Vjola - trajnues psikologjie - Tiranë
Mësimi i parë falas
Vjola - trajnues psikologjie - Tiranë

Adresa e email-it dhe numri i telefonit të Vjola janë konfirmuar

Vjola

  • Tarifa 1,000 Lekë
  • Përgjigje 1 h
Vjola - trajnues psikologjie - Tiranë

1,000 Lekë /h

Mësimi i parë falas

Kontakti

Mësimi i parë falas

Mësimi i parë falas

  • Psikologji

Ofroj mësime online në Psikologji, të përshtatura sipas nivelit, nevojave dhe objektivave të secilit nxënës ose student. Jam aktualisht studente e Masterit Shkencor në Psikologji Klinike.

  • Psikologji

Vendndodhjet e kursit

Rreth Vjola

Jam studente e Masterit Shkencor në Psikologji Klinike dhe e diplomuar në Bachelor për Psikologji. Gjatë viteve të studimit kam ndërtuar një formim të gjerë në fusha të ndryshme të Psikologjisë, duke zhvilluar një interes të veçantë për mënyrën se si konceptet psikologjike mund të kuptohen dhe aplikohen në praktikë.

Si studente e psikologjisë, e di që jo çdo material është i lehtë për t’u kuptuar vetëm përmes leximit. Për këtë arsye, në mësimet e mia fokusohem në shpjegime të qarta, lidhjen e koncepteve me shembuj konkretë dhe përshtatjen e metodës së mësimit me mënyrën se si mëson më mirë secili student.

Synimi im është të krijoj një hapësirë ku studenti të ndihet i lirë të bëjë pyetje, të diskutojë dhe të punojë me ritmin e tij. Besoj se një mësim i mirë nuk matet vetëm nga sasia e informacionit të marrë, por nga aftësia për ta kuptuar, lidhur dhe përdorur atë në mënyrë të pavarur.

shiko më shumë

Rreth kursit

  • Të gjitha nivelet
  • Shqip

Të gjitha gjuhët e folura për kursin :

Shqip

Mësimet e mia janë të strukturuara për t’ju ndihmuar jo vetëm të mësoni, por mbi të gjitha të kuptoni Psikologjinë.

Çdo kurs përshtatet sipas nivelit dhe objektivit tuaj. Fillojmë me identifikimin e temave ku keni më shumë nevojë për ndihmë dhe më pas ndërtojmë një plan mësimi të përshtatur.

Përdor metoda të ndryshme shpjegimi, shembuj praktikë, përmbledhje të strukturuara, pyetje kontrolli dhe diskutime për ta bërë materialin më të kuptueshëm dhe më të lehtë për t’u mbajtur mend. Për përgatitjen e provimeve, mund të zhvillojmë edhe simulime pyetjesh dhe përsëritje të fokusuara.

Mësimet janë të përshtatshme për nxënës dhe studentë që duan të ndërtojnë një bazë të fortë në Psikologji, të përmirësojnë rezultatet akademike, të përgatiten për provime ose të thellohen në një temë specifike.

Jam studente e Masterit Shkencor në Psikologji Klinike dhe e diplomuar në Psikologji, ndaj e ndërthur formimin tim akademik me një mënyrë mësimdhënieje të qartë, interaktive dhe të përshtatur për secilin.

Qëllimi nuk është të mësoni përmendësh, por të kuptoni, të lidhni konceptet dhe të ndiheni të sigurt me njohuritë tuaja.

shiko më shumë

Tarifat

Tarifa

  • 1,000 Lekë

Çmimet e paketave

  • 5 e mëngjesit: 5 Lekë
  • 10:00: 10 Lekë

kursi i ofruar falas

Ky mësim i parë i ofruar me Vjola do t'ju lejojë të njiheni me njëri-tjetrin dhe të specifikoni qartë nevojat tuaja për mësimet e ardhshme.

  • 1orë

kamera interneti

  • 1,000 Lekë / orë

Mësues të ngjashëm Psikologji