

Adresa e email-it dhe numri i telefonit të Kovaçi janë konfirmuar
Kovaçi
- Tarifa 1,500 Lekë
- Përgjigje 2 h

1,500 Lekë /h
Mësimi i parë falas
- Gjuhë shqipe
Mesuese mjeshtër, 34 vite përvojë për përgatitje profesionale për konkurse letrare,për Olimpiadat e Gjuhës Shqipe dhe për provime kombëtare me vlerësime të standardizuara
- Gjuhë shqipe
Vendndodhjet e kursit
-
Në shtëpinë e Kovaçi : Tiranë
- kamera interneti
-
në shtëpinë tuaj ose në një vend publik : udhëtoni deri në 20 km Që nga Tiranë
-
Rekomanduar
Kovaçi një mësuese e vlerësuar nga komuniteti i saj. Ajo u rekomandua për seriozitetin, metodat e mësimdhënies dhe cilësinë e kurseve. Një zgjedhje e mirë për të përparuar me besim.
Rreth Kovaçi
Gjatë viteve kam ndihmuar dhjetëra nxënës të:
Renditen të parët në gara, konkurse dhe olimpiada, nxënlsit e mi arrijnë nota maksimale në provime.
Përmirësim i ndjeshëm në kompetencat e komunikimit, analizës dhe të shkruarit.
Misioni im si mësuese:
Të krijoj mësimdhënie që frymëzon, sfidon dhe çliron potencialin.
Të nxis te nxënësit të menduarit kritik, të argumentojnë dhe krahasojnë.
Të udhëzoj të rinjtë drejt suksesit me pasion, etikë dhe përgatitje cilësore.
Rreth kursit
- Të gjitha nivelet
- Anglisht
- Shqip
Të gjitha gjuhët e folura për kursin :
Anglisht
Shqip
Qasja ime në mësimdhënie:
Mësim modern, i personalizuar për çdo nxënës;
Metoda bashkëkohore, të bazuara në mendim kritik, logjikë, kreativitet dhe ushtrime praktike;
Kurse individuale dhe punë me grupe elitare me nxënës që kanë ambicie të larta dhe kërkojnë rezultate të shkëlqyera;
Strategji të qartë me materiale të bollshme për teste të standardizuara dhe punë të rregullt me mësime teorike dhe praktike që bëjnë diferencën.
Rekomandime
Rekomandimet vijnë nga të afërm dhe të njohur të këtij mësuesi Gjuhë shqipe .
Ne keto 17 vite studimi, nuk jam gjendur prane nje mesuesi me mision aq te larte sa zysha jone e gjuhe-letersise, zysh Mirela. Qellimi i saj,i transmetuar me se miri te ne, ka qene dhe eshte formimi i njeriut, me baza te thella analitike dhe logjike, ne kornizat e sintakses dhe morfologjise, por pa kufij imagjinativ sic letersia ta lejon. Dhe ja ka dale me se miri, sepse deshmia jemi ne, brezat qe ajo ka edukuar, tashme prane degeve qe enderronim te studionim dhe me cmime e dekorata ne sirtar , te cilat ne te vertete mbajne emrin e saj. Ka qene prindi i trete pas cdo nxenesi, shtysa e arritjeve tona me te medha. Mirenjohese dhe krenare qe mund te quhem nje (ish)-perhere-nxenese e saj.
Si një ish nxënëse e mësuese Mirela Kovaçi mendoj se dijet dhe gjithçka që ajo më ka dhënë mua dhe të gjithë nxënësve të tjerë janë bërë sot baza të forta të zhvillimit tonë.
Ajo që do të theksoja më së shumti tek ajo është,përveç profesionalizmit,edhe empatia me të cilën na jep çdo dije duke i bërë ato të depërtueshme edhe në aspektin njerëzor.
Në orën e parë mësimore që kam zhvilluar me mësuse Mirelën mbaj mend që kam qenë një vajzë mjaft e ndrojtur dhe e pasigurt në veten e saj ndërkohë që vajza në orën e fundit mësimore me këtë mësusese të mrekullueshme ishte ndërkohë mjaft e sigurt në dijet e saj,një vajzë që e kishte komunikimin pikën e saj kyç dhe kjo vetëm falë përkushtimit dhe punës së palodhur të kësaj mësuesje.
Profesionalizmi i saj,mënyra ndërvepruese e zhvillimit të mësimdhënies dhe përkushtimi i palodhur janë të gjitha arsye përse do ta rekomandoja mësuese Mirela Kovaçi si Superprof.Ka mësuese që të mësojnë veçse rregulla, ka edhe të tjera që të mësojnë si të shohësh botën brenda dhe jashtë teje…
Qysh kur isha një vajzë e vogël me fletore të mbushura me metafora të çorganizuara e ëndrra të papjekura, ajo ishte e para që pa tek unë atë që vetë s’e kisha kuptuar ende. Znj. Mirela Kovaçi ka qenë mentorja ime e parë, ura ime e sigurt drejt botës së gjuhës dhe letërsisë shqipe.
Sot, si fituese e Olimpiadës Kombëtare të Letërsisë, jam ende ajo nxënësja e vogël me kureshtjen e zgjuar nga mësuese Mirela, që i di përmendsh mësimet e saj të para: të shkruash me zemër, të mos i frikësohesh origjinalitetit dhe të mos humbasësh kurrë sinqeritetin e brendshëm. Ajo ka ndikuar në formimin tim gjuhësor, intelektual dhe mbi të gjitha njerëzor.
Për të gjithë këto arsye dhe shumë më tepër se kaq, e rekomandoj znj. Mirela Kovaçi me bindje të plotë, si mësuese që lë gjurmë, si mentore që sheh përtej sipërfaqes dhe si grua që di të rrisë talentin siç rritet një lule në dritë, për të gjalluar nga ngjyrat e saj më të bukura.
Me mirënjohje të thellë,
Amber Spahi
Mesuese me eksperience shumevjecare, me komunikim te shkelqyer dhe aftesi te per percjelle jo vetem njohuri mbi lenden por edhe vlera te pastra dhe virtyte njerezore; me personalitet solar dhe dashuri per lenden e gjuhes shqipe e letersise eshte nje individ kyc ne formimin e pergjithshem te femijeve.
Falë shpjegimeve të saj të qarta dhe durimit që ka me ne, unë jam përmirësuar shumë. Ajo na motivon, e bën mësimin interesant dhe na ndihmon të zhvillojmë aftësitë në lexim e shkrim.E rekomandoj me mirënjohje, sepse është një mësuese e përkushtuar që ndikon pozitivisht te çdo nxënës.
Me respekt,
Një nxënëse që ka përfituar nga mësimi i sajNjë mësuese e përkushtuar, e aftë dhe shumë profesionale. Ajo është e duruar, motivuese dhe të nxit të besosh në vetvete. Mënyra e saj e mësimdhënies është e qartë dhe praktike, duke e bërë mësimin të kuptueshëm dhe të lehtë për t’u ndjekur.
Mësuese e rrallë, të nxit dëshirën për të mësuar dhe analizuar gjuhën shqipe, por dhe të inkurajon të futesh në botën e letërsisë me shumë pasion.
Profesioniste e mrekullueshme dhe fisnike.Mësuese me profesionalizëm të lartë dhe etikë të shkëlqyer pune. Zhvillon mësimdhënie cilësore, të strukturuar dhe motivuese për nxënësit. Përkushtimi dhe serioziteti e bëjnë një aset të vërtetë për çdo institucion arsimor.
Mësuese Mirela ka qenë mësuesja ime e gjuhës dhe letërsisë në 9-vjeçare, dhe është një nga mësueset më të përkushtuara që kam pasur ndonjëherë. Ajo dallohet nga të tjerat për pasionin, durimin dhe mënyrën shumë njerëzore me të cilën i afrohet çdo nxënësi. Mësimdhënia për të nuk është vetëm punë, por dashuri dhe përkushtim i përditshëm.
Gjatë viteve të shkollës, Mësuese Mirela na ka mbështetur, motivuar dhe frymëzuar të zhvillojmë mendimin kritik dhe dashurinë për letërsinë. Ajo e shpjegon çdo temë me qartësi, krijon një ambient të ngrohtë dhe na inkurajon të japim më të mirën tonë.
E rekomandoj me shumë besim sepse jo vetëm që ka njohuri të thella profesionale, por edhe zemrën e një mësueseje të vërtetë që di si t’i udhëheqë nxënësit drejt suksesit.Si ish-nxënës i mësuese Mirela Kovaçit, mund të them me bindje se ajo është një nga mësueset më të përkushtuara që kam pasur ndonjëherë. Mënyra e saj e qartë e shpjegimit dhe durimi në çdo orë mësimi më ndihmuan të fitoja siguri dhe të përmirësoja ndjeshëm gjuhën shqipe. Ajo di ta bëjë mësimin të këndshëm, motivues dhe të përshtatur sipas nevojave të çdo studenti. Profesionalizmi dhe dashuria e saj për mësimdhënien e bëjnë vërtet një mësuese të jashtëzakonshme. E rekomandoj me plot zemër për çdo student që kërkon një mësuese të besueshme, të perkushtuar dhe frymëzuese.🤍
Shiko më shumë rekomandime
Tarifat
Tarifa
- 1,500 Lekë
Çmimet e paketave
- 5 e mëngjesit: 5 Lekë
- 10:00: 10 Lekë
kursi i ofruar falas
Ky mësim i parë i ofruar me Kovaçi do t'ju lejojë të njiheni me njëri-tjetrin dhe të specifikoni qartë nevojat tuaja për mësimet e ardhshme.
- 1orë
kamera interneti
- 1,500 Lekë / orë
Mësues të ngjashëm Gjuhë shqipe
Hajdarmataj
Tiranë & kamera interneti
- 1,000 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Ymer
Tiranë & kamera interneti
- 500 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Redjon
Tiranë & kamera interneti
- 800 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Lumnie
Tiranë & kamera interneti
- 1,000 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Pajo
Tiranë & kamera interneti
- 1,000 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Merdani
Tiranë & kamera interneti
- 500 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Almira
Tiranë & kamera interneti
- 1,500 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Besa
Tiranë & kamera interneti
- 1,200 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Fatmira
Tiranë & kamera interneti
- 150 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Jorida
Tiranë & kamera interneti
- 2,000 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Aida
Tiranë & kamera interneti
- 1,000 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Majlinda
Tiranë & kamera interneti
- 1,200 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Ermal
Tiranë & kamera interneti
- 1,000 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Anjeza
Tiranë & kamera interneti
- 1,000 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Shatri
Tiranë & kamera interneti
- 1,800 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Ermira
Tiranë & kamera interneti
- 1,000 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Koxheri
Tiranë & kamera interneti
- 149 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Kristina
Tiranë & kamera interneti
- 1,500 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Sara
Tiranë & kamera interneti
- 1,000 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Halili
Tiranë & kamera interneti
- 700 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
-
Shihni mësuesit gjuhë shqipe
