

Adela
- Tarifa 2,000 Lekë
- Përgjigje 1 h

2,000 Lekë /h
Mësimi i parë falas
- Rusisht
Ofroj mësime të personalizuara të gjuhës ruse. Zotëroj rusishten në nivel të avancuar, me përvojë të gjatë komunikimi me vendasit gjatë jetesës dhe studimeve në Moskë.
- Rusisht
Vendndodhjet e kursit
Rreth Adela
Jam Adela dhe e kam mësuar gjuhën ruse në Universitetin HSE në Moskë. Gjatë jetesës në Rusi, rusishtja ka qenë pjesë e përditshme e jetës sime: në universitet, në punë dhe në komunikimin me miqtë dhe vendasit. Kjo më ka ndihmuar ta zotëroj në nivel të avancuar dhe të njoh si gjuhën formale të përdorur në mjedise akademike e profesionale, ashtu edhe të folurën e përditshme, shprehjet dhe mënyrat e natyrshme të komunikimit.
Duke e mësuar rusishten si shqipfolëse, i kuptoj vështirësitë që mund të hasë dikush që nis nga shqipja. Dua ta ndaj këtë përvojë për t’ju ndihmuar jo vetëm të mësoni rregullat, por edhe të kuptoni si përdoret gjuha në situata reale: si të shpreheni në një bisedë, të kuptoni një shprehje që nuk përkthehet fjalë për fjalë dhe të zgjidhni fjalët e përshtatshme sipas situatës.
Rreth kursit
- Të gjitha nivelet
- Anglisht
- Gjermanisht
- Rusisht
- +1
Të gjitha gjuhët e folura për kursin :
Anglisht
Gjermanisht
Rusisht
Shqip
Mësimet përshtaten me nivelin, ritmin dhe qëllimet tuaja, si për ata që e nisin rusishten nga zero, ashtu edhe për ata që duan të përmirësojnë njohuritë ekzistuese.
Do të ndërthurim bisedën me gramatikën, leximin dhe dëgjimin, duke i praktikuar njohuritë e reja përmes situatave të jetës së përditshme. Shpjegimet në shqip do të na ndihmojnë të kuptojmë dallimet mes dy gjuhëve dhe vështirësitë që hasin shpesh shqipfolësit.
Çdo orë do të përfshijë përsëritje, material të ri dhe praktikë, me hapësirë për pyetje dhe korrigjime. Synimi është të kuptoni si funksionon gjuha dhe të fitoni siguri për ta përdorur në komunikim.
Tarifat
Tarifa
- 2,000 Lekë
Çmimet e paketave
- 5 e mëngjesit: 10 Lekë
- 10:00: 20 Lekë
kursi i ofruar falas
Ky mësim i parë i ofruar me Adela do t'ju lejojë të njiheni me njëri-tjetrin dhe të specifikoni qartë nevojat tuaja për mësimet e ardhshme.
- 1orë
kamera interneti
- 2,000 Lekë / orë
