji më ka ndihmuar të zhvilloj një qasje më të kujdesshme dhe individuale ndaj mënyrës se si çdo student mëson dhe përparon.
Gjuhët kanë qenë gjithmonë një nga pasionet e mia. Aktualisht po studioj edhe gjuhë të reja, ndaj e di nga përvoja personale se sa sfiduese, por edhe sa shpërblyese, është të mësosh një gjuhë tjetër.
Në mësimet e mia synoj që anglishtja të mos mbetet vetëm një lëndë për t’u studiuar, por të bëhet një gjuhë që studenti e përdor me siguri. Puna jonë mund të përfshijë Grammar, Speaking, shqiptimin, diksionin, fjalorin, shprehjet dhe frazeologjinë autentike britanike, gjithmonë në varësi të asaj që i nevojitet studentit.
Kam gjithashtu eksperiencë të gjerë në mësimdhënien online dhe në përdorimin e platformave dhe mjeteve digjitale, të cilat i integroj në mënyrë praktike për ta bërë çdo orë sa më interaktive dhe produktive.
Më pëlqen të krijoj një atmosferë ku studentët ndihen të qetë për të komunikuar, për të bërë pyetje dhe për të provuar pa frikën e gabimeve. Për mua, suksesi vjen kur studenti fillon ta përdorë anglishten me më shumë siguri dhe e sheh vetë progresin e tij.
Rreth kursit
- Të gjitha nivelet
- Anglisht
- Shqip
Të gjitha gjuhët e folura për kursin :
Anglisht
Shqip
Përshëndetje, unë quhem Emi!
Prej mbi 15 vitesh punoj me studentë të niveleve dhe objektivave të ndryshme në mësimin e gjuhës angleze, nga Basic deri në Advanced. Kam eksperiencë në përgatitjen e studentëve për GCSE, IELTS, TOEFL, Business English, Functional Skills English dhe ESOL (English for Speakers of Other Languages), duke i ndihmuar të zhvillojnë si njohuritë akademike, ashtu edhe aftësinë për ta përdorur anglishten me siguri në jetën e përditshme dhe në mjedise profesionale.
Jam e diplomuar dhe e kualifikuar si mësuese, vlerësuese (Assessor) dhe specialiste për sigurimin e cilësisë së vlerësimit (IQA). Në rolin tim si IQA, kam vepruar në mënyrë të ngjashme me një audituese të vlerësimeve të kryera nga mësuesit, duke kontrolluar që puna e studentëve të jetë vlerësuar saktë, drejt dhe në përputhje me kriteret dhe standardet përkatëse.
Gjatë këtyre viteve kam zhvilluar një metodikë praktike, moderne dhe student-centred, ku mësimdhënia përshtatet me nivelin, objektivat dhe nevojat individuale të çdo studenti. Besoj se anglishtja mësohet më mirë kur përdoret në situata reale dhe kur studenti ndihet i lirshëm për të komunikuar, jo vetëm duke mësuar rregulla përmendësh.
Në mësimet e mia kombinoj Grammar, shqiptimin dhe diksionin e qartë, Speaking dhe komunikimin e përditshëm, duke përdorur edhe frazeologji dhe shprehje autentike të anglishtes britanike. Qëllimi është që studentët të mos mësojnë vetëm “anglishten e librit”, por të fitojnë aftësinë dhe vetëbesimin për ta përdorur atë natyrshëm në biseda, në punë, në studime dhe në situata të përditshme.
Kam gjithashtu eksperiencë të gjerë në mësimdhënien online dhe në përdorimin efikas të platformave dhe mjeteve të ndryshme digjitale. E përdor teknologjinë jo thjesht për ta zhvilluar mësimin online, por për ta bërë atë më interaktiv, të strukturuar dhe sa më pranë një ore mësimi efektive në klasë.
E përshtat çdo mësim sipas nevojave të studentit. Në varësi të qëllimit, mund të fokusohemi në përmirësimin e përgjithshëm të anglishtes, përgatitjen për provime, zhvillimin e komunikimit profesional, Speaking, Grammar ose Pronunciation.
Përdor syllabus-e bashkëkohore, materiale autentike dhe teknika pedagogjike student-centred. Për studentët që dëshirojnë të avancojnë më tej, përfshij edhe English Literature për të zhvilluar fjalorin, të kuptuarit, analizën dhe aftësinë e të shprehurit.
Për mua, çdo student ka ritmin, sfidat dhe objektivat e veta. Prandaj dua që mësimet me mua të jenë një hapësirë ku mund të mësosh, të praktikosh dhe të bësh gabime pa u ndier në siklet. Qëllimi im është të të ndihmoj të shohësh progres real, të fitosh vetëbesim dhe, mbi të gjitha, të ndihesh i/e lirshëm duke përdorur anglishten
Tarifat
Tarifa
- 2,400 Lekë
Çmimet e paketave
- 5 e mëngjesit: 11,500 Lekë
- 10:00: 22,000 Lekë
kursi i ofruar falas
Ky mësim i parë i ofruar me Emi do t'ju lejojë të njiheni me njëri-tjetrin dhe të specifikoni qartë nevojat tuaja për mësimet e ardhshme.
- 1orë
kamera interneti
- 2,400 Lekë / orë
Mësues të ngjashëm Anglisht
-
![teacher_picture]()
Redjon
Tiranë & kamera interneti- Ambasadore
Mësues i gjuhëve të huaja jap mësime anglisht dhe shqip per te gjitha nivelet.
- 800 Lekë / orë
- Mësimi i parë falas
-
![teacher_picture]()
Anxhelina
Tiranë & kamera interneti- Super mësuese
Hi, i’m anxhelina — a professional and certified english tutor with proven experience helping students build fluency, accuracy, and confidence. my approach is clear, engaging, and tailored to each lea
- 1,500 Lekë / orë
- Mësimi i parë falas
-
![teacher_picture]()
Beqiraj
Tiranë & kamera interneti- I ri
Diplome ne gjuhë të huaja, 30 vite përvojë në mësimdhënie të anglishtes & italishtes, në përkthim simultan, konsekutiv dhe me shkrim. i specializuar në ielts, toefl, cambridge dhe nivelet a1-c1. “your
- 1,000 Lekë / orë
- Mësimi i parë falas
-
![teacher_picture]()
Desara
Tiranë & kamera interneti- E konfirmuar
Desara qoku – diplomuar në fakultetin e gjuhëve të huaja, master shkencor në mësuesi, me përvojë dhe praktikë në mësimdhënie, si dhe vlerësime pozitive nga nxënësit dhe prindërit.
- 700 Lekë / orë
- Mësimi i parë falas
-
![teacher_picture]()
Pine
Tiranë & kamera interneti- E konfirmuar
Jam diplomuar ne faklutetin e gjuheve te huaja dega anglisht. master shkencor ne gjuhe dhe komunikim nderkulturor. jap mesim prej 10 vitesh.
- 1,500 Lekë / orë
- Mësimi i parë falas
-
![teacher_picture]()
Desara
Tiranë & kamera interneti- E konfirmuar
Jam mësuese e gjuhës angleze e diplomuar, me eksperiencë në mësimdhënie si fizikisht ashtu edhe online. kam punuar me përkushtim me grupmosha të ndryshme .
- 149 Lekë / orë
- Mësimi i parë falas
-
![teacher_picture]()
Sabrina
Tiranë & kamera interneti- E konfirmuar
Me diplomë në gjuhë angleze dhe disa vite përvojë në mësimdhënie, ofroj mësim të strukturuar dhe të personalizuar për fëmijë, adoleshentë dhe të rritur, duke fokusuar zhvillimin e aftësive praktike në
- 1,000 Lekë / orë
- Mësimi i parë falas
-
![teacher_picture]()
Zoica
Tiranë & kamera interneti- E re
Kam mbi 10 vite përvojë si mësuese e gjuhës angleze në shkollën 9-vjeçare “niko hoxha”, duke punuar me nxënës nga klasa e parë deri në klasën e nëntë. jam diplomuar si mësuese e gjuhës angleze dhe gja
- 1,500 Lekë / orë
- Mësimi i parë falas
-
![teacher_picture]()
Fabjona
Tiranë & kamera interneti- E re
Jam studente ne universitetin e gjuheve te huaja dhe ofroj mesime private te gjuhes angleze per nxenes te niveleve te ndryshme.
- 1,000 Lekë / orë
- Mësimi i parë falas
-
![teacher_picture]()
Keti
Tiranë & kamera interneti- E re
Mësuese e anglishtes – mësime për të gjitha nivelet! përgatitje për shkollë, provime, punë dhe komunikim të përditshëm.
- 1,000 Lekë / orë
- Mësimi i parë falas
-
![teacher_picture]()
Gesjana
Tiranë & kamera interneti- E re
E diplomuar ne fakultetin e gjuheve te huaja. spanjisht,anglisht,italisht. shkollen e mesme e kam bere tek asim vokshi per anglisht,gjermanisht,italisht.
- 1,500 Lekë / orë
- Mësimi i parë falas
-
![teacher_picture]()
Feka
Tiranë & kamera interneti- I ri
Ofroj mësime dygjuhëshe anglisht-shqip, me fokus në anglishten e përditshme dhe ate te biznesit. me eksperiencë në përkthimin mjekësor dhe corporate, mësoj aftësi praktike gjuhësore, duke ju ndihmuar
- 1,000 Lekë / orë
- Mësimi i parë falas
-
![teacher_picture]()
Çelepija
Tiranë & kamera interneti- I ri
Jam i diplomuar ne gjuhet e huaja.mund te jap mesim si ne gjuhen angleze dhe i̇taliane po ashtu edhe turke.
- 1,000 Lekë / orë
- Mësimi i parë falas
-
![teacher_picture]()
Bjorni
Tiranë & kamera interneti- E re
Studente farmacie ne vit te fundit,anglishten b2.e ushtroj shume mire
- 2,052 Lekë / orë
- Mësimi i parë falas
-
![teacher_picture]()
Jela
Tiranë & kamera interneti- E re
Studioj ne fakultetin e gjuheve te huaja per anglisht . anglishtja ka qen gjithmone lenda ime e preferuar qe ne femijeri dhe qe atehere kam qen ekselente ne anglisht
- 600 Lekë / orë
- Mësimi i parë falas
-
![teacher_picture]()
Fjona
Tiranë & kamera interneti- E re
Vështirësi ne kuptim dhe në të folur te anglishtes? ofrojnë kurse për çdo moshë me konsistencë dhe seriozitet
- 2,000 Lekë / orë
- Mësimi i parë falas
-
![teacher_picture]()
Mistina
Tiranë & kamera interneti- E re
I am an experienced teacher from the us certified in elementary education and english as a new language (all ages) with over 20 years of experience in the classroom and as a private tutor.
- 2,000 Lekë / orë
- Mësimi i parë falas
-
![teacher_picture]()
Megi
Tiranë & kamera interneti- E re
Stidente interior dizajni, jap mesime anglishteje per nivelin fillestar deri ne b2.
- 1,200 Lekë / orë
- Mësimi i parë falas
-
![teacher_picture]()
Besi
Tiranë & kamera interneti- I ri
Professional english language teacher focused on real progress and measurable results
- 1,200 Lekë / orë
- Mësimi i parë falas
-
![teacher_picture]()
Ardona
Tiranë- E re
Siguroj mësim në ilustrim mode, bazuar në vite përvoje profesionale. mëso teknika unike, zhvillo kreativitetin dhe ndërto stilin tënd personal.
- 2,790 Lekë / orë
- Mësimi i parë falas
-
Shihni mësuesit anglisht




















