

Adresa e email-it dhe numri i telefonit të Flonja janë verifikuar
Flonja
- Tarifa 1,500 Lekë
- Përgjigje 1 h

1,500 Lekë /h
Mësimi i parë falas
- Biologji
- Biologji qelizore
- Gjenetikë
- Mikrobiologji
- Biologji molekulare
Molecular Biologist | MSc Science, viewed at the molecular level. Academic studies in Vienna, Austria. Research • Molecular Biology • Genetics
- Biologji
- Biologji qelizore
- Gjenetikë
- Mikrobiologji
- Biologji molekulare
Vendndodhjet e kursit
- kamera interneti
-
në shtëpinë tuaj ose në një vend publik : udhëtoni deri në 20 km Që nga Tiranë
Rekomanduar
Flonja një mësuese e vlerësuar nga komuniteti i saj. Ajo u rekomandua për seriozitetin, metodat e mësimdhënies dhe cilësinë e kurseve. Një zgjedhje e mirë për të përparuar me besim.
Rreth Flonja
Nga teoria në kërkim shkencor: kush jam unë?
Jam Biologe Molekulare, me Master Shkencor dhe formim akademik në Vjenë, e fokusuar në biologjinë molekulare dhe gjenetikën humane.
Por ajo që më përcakton si pedagoge nuk është vetëm diploma apo vendi ku kam studiuar.
Është fakti që kam qenë vetë pjesë e procesit të kërkimit shkencor — nga formulimi i një pyetjeje kërkimore, te puna me material biologjik, aplikimi i teknikave të gjenetikës molekulare, analiza e rezultateve dhe prezantimi i tyre në një kontekst ndërkombëtar.
Në fokusin e kërkimit tim të Masterit ishte një temë në gjenetikën humane, mbi prevalencën e trisomive 13, 18 dhe 21 në popullatën shqiptare, duke vlerësuar lidhjen ndërmjet moshës maternale dhe trisomive, si dhe praninë e trisomive në rastet e aborteve spontane.
Puna kërkimore përfshinte analizën e materialit biologjik, përfshirë materialin e abortit dhe lëngun amniotik, nëpërmjet teknikave të gjenetikës molekulare.
Rezultatet e këtij kërkimi nuk mbetën vetëm në kuadrin e një teze Masteri.
Ato u prezantuan në një konferencë ndërkombëtare, duke më dhënë mundësinë të komunikoj punën time shkencore përpara një audience akademike dhe të përballem me standardet e prezantimit dhe diskutimit shkencor.
Dhe pikërisht këtë eksperiencë dua t'ua sjell studentëve të mi.
Nuk dua t'ju mësoj biologjinë vetëm si një seri konceptesh për t'u memorizuar.
Dua t'ju tregoj si lidhet një koncept me një pyetje reale shkencore.
Si mendohet një problem biologjik.
Si ndërtohet një hipotezë.
Si zgjidhet metoda.
Si interpretohet një rezultat.
Dhe mbi të gjitha, si mësohet të mendosh në mënyrë kritike.
Programi im është krijuar pikërisht mbi këtë filozofi:
më pak memorizim, më shumë kuptim;
më pak teori të shkëputur, më shumë lidhje me praktikën;
më pak përgjigje të gatshme, më shumë pyetje që të bëjnë të mendosh.
Sepse besoj se një student i mirë nuk është ai që thjesht di të përsërisë një fakt.
Është ai që kupton pse ai fakt ka rëndësi.
Dhe nëse dëshiron të studiosh biologjinë molekulare dhe gjenetikën jo vetëm si lëndë, por si një mënyrë për të kuptuar jetën në nivel molekular, atëherë ky është programi që kam krijuar për ty.
Shkencë me bazë.
Mendim me thellësi.
Mësim me perspektivë.
Mirë se erdhe në një mënyrë tjetër të të mësuarit të shkencës.
Rreth kursit
- Të gjitha nivelet
- Anglisht
- Gjermanisht
- Shqip
Të gjitha gjuhët e folura për kursin :
Anglisht
Gjermanisht
Shqip
Pse të zgjedhësh programin tim?
Sepse besoj se një program shkencor nuk duhet të të mësojë vetëm çfarë të mendosh, por si të mendosh si një shkencëtar.
Formimi im si Biologe Molekulare, me Master Shkencor dhe studime akademike në Vjenë, më ka dhënë një perspektivë që shkon përtej mësimit tradicional.
Kjo është ajo që dua të sjell tek studentët e mi:
Thellësi shkencore – koncepte të kuptueshme dhe zhvillimi i llogjikës shkencore
Mendim kritik – të mësosh të pyesësh, të analizosh dhe të argumentosh.
Kreativitet – sepse edhe shkenca kërkon imagjinatë, kuriozitet dhe mënyra të reja të të menduarit.
Një qasje moderne – e ndërtuar për studentët që duan të kuptojnë më shumë dhe të mendojnë më larg.
Programi im nuk është krijuar për të prodhuar studentë që dinë të japin përgjigjen e saktë.
Është krijuar për të formuar studentë që dinë të bëjnë pyetjen e duhur.
Dhe pikërisht këtu fillon shkenca e vërtetë.
Learn differently. Think scientifically. Go further.
Rekomandime
Rekomandimet vijnë nga të afërm dhe të njohur të këtij mësuesi Biologji .
Flonja është një nga shoqet e mia më të ngushta dhe një nga njerëzit më inteligjentë që njoh. Ajo është një Superprofesioniste në Biologji Molekulare, me një pasion të jashtëzakonshëm për shkencën dhe një mënyrë shumë të veçantë për t’i kuptuar dhe shpjeguar gjërat.
Nga eksperiencat që kemi ndarë bashkë, kam kuptuar se ajo nuk është thjesht e zgjuar, por di edhe t’ua përcjellë njohuritë të tjerëve me durim dhe qartësi. Për mua, Flonja është një shkencëtare e talentuar që çdo nxënës do të kishte fat ta kishte mësuese.E njoh Flonjën si një nga shoqet e mia më të ngushta dhe gjatë kohës që kemi kaluar së bashku kam pasur mundësinë të njoh nga afër zgjuarsinë, përkushtimin dhe pasionin e saj për shkencën.
Flonja është një Superprofesioniste në Biologji Molekulare, me njohuri të thella dhe një mënyrë shumë të veçantë të të menduarit. Për mua, ajo është një shkencëtare e talentuar, jashtëzakonisht e zgjuar dhe inteligjente, e cila nuk kënaqet vetëm me të mësuarin përmendësh, por kërkon të kuptojë në thellësi çdo koncept.
Një nga gjërat që vlerësoj më shumë tek ajo është mënyra se si i shpjegon gjërat. Në përvojat që kemi ndarë së bashku, kam parë se sa e duruar dhe e qartë është kur dikush ka nevojë për ndihmë apo për ta kuptuar më mirë një temë.
E rekomandoj Flonjën me shumë besim për anëtarët e tjerë të Superprof, sepse besoj se ajo nuk ofron vetëm njohuri, por edhe motivim dhe besim tek nxënësit e saj. Kushdo që mëson prej saj do të ketë përballë një person të përkushtuar, inteligjent dhe me pasion të vërtetë për biologjinë molekulare.Një mësuese biologjie shumë e përkushtuar, e qartë në shpjegime dhe gjithmonë e gatshme për të ndihmuar. Shpjegon me durim dhe e bën biologjinë më të kuptueshme dhe interesante. Një mësuese që të motivon të mësosh dhe të japësh më të mirën!
Një mësuese e jashtëzakonshme, me një formim të shkëlqyer akademik dhe studime të kryera jashtë vendit. Ajo dallohet për njohuritë e thella në Biologji Molekulare, profesionalizmin dhe mënyrën shumë të qartë të shpjegimit.
Ajo arrin t’i bëjë edhe konceptet më komplekse të biologjisë molekulare të kuptueshme dhe interesante për nxënësit. Përkushtimi, durimi dhe pasioni për shkencën e bëjnë një mësuese vërtet të veçantë.
Një zgjedhje e shkëlqyer për këdo që dëshiron të ndërtojë njohuri të forta dhe të thelluara në biologji.Flonja një mësuese e jashtëzakonshme, me një formim të shkëlqyer akademik dhe studime të kryera jashtë vendit. Ajo dallohet për njohuritë e thella në Biologji Molekulare, profesionalizmin dhe mënyrën shumë të qartë të shpjegimit.
Ajo arrin t’i bëjë edhe konceptet më komplekse të biologjisë molekulare të kuptueshme dhe interesante për nxënësit. Përkushtimi, durimi dhe pasioni për shkencën e bëjnë një mësuese vërtet të veçantë.
Një zgjedhje e shkëlqyer për këdo që dëshiron të ndërtojë njohuri të forta dhe të thelluara në biologji.Flonja
Kam patur kenaqesine te njihem me Flonjen permes 1 projekti shkencor ne biologji. Flonja ka qene nje studente ekselente, me vullnet te hekurt per te studiuar dhe per te qene gjithmone e para, gje qe nuk vjen rastesisht por rrjedh permes geneve te saj te mbartura nga 2 prinder profesore te nderuar.
Eshte shume e zgjuar, e komunikueshme dhe shume e qarte gjate shpjegimeve qe jep. Eshte frymezim per personat te cilet duan te ecin perpara dhe te kene rezultate te shkelqyera. Nese doni te perforconi , te thelloni njohurite tuaja lidhur me biologjine dhe shkencat e natyres sugjerimi im do ishte Flonja.E njoh Flonjën përmes Institutit Kulinar Neranxi, ku kemi pasur mundësinë të bashkëpunojmë në një mjedis profesional dhe të orientuar drejt zhvillimit të vazhdueshëm.
Ajo dallohet për përkushtimin, seriozitetin dhe mënyrën e komunikimit me studentët. Vlerësoj veçanërisht qasjen e saj të kujdesshme dhe të strukturuar në mësimdhënie, si dhe aftësinë për ta përcjellë njohurinë në mënyrë të kuptueshme dhe praktike.
Nga përvoja ime, Flonja është një profesioniste e përgjegjshme, bashkëpunuese dhe e motivuar, të cilën do ta rekomandoja me kënaqësi për studentët që kërkojnë një mësuese të përkushtuar dhe serioze.Kam pasur kënaqësinë ta njoh gjatë studimeve të Masterit në Biologji Molekulare. Ajo është një person shumë e zgjuar, e përkushtuar dhe gjithmonë e gatshme për të ndihmuar. Gjatë studimeve kemi ndarë shumë përvoja së bashku dhe më ka ndihmuar shumë në momente të ndryshme. E vlerësoj për profesionalizmin, durimin dhe mënyrën e saj të mirë të komunikimit. E rekomandoj me shumë kënaqësi si mësuese të Biologjisë, sepse besoj se do t’u përcjellë nxënësve njohuritë e saj me shumë përkushtim dhe dashamirësi.
Flonja Gjino është një profesioniste elitare, e përkushtuar dhe me integritet të lartë profesional. Si e tillë, ajo do të ishte një vlerë e shtuar për institucionin tuaj nëse do ta përzgjidhni për pozitën për të cilën po kërkoni kandidatë. Jam i bindur se përvoja, profesionalizmi dhe përkushtimi i saj do të kontribuonin dukshëm në punën dhe zhvillimin e institucionit tuaj.
Shiko më shumë rekomandime
Tarifat
Tarifa
- 1,500 Lekë
Çmimet e paketave
- 5 e mëngjesit: 7,500 Lekë
- 10:00: 15,000 Lekë
kursi i ofruar falas
Ky mësim i parë i ofruar me Flonja do t'ju lejojë të njiheni me njëri-tjetrin dhe të specifikoni qartë nevojat tuaja për mësimet e ardhshme.
- 1orë
kamera interneti
- 1,500 Lekë / orë
Detajet
Leksioni i parë falas
Mësues të ngjashëm Biologji
Ajdini
Tiranë
- 700 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Haxhihyseni -Fatkoja
Tiranë & kamera interneti
- 1,000 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Kuçi
Tiranë & kamera interneti
- 1,000 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Shkurti
Tiranë
- 149 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Elga
Tiranë & kamera interneti
- 700 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Hera
Tiranë & kamera interneti
- 800 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Xhuticja
Tiranë
- 700 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Dulellari
Tiranë & kamera interneti
- 149 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Uendi
Tiranë & kamera interneti
- 2,000 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Bakollari
Tiranë & kamera interneti
- 1,000 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Aleksandra
Tiranë & kamera interneti
- 842 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Lea
Tiranë & kamera interneti
- 800 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Amadea
Tiranë & kamera interneti
- 1,000 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Greisi
Tiranë & kamera interneti
- 500 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Megi
Tiranë & kamera interneti
- 800 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Fiorenca
Tiranë & kamera interneti
- 600 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Oltjona
Tiranë & kamera interneti
- 1,000 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Enxhi
Tiranë & kamera interneti
- 1,500 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Sidorela
Tiranë & kamera interneti
- 400 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Dajlani
Tiranë & kamera interneti
- 740 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
-
Shihni mësuesit biologji
