

Profili, diploma dhe detajet e kontaktit të Estera janë verifikuar nga ekspertët tanë.
Estera
- Tarifa 1,000 Lekë
- Përgjigje 1 h

1,000 Lekë /h
Mësimi i parë falas
- Histori
- Gjeografi
- Sociologji
- Filozofi
Mësuese online për Histori, Gjeografi, Sociologji, Ekonomi,Filozofi – me përvojë 15-vjeçare.
- Histori
- Gjeografi
- Sociologji
- Filozofi
Vendndodhjet e kursit
-
Në shtëpinë e Estera : Saranda
- kamera interneti
-
në shtëpinë tuaj ose në një vend publik : udhëtoni deri në 5 km Që nga Saranda
-
Rekomanduar
Estera një mësuese e vlerësuar nga komuniteti i saj. Ajo u rekomandua për seriozitetin, metodat e mësimdhënies dhe cilësinë e kurseve. Një zgjedhje e mirë për të përparuar me besim.
Rreth Estera
Përshëndetje!
Jam mësuese me përvojë 15-vjeçare në lëndët Histori, Gjeografi,Ekonomi, Filozofi,Sociologji . Prej vitesh ndihmoj nxënës të maturantë të përgatiten me sukses për provimet e Maturës Shtetërore.
Na kontakto për të zhvilluar një seancë prove falas, për të parë vetë si funksionon.
Rreth kursit
- Arsimi I mesëm I ulët
- Arsim i mesëm I lartë - Viti i Parë
- Arsim i mesëm I lartë - Viti i Dytë
- +34
nivele :
Arsimi I mesëm I ulët
Arsim i mesëm I lartë - Viti i Parë
Arsim i mesëm I lartë - Viti i Dytë
Arsim i mesëm I lartë - Viti i Tretë
Staatsexamen
Doktoraturë
Tjetër
ACCA
ICAEW
ICAS
CIPFA
AIA
CIMA
GDL
Qualified Lawyer Transfer Scheme
MBA
Arsim parashkollor
Pós-Graduação
Berufsschule
JAMB
ASO
TSO
BSO
高中
大專
P1
P2
P3
S1
P6
S3
P4
P5
S4
S5
S6
Arsim I Mesëm Profesional
- Shqip
Të gjitha gjuhët e folura për kursin :
Shqip
Përshëndetje!
Përvoja ime si mësuese ne shkollat e mesme dhe përgatitja e nxënësve për provimet e MSH do jetë në dispozicionin tuaj.
Punoj vetëm online, me metoda të qarta, të thjeshta dhe bashkëkohore: punë me harta, struktura “Cluster”, ushtrime orientuese, koncepte ,diskutim dhe debate mbi temat më të rëndësishme. Qëllimi im ka qenë gjithmonë i njëjtë: t’i ndihmoj nxënësit e mi të arrijnë të shfrytëzojnë gjithë potencialin e tyre përmes arsimit dhe ta zhvillojnë më tepër atë.
Rezultatet e nxënësve të mi kanë qenë të shkëlqyera, falë qasjes së personalizuar dhe shpjegimit të kuptueshëm.
Nëse kërkon ndihmë për të kuptuar më mirë lëndët shoqërore, jam këtu për ty!
Rekomandime
Rekomandimet vijnë nga të afërm dhe të njohur të këtij mësuesi Histori .
Mesuesja është shumë e përkushtuar dhe gjithmonë motivon nxënësit të japin më të mirën. Ka shumë durim dhe di të shpjegojë çdo gjë në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme. Mësimet e saj janë gjithmonë interesante dhe të frytshme. E vlerësoj shumë për energjinë, motivimin dhe mbështetjen që jep gjatë gjithë procesit të të mësuarit. E rekomandoj pa hezitim.
Me Mesuesen Estera Koka jemi kolege te se njëjtës profil "Gjeografi". Gezoj nje respekt shume te madh per mësuesen si nga ana profesionale ,por edhe ajo njerëzore. Përsa I perket mësimdhënies Mes.Koka eshte teper e përkushtuar dhe zoteron njohuritë e plota shkencore te lendes qe ajo jep. Ajo qe e dallon mësuesen eshte deshira e madhe dhe pasioni me të cilen ajo ndan informacionin nje nje ore mesimore. Mënyra si e shpjegon edhe e përmbledh në mënyre teper te strukturuar nje teme eshte e veçanta e metodikes se saj. Gjithashtu mësuesja është tepër e perditesuar me njohuritë dhe konceptet e reja me lenden qe jep dhe keto I ndan me nxenesit e saj. Jam me fat dhe mirenjohese qe kam njohur nje profesioniste kaq te denje , nje mesuese teper te nderuar ne komunitetin ku ajo jep mesim por mbi te gjitha nje mesuese humane qe e ben punen mënyre te palodhur. Me fat edhe nxenesit qe e Kane pasur dhe do e kene ne vazhdimesi mesuese Esteran.
Mesuese shume e perkushtuar dhe profesionale.Shpjegon cdo teme ne menyre te qarte dhe te kuptueshme.Gjithmone na motivon dhe na mbeshtet per te dhene me te miren.Eshte shume e duruar dhe gjithmone e gatshme per te na ndihmuar.E rekomandoj me shume besim
Mesuese shembull me nivel shume shume te larte dijesh dhe komunikimi. Pata fatin e madh te bashkepunojme dhe ta njoh nga afer. E rekomandoj pa rezerva jo vetem per njohurite e saj ne lendet Histori-Gjeografi por edhe per menyren se si punon per hapjen e horizonteve te femijeve .
Koka eshte nje nga ato mesuese qe te mbeten gjate ne mendje.Perkushtimi i saj per gjeografine dhe menyra se si e shpjegon cdo teme e ben oren jo vetem te kuptueshme por edhe te kendshme.Ajo di si ti motivoje nxenesit,i inkurajon te bejne pyetje dhe gjithmone e lidh mesimin me shembuj praktik.E rekomandoj me shume bindje si nje mesuese te jashtezakonshme dhe te besueshme.
Zysh Koka është një mësuese shumë e përkushtuar dhe profesionale në fushën e gjeografisë. Ajo shpjegon me qartësi, durim dhe gjithmonë gjen mënyra praktike për ta bërë mësimin të kuptueshëm dhe interesant. E rekomandoj me plot bindje për çdo student që dëshiron të mësojë me cilësi dhe përkushtim.
E njoh Kokën prej kohësh dhe mund të them me plot bindje se është një mësuese shumë e përkushtuar dhe e dashur. Ajo ka njohuri të thella në gjeografi dhe di si ta bëjë mësimin interesant dhe të kuptueshëm për të gjithë,e bën çdo orë mësimi të qartë, tërheqëse dhe me vlerë. Ajo di si të përcjellë njohuritë në mënyrë të thjeshtë dhe efektive, duke i ndihmuar studentët të kuptojnë thelbin e lëndës dhe të rrisin besimin tek vetja.
Profesionalizmi, qetësia dhe aftësia e saj për të përshtatur mësimdhënien sipas nevojave të secilit student e bëjnë një mesuese të besueshme dhe të respektuar. Kush mëson me Kokën, fiton më shumë sesa dije ,fiton siguri dhe motivim.Mesuese Esteren e rekomandoj 100% per cdo nxenes qe ka nevoj per te arritur nje menyre te sigurt dhe profesionale te te mesuarit pasi eshte nje mesuese shume e pergatitur dhe e afte per tja arritur ketij qellimi.Eshte shume bashkepunuese me nxenesit dhe gjithmone perpiqet per me te miren .Punen e saj e ben plot pasion dhe admirim.
Kam pasur kënaqësinë të jem nxënëse e znj. Estera Koka në gjimnaz në lëndën e Gjeografisë. Ajo është një mësuese shumë profesionale, e përkushtuar dhe me aftësi të shkëlqyera për ta bërë lëndën të kuptueshme e interesante.
Me durim, qartësi dhe përkujdesje për çdo nxënës, ajo arrin të krijojë besim dhe motivim tek studentët. Për këtë arsye besoj se është një zgjedhje e besueshme dhe e shkëlqyer përmes platformës Superprof.
Me respekt,
Julia Isufi
Kam pasur fatin te marr mesime gjeografie me
Zysh Koka-n dhe mund te them se eshte nje mesuese e shkelqyer!Ajo ka shume durim dhe shpjegon cdo gje qarte dhe ne menyra te ndryshme per ta bere lenden e saj me te thjeshte dhe interesante.Fale saj kam fituar me shume vetbesim dhe rezultalte me te mira ne mesime .E rekomandoj me shume besim!Ka qënë zysha jonë për tre vite të gjimnazit . Ka një metod shum te mirë mësimdhënie , të motivon për të mësuar më shumë dhe për të dhënë maksimumin tënd.
Koka një mësuese jashtëzakonisht e përkushtuar dhe profesionale. Ajo i përkushtohet plotësisht çdo ore mësimi dhe jep gjithmonë më të mirën e saj për studentët. Gjatë tre viteve që kam studiuar me të, kam mësuar shumë dhe jam ndjerë gjithmonë e mbështetur dhe e motivuar. E rekomandoj me gjithë zemër për çdo student që dëshiron një mësuese serioze, të duruar dhe që kujdeset realisht për përparimin e nxënësve të saj.
Kam patur fatin të edukohem nga mësuese Estera Koka, edhe bazuar në eksperiencën time do t’ia sugjeroja çdokujt që është i/e interesuar për leksione në shkencat sociale. Personalisht i kam bërë pjesën më të madhe të lëndeve shoqërore në gjimnaz me zysh Esterën. Diçka që spikat tek zysha është përgatitja e saj dhe mënyra e transferimit të dijes drejt nxënësit. Këto bëjnë që juve të arrini një sukses të jashtëzakonshëm pas punës me zysh Esterën edhe me besoni do të shkëlqeni në rezulatet tuaja.
Një figurë e rrallë në arsimin tonë
Gjatë rrugëtimit tim arsimor, kam pasur fatin të mësoj prej mësueseve të ndryshme, por pak prej tyre kanë lënë gjurmë të vërtetë në formimin tim si njeri dhe si profesioniste në zhvillim. Zysha ime ka qenë një ndër ato figura që nuk harrohen jo vetëm për dijet dhe përgatitjen profesionale të padiskutueshme, por për mënyrën se si edukon me dashuri, etikë dhe integritet.
Në mjedisin e saj mësimor ndihej gjithmonë serioziteti, përkushtimi dhe kujdesi ndaj detajeve. Ajo nuk i trajtonte nxënësit vetëm si pjesë të një procesi, por si individë me potencial dhe ndjeshmëri që duhen kuptuar dhe orientuar. Ka qenë gjithmonë shembull i një figure mësimore që përçon vlera të qëndrueshme, si përgjegjshmëria, komunikimi i ndershëm dhe dashuria për dijen.
Sot, çdo përpjekje apo projekt i saj për të ndërtuar më tej një hapësirë të vlefshme në arsim, më duket vazhdimësi natyrale e asaj që ajo ka qenë gjithmonë: një mësuese që frymëzon.
Armelda
Një mësuese e shkëlqyer…
Shumë profesionale në detaje dhe metoda e saj e mësimdhënies të bën të kuptosh dhe mbash mënd çdo mësim.
Përdor shembuj dhe skema për të ta bër më të thjesht proçesin mësimor.
Do ta cilësoja si një petagoge për më teper,shumë e aftë dhe kërkuese në atë që bën…
Mesuese Estera me ka dhene dije ne lendet histori , sociologj idhe filozofi gjate viteve kur kam qene nxenes me gjimnaze. Ato çka une kam perfituar nga Mesuese Estera jane shume qofte dije akademike por edhe vlera njerezore. Nga ana akademike gjeja qe me ka ndikuar me shume ne formimin tim si nxenes ka qene sistematika e te shpjeguarit dhe skematizimi i informacionit qe Mesuese Estera e zoteron me mjeshteri. Per anen e dijes nuk ka fjale te pershkruaj thellesine e informacionit qe Mesuese Estera zoteron ne lidhje me lenden e historise dhe me gjere. Nga ana njerezore me ane te punes se palodhur te Mesuese Esteres kam mesuar kembenguljem , ngritjen ne nivelin e artikulimit dhe deshiren per te punuar me shume. Gjithe puna qe Mesuese Estera ka bere me ka ndihmuar shume edhe kur kam qene ne universitet.
E njoh si mësuese të gjeografisë dhe kam pasur kënaqësinë të më japë mësim për një periudhë kohe. Ajo është shumë e duruar, profesionale dhe gjithmonë e përgatitur. Gjatë orëve të saj kam mësuar me lehtësi dhe gjithmonë ka ditur të më motivojë për të përmirësuar njohuritë e mia.
E kam njohur znj. Koka si mësuese në gjimnaz, ku ajo na dha disa lëndë të shkencave shoqërore. Ajo është një mësuese jashtëzakonisht e përgatitur, e duruar dhe e përkushtuar ndaj nxënësve të saj. Shpjegon qartë, me shembuj praktikë dhe të kuptueshëm për të gjithë, dhe krijon gjithmonë një atmosferë të ngrohtë në klasë, në të cilin ndihesh i lirë të mendosh, të pyetësh dhe të diskutosh pa ndrojtje. Falë saj, fitova shumë njohuri dhe siguri në vetvete. E rekomandoj me shumë bindje për këdo që kërkon një Superprof të vërtetë dhe të besueshëm! Znj. Koka është padyshim një nga ato mësuese që të lënë gjurmë për gjithë jetën.
Zysh Ester nuk ka qene asnjehere e njeaneshme apo e ndikuar nga faktore te jashtem ne vleresimin e nxenesve, gjithmone ka patur qe pergatitje parapake gjate oreve te mesimit ne menyre qe shpjegimi i saj mos te ishte nje ripersieritje e fjaleve te librit por duke i permbeldhur njohurit me kryesore dhe per te gjetur menyren qe cdo kategori e nxenesve mund ti perthithe
Znj. Koka ,ka qenë një nga mësueset më të përkushtuara dhe profesionale që kam pasur gjatë gjimnazit. Ajo di si ta shpjegojë lëndën në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme, gjithmonë e gatshme të ndihmojë dhe të motivojë nxënësit. Falë saj, jo vetëm që përmirësova rezultatet, por edhe fitova vetëbesim në mësime. E rekomandoj me gjithë zemër për këdo që kërkon një mësuese të aftë, të duruar dhe me pasion për mësimdhënien.
E kam njohur mësuese Esterën në gjimnaz në Konispol. Ajo ka qenë gjithmonë shumë e përkushtuar dhe e saktë në punën e saj. Ishte e rregullt, e përgatitur dhe ndonjëherë pak e rreptë, por gjithmonë për të mirën tonë. Na shtynte të punonim më shumë dhe të jepnim maksimumin.
Falë saj, u përgatita shumë mirë për maturën dhe dola shumë mirë. E rekomandoj me shumë besim për këdo që kërkon një mësuese që e do punën dhe i ndihmon nxënësit të kenë sukses.E kam njohur mësuese Esterën gjatë viteve të gjimnazit në Konispol. Ajo ka qenë një nga mësueset më të përkushtuara dhe profesionale që kam pasur ndonjëherë. Ishte gjithmonë e rregullt, e përgatitur dhe megjithëse ndonjëherë pak e rreptë, kjo vinte gjithmonë nga dëshira për të na nxitur të jepnim më të mirën.
Pikërisht për shkak të mënyrës së saj të mësimdhënies, arrita të përgatitem shumë mirë dhe të dal shumë mirë në provimin e maturës. E rekomandoj pa asnjë hezitim për këdo që kërkon një Superprof me njohuri të thella, përkushtim të lartë dhe aftësi për të motivuar nxënësit të arrijnë rezultate të shkëlqyera.Kam pasur fatin të kem mësuese Esterën gjatë viteve të gjimnazit dhe ajo ka qenë pa dyshim një nga figurat më frymëzuese në arsimimin tim. Me përgatitjen e saj të jashtëzakonshme në histori, filozofi dhe sociologji, arriti të më zgjojë kureshtjen dhe dëshirën për të kuptuar më thellë botën përreth.
Pikërisht falë mënyrës së saj të mësimdhënies dhe pasionit që përcjell në çdo temë, vendosa të ndjek studimet në psikologji, një zgjedhje që më ka formuar dhe më ka sjellë suksesin që kam sot. Ajo ka një disiplinë të admirueshme dhe një prani shumë të natyrshme në klasë që të motivon të japësh më të mirën.
E rekomandoj me bindje të plotë për çdo nxënës që kërkon mësimdhënie cilësore, profesionalizëm dhe frymëzim të vërtetë.Shiko më shumë rekomandime
Tarifat
Tarifa
- 1,000 Lekë
Çmimet e paketave
- 5 e mëngjesit: 5,000 Lekë
- 10:00: 10,000 Lekë
kamera interneti
- 1,000 Lekë / orë
kursi i ofruar falas
Ky mësim i parë i ofruar me Estera do t'ju lejojë të njiheni me njëri-tjetrin dhe të specifikoni qartë nevojat tuaja për mësimet e ardhshme.
- 30min
Detajet
Paketa .
10 h mësim - 1000 lekë h
20 h mësim - 8000 lekë h
30 h mësim - 7000 lekë h
Mësues të ngjashëm Histori
Thoma
Kuçovë & kamera interneti
- 800 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Seledjona
Kashar & kamera interneti
- 500 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Gentian
Tiranë & kamera interneti
- 1,000 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Myftari
Korçë & kamera interneti
- 600 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Xhoana
Korçë & kamera interneti
- 500 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Mirela
Lezhë & kamera interneti
- 1,000 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Enkelejda
Korçë & kamera interneti
- 900 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Vjola
Pogradec & kamera interneti
- 400 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Mikaela
Tiranë & kamera interneti
- 900 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Zyfi
Korçë & kamera interneti
- 800 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Luka
Lezhë & kamera interneti
- 500 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Armando
Elbasan & kamera interneti
- 886 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Romarjo
Elbasan & kamera interneti
- 900 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Jorida
Elbasan & kamera interneti
- 900 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Merlika
Krujë & kamera interneti
- 500 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Alma
Elbasan & kamera interneti
- 1,000 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Rroshkadol
Shkodër & kamera interneti
- 800 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Koraj
Korçë & kamera interneti
- 800 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Xhoi
Durrës & kamera interneti
- 700 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Xhaferi
Tiranë & kamera interneti
- 840 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
-
Shihni mësuesit histori
