

DORINA
- Tarifa 2,000 Lekë
- Përgjigje 1 h

2,000 Lekë /h
Mësimi i parë falas
- Teori muzikore
- Muzikë klasike
- Ritëm
- Muzikë dhome
Rritni repertorin tuaj dhe aftësitë artistike duke mësuar teknikat vokale, frymëmarrjen e duhur, vokalicat, si dhe sekretet e fotografisë, kamerës dhe montazhit.
- Teori muzikore
- Muzikë klasike
- Ritëm
- Muzikë dhome
Vendndodhjet e kursit
-
Në shtëpinë e DORINA : Tiranë
- kamera interneti
-
në shtëpinë tuaj ose në një vend publik : udhëtoni deri në 20 km Që nga Tiranë
-
Rreth DORINA
Prezantimi
Unë jam Mësuese Dorina, me përvojë të gjerë në fushën e këndimit dhe të produksionit artistik. Kam përfunduar Liceun Artistik dhe Akademinë e Arteve për kanto, kam Master në Marketing dhe fakultetin e dytë për Regji Filmi.
Eksperienca profesionale
Redaktore muzikore dhe menaxhere e programacioneve të videoklipeve në Top Channel dhe Digitalb
Regjizore dhe skenariste e 5 filmave dokumentar dhe fikshen
Punë me këngëtarë të rinj dhe artistë për zhvillimin e zërit, interpretimit dhe prezantimit profesional
Çfarë ofroj në kurs
Trajnim në teknikat vokale dhe frymëmarrjen diafragmatike
Ushtrime me vokalicat, qartësi shqiptimi dhe interpretim skenik
Njohuri mbi fotografinë, kamerën dhe montazhin për artistët që duan të prezantohen profesionalisht
Pse të zgjidhni këtë kurs
Program i strukturuar dhe progresiv, i përshtatur për çdo student
Mbështetje individuale për zhvillimin maksimal të potencialit vokal
Mësim praktik me shembuj nga përvoja profesionale dhe produksionet reale
Rreth kursit
- Të gjitha nivelet
- Anglisht
- Shqip
Të gjitha gjuhët e folura për kursin :
Anglisht
Shqip
Program Kursi: Kanto & Frymëmarrja me Diafragmë
Java 1 – Hyrja në bazat
Prezantimi me konceptin e frymëmarrjes diafragmatike
Ushtrime praktike për relaksimin e trupit dhe mimikave dhe qëndrimin e drejtë
Frymëmarrje e kontrolluar: marrja e ajrit nga diafragma, jo nga gjoksi. Detyra edhe per ne shtepi.
Java 2 – Ushtrime frymëmarrjeje dhe rezonanca hundore dhe vokale.
Zgjatja e frymës (ushtrime me numërim) teknikat me laps dhe quhet tenxherja e presionit.
Ushtrime për rezonancën e zërit në maskë (hunda – balli) ze voce per kengetarer pop.
Përdorimi i diafragmës për të mbajtur notat e gjata dhe timbrin e paster.
Java 3 – Vokalicat & artikulimi i fjaleve qe kendohen.
Vokalicat A, E, I, O, U në shkallë të ndryshme
Ushtrime për qartësi të shqiptimit dhe hapjen e rezonatorëve
Këndim me zanore të kombinuara për të rritur elasticitetin vokal
Java 4 – Dinamika e zërit
Kontrolli i volumit: pianissimo, mezzo forte, forte
Balancimi i frymës me tingullin për të shmangur lodhjen
Ushtrime me fraza të shkurtra këngësh karaoke
Java 5 – Interpretimi i repertorit
Zgjedhja e një kënge të thjeshtë për ushtrime
Analiza e frazimit muzikor dhe vendosja e frymëmarrjes
Puna me emocionin dhe interpretimin skenik
Java 6 – Zhvillimi i avancuar
Ushtrime për gamën vokale (rritja e diapazonit)
Ndërtimi i qëndrueshmërisë vokale për këngë të gjata
Kombinimi i teknikës së diafragmës me interpretim artistik skenik
Java 7 – Kontrolli skenik
Si të përdorësh mikrofonin në mënyrë profesionale
Menaxhimi i frymës gjatë performancës live
Ushtrime para pasqyrës për skenën dhe gjestet
Java 8 – Përmbyllja dhe koncert praktik
Ripërsëritje e të gjitha teknikave të mësuara
Përgatitja e një repertori të shkurtër për performancë ne publik ose video
Mini-koncert ose regjistrim i nxënësit me foto e video
Tarifat
Tarifa
- 2,000 Lekë
Çmimet e paketave
- 5 e mëngjesit: 10 Lekë
- 10:00: 20 Lekë
kursi i ofruar falas
Ky mësim i parë i ofruar me DORINA do t'ju lejojë të njiheni me njëri-tjetrin dhe të specifikoni qartë nevojat tuaja për mësimet e ardhshme.
- 1orë
kamera interneti
- 2,000 Lekë / orë
Mësues të ngjashëm Teori muzikore
-
![teacher_picture]()
Xhamerino
Tiranë & kamera interneti- I konfirmuar
Kam mbaruar studimet ne liceun artistik "jordan missja" ku kam studjuar 12 vjet piano dhe jam student aktual ne universitetin e arteve te tiranes i vitit te 3-te bachelor.
- 1,500 Lekë / orë
- Mësimi i parë falas
-
![teacher_picture]()
Vaid
Shkodër & kamera interneti- I konfirmuar
Dirigjent - i diplomuar nga akademia arteve tiranë në vitin 1993
- 2,000 Lekë / orë
- Mësimi i parë falas
-
![teacher_picture]()
Justi
Tiranë & kamera interneti- I ri
Hi.quhem justinian kissi.student i vitit te 3 bachelor ne universitetin e arteve ne degen kompozicion.
- 1,000 Lekë / orë
- Mësimi i parë falas
-
![teacher_picture]()
Anita
Kosovë & kamera interneti- E re
E diplomuar në universitetin e arteve në tiranë, kanto dhe pedagogji muzikore (msc). kam interpretuar 4 role kryesore operash dhe mbi 60 koncerte klasike. përvojë pedagogjike në british school of tir
- 3,000 Lekë / orë
- Mësimi i parë falas
-
![teacher_picture]()
Francisco josé
Elche & kamera interneti- Super mësuese
Pianiste koncertesh, kompozitore dhe profesoreshë muzike, fituese e çmimeve dhe me përvojë. unë jap mësim pianoje, teori muzike, solfezh, histori, harmoni dhe kompozim. i përgatis studentët për provim
- 4,440 Lekë / orë
-
![teacher_picture]()
Deborah
Ceva & kamera interneti- E konfirmuar
Pianist me përvojë ofron mësime online për piano, teori muzike dhe solfexh për të gjitha moshat.
- 1,812 Lekë / orë
- Mësimi i parë falas
-
Shihni mësuesit teori muzikore






