Shehaj - trajnues detyrash shtëpie - Tiranë
Shehaj - trajnues detyrash shtëpie - Tiranë

Shehaj

  • Tarifa 2,000 Lekë
  • Përgjigje 1 h
Shehaj - trajnues detyrash shtëpie - Tiranë

2,000 Lekë /h

Shihni mësuesit
ndihmë me detyrat e shtëpisë

Ky mësues për fat të keq nuk është i disponueshëm

  • Ndihmë me detyrat e shtëpisë
  • Trajnime pas-shkollore
  • Orientim shkollor
  • Trajnime akademike
  • Trajnim shkollor

Nga baza te suksesi:Ndihmë juridike, detyra shtëpie dhe orientim shkollor me përkushtim! Zbuloni fuqinë e dijes!

  • Ndihmë me detyrat e shtëpisë
  • Trajnime pas-shkollore
  • Orientim shkollor
  • Trajnime akademike
  • Trajnim shkollor

Vendndodhjet e kursit

    • Në shtëpinë e Shehaj : Tiranë

    • kamera interneti
    • në shtëpinë tuaj ose në një vend publik : udhëtoni deri në 20 km Që nga Tiranë

Rreth Shehaj

Unë jam Xhesika Shehaj, juriste dhe avokate në profesion, por mbi të gjitha një njeri që beson fort në fuqinë e dijes së ndarë me të tjerët. Kam përfunduar studimet Bachelor në Fakultetin e Drejtësisë dhe më pas vijova me një Master Shkencor në të Drejtën Penale. Jam e diplomuar dhe e licencuar si avokate, profesion të cilin e ushtroj aktualisht me përkushtim, ndërsa paralelisht ndjek edhe një master të dytë, si pjesë e rritjes sime të vazhdueshme profesionale dhe njerëzore.

Gjatë rrugëtimit tim nuk ka munguar asnjëherë përpjekja për të mësuar më shumë – jo vetëm nga librat apo sallat akademike, por edhe nga trajnime që më kanë ndihmuar të kuptoj më qartë kush jam, çfarë dua dhe ku dua të arrij. Më shumë sesa dije teknike, unë besoj te mësimi që na jep drejtim dhe motivim.

Kam zgjedhur të ndaj njohuritë e mia me të gjithë ata që ndihen – ose janë ndier ndonjëherë – të pasigurt, të humbur, të pashoqëruar në rrugën e tyre, ashtu siç kam qenë vetë në fillimet e mia. Nëse të duhet një dorë ndihmëse, një udhëzues i duruar, apo thjesht dikush që të kupton dhe të mbështet, atëherë je në vendin e duhur. Sepse unë nuk jap vetëm mësim – unë dëgjoj, udhëheq dhe rritem bashkë me ty.

shiko më shumë

Rreth kursit

  • Të gjitha nivelet
  • Shqip

Të gjitha gjuhët e folura për kursin :

Shqip

Metoda ime e mësimdhënies nuk është thjesht përçim informacioni, por një proces bashkëpunimi aktiv me çdo nxënës. Çdo sesion ndërtohet mbi nevojat dhe ritmin individual, duke ndihmuar jo vetëm në kuptimin e lëndës, por edhe në zhvillimin e mendimit kritik, vetëbesimit dhe organizimit të dijes. Theksi vihet jo vetëm te mësimi teorik, por edhe te aplikimi praktik i njohurive – veçanërisht në fushën e drejtësisë, ku të kuptuarit e realitetit është po aq i rëndësishëm sa të mësuarit e normës. Kam ndihmuar me sukses studentë të drejtësisë, nxënës të shkollës së mesme, si dhe individë që kërkojnë të përmirësojnë aftësitë e tyre akademike apo të orientohen në rrugëtimin e tyre shkollor. Kjo nuk është ndihmë vetëm për një lëndë – është mbështetje për çdo njeri që dëshiron të mësojë më mirë, më qartë dhe më me besim në vetvete.

shiko më shumë

Tarifat

Tarifa

  • 2,000 Lekë

Çmimet e paketave

  • 5 e mëngjesit: 10 Lekë
  • 10:00: 20 Lekë

kamera interneti

  • 2,000 Lekë / orë

Mësues të ngjashëm Ndihmë me detyrat e shtëpisë