Drilona - trajnues gjuhe shqipe - Durrës
Mësimi i parë falas
Drilona - trajnues gjuhe shqipe - Durrës

Drilona

  • Tarifa 1,000 Lekë
  • Përgjigje 1 h
Drilona - trajnues gjuhe shqipe - Durrës

1,000 Lekë /h

Mësimi i parë falas

Kontakti

Mësimi i parë falas

Mësimi i parë falas

  • Gjuhë shqipe

Mësuese me përvojë në mësimdhënie. Ofroj mësime të American English dhe Gjuhës Shqipe – niveli A1, me fokus në lexim, shqiptim, komunikim dhe përdorim praktik të gjuhës.

  • Gjuhë shqipe

Vendndodhjet e kursit

Rreth Drilona

Mirë se vini në profilin tim! Jam e diplomuar në Mësuesi për Arsimin Fillor, me përvojë disavjeçare në edukimin parashkollor, mësimdhënie, mësimdhënien e gjuhës angleze dhe koordinimin e menaxhimin e shkollës. Gjithashtu, kam përvojë në punën me fëmijë që kanë nevoja të ndryshme zhvillimore dhe në mbështetjen e zhvillimit të tyre përmes qasjeve të përshtatura edukative.

Përvoja ime më ka ndihmuar të zhvilloj aftësi të forta në komunikim, planifikimin e aktiviteteve mësimore dhe përshtatjen e metodave sipas nevojave individuale. Besoj se çdo nxënës mund të përparojë kur merr mbështetjen, udhëzimin dhe motivimin e duhur.

Synimi im është të krijoj një mjedis mësimor pozitiv, profesional dhe mbështetës, ku nxënësit të fitojnë njohuri, të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të ndërtojnë vetëbesim. Për mua, mësimdhënia nuk është vetëm transmetim njohurish, por edhe një proces që nxit kuriozitetin, pavarësinë dhe dëshirën për të mësuar gjatë gjithë jetës.

shiko më shumë

Rreth kursit

  • Të gjitha nivelet
  • Anglisht
  • Shqip

Të gjitha gjuhët e folura për kursin :

Anglisht

Shqip

Ofroj mësime të American English dhe Gjuhës Shqipe për fillestarë (A1), të bazuara në një metodologji praktike, të strukturuar dhe ndërvepruese.

Metodologjia: Mësimi ndërthur leximin, shqiptimin, dëgjimin, shkrimin, gramatikën dhe komunikimin. Përmes dialogëve, teksteve të shkurtra, ushtrimeve praktike dhe situatave të jetës së përditshme, nxënësit mësojnë ta përdorin gjuhën në mënyrë natyrale dhe funksionale.

Struktura e kursit: Çdo orë përfshin përsëritjen e njohurive të mëparshme, prezantimin e temave të reja, zgjerimin e fjalorit, ushtrime praktike dhe aktivitete komunikimi. Përparimi ndërtohet gradualisht, duke respektuar ritmin dhe nevojat e secilit nxënës.

Qasja ime si mësuese: Me formim universitar në mësuesi për arsimin fillor dhe përvojë në edukim e mësimdhënie, i kushtoj rëndësi shpjegimit të qartë, durimit dhe vëmendjes individuale. Synoj të krijoj një mjedis motivues ku nxënësi ndihet i lirë të bëjë pyetje, të praktikojë dhe të mësojë pa frikën e gabimeve.

Për kë janë kurset? Për fëmijë, adoleshentë dhe të rritur që dëshirojnë të fillojnë nga zero ose të ndërtojnë një bazë të fortë gjuhësore në nivelin A1.

Qëllimi: Të zhvillosh aftësitë gjuhësore, të fitosh siguri dhe të komunikosh në situata të thjeshta të përditshme.

Mësimet mund të zhvillohen individualisht ose në grupe të vogla, online ose fizikisht, sipas marrëveshjes.

shiko më shumë

Tarifat

Tarifa

  • 1,000 Lekë

Çmimet e paketave

  • 5 e mëngjesit: 5 Lekë
  • 10:00: 10 Lekë

kursi i ofruar falas

Ky mësim i parë i ofruar me Drilona do t'ju lejojë të njiheni me njëri-tjetrin dhe të specifikoni qartë nevojat tuaja për mësimet e ardhshme.

  • 1orë

kamera interneti

  • 1,000 Lekë / orë

Mësues të ngjashëm Gjuhë shqipe