Alba - trajnues arti dhe dizajni - Tiranë
Mësimi i parë falas
Alba - trajnues arti dhe dizajni - Tiranë

Adresa e email-it dhe numri i telefonit të Alba janë konfirmuar

Alba

  • Tarifa 2,000 Lekë
  • Përgjigje 1 h
Alba - trajnues arti dhe dizajni - Tiranë

2,000 Lekë /h

Mësimi i parë falas

Kontakti

Mësimi i parë falas

Mësimi i parë falas

  • Art dhe dizajn
  • Ilustrim
  • Printim

Me Më shumë se 6 vite eksperiencë profesionale në Dizajn Grafik të fokusuar në media sociale, branding dhe Dizajn për print.

  • Art dhe dizajn
  • Ilustrim
  • Printim

Vendndodhjet e kursit

    • kamera interneti
    • në shtëpinë tuaj ose në një vend publik : udhëtoni deri në 20 km Që nga Tiranë

Rreth Alba

Jam Graphic Designer dhe Creative Professional, me eksperiencë praktike në fushën e dizajnit grafik, branding-ut dhe komunikimit vizual.

Gjatë eksperiencës sime kam punuar në projekte të ndryshme kreative, duke përfshirë krijimin e identiteteve vizuale, dizajnimin e logove, paketimin e produkteve, materialet publicitare dhe përmbajtjen për rrjetet sociale.

Përmes kurseve të mia synoj të ndaj jo vetëm njohuritë teknike, por edhe eksperiencën praktike të punës me klientë dhe zhvillimit të projekteve reale.

Besoj se dizajni grafik nuk është thjesht njohja e programeve, por aftësia për të menduar në mënyrë kreative, për të komunikuar vizualisht dhe për t'i kthyer idetë në zgjidhje funksionale dhe estetike.

Qëllimi im është t'i ndihmoj studentët të zhvillojnë stilin e tyre, të fitojnë siguri në aftësitë kreative dhe të ndërtojnë një portofol profesional.

shiko më shumë

Rreth kursit

  • Të gjitha nivelet
  • Shqip

Të gjitha gjuhët e folura për kursin :

Shqip

**Mëso Graphic Design nga bazat deri te projektet praktike!**

Ky kurs është krijuar për këdo që dëshiron të fillojë rrugëtimin në dizajnin grafik ose të zhvillojë më tej aftësitë e tij kreative.

Programi kombinon njohuritë teorike me ushtrime praktike dhe projekte të frymëzuara nga kërkesat reale të industrisë kreative.

**Çfarë do të mësojmë?**

- Bazat e dizajnit grafik dhe parimet e kompozimit vizual.
- Teoria e ngjyrave, tipografia dhe hierarkia vizuale.
- Përdorimi i Adobe Illustrator dhe Adobe Photoshop.
- Krijimi i logove dhe identiteteve vizuale.
- Branding dhe zhvillimi i koncepteve kreative.
- Dizajn për rrjetet sociale dhe fushata publicitare.
- Dizajn paketimesh dhe materialesh për print.
- Përgatitja e skedarëve për printim dhe publikim digjital.
- Zhvillimi i projekteve praktike dhe ndërtimi i portofolit personal.

**Si zhvillohet kursi?**

Mësimet përshtaten sipas nivelit, ritmit dhe objektivave të secilit student. Fokusi kryesor është të mësuarit përmes praktikës, me shpjegime të qarta, ushtrime kreative dhe feedback të personalizuar.

**Për kë është ky kurs?**

Për fillestarët, studentët, krijuesit e përmbajtjes, sipërmarrësit dhe të gjithë ata që dëshirojnë të zhvillojnë aftësi profesionale në dizajnin grafik.

Nuk është e nevojshme të kesh eksperiencë të mëparshme. Mjafton dëshira për të mësuar dhe për të krijuar!

shiko më shumë

Tarifat

Tarifa

  • 2,000 Lekë

Çmimet e paketave

  • 5 e mëngjesit: 10 Lekë
  • 10:00: 20 Lekë

kursi i ofruar falas

Ky mësim i parë i ofruar me Alba do t'ju lejojë të njiheni me njëri-tjetrin dhe të specifikoni qartë nevojat tuaja për mësimet e ardhshme.

  • 1orë

kamera interneti

  • 2,000 Lekë / orë

Mësues të ngjashëm Art dhe dizajn