

Adresa e email-it dhe numri i telefonit të Elsa janë konfirmuar
Elsa
- Tarifa 2,000 Lekë
- Përgjigje 1 h

2,000 Lekë /h
Mësimi i parë falas
- Futboll
- Futboll 5
Trajnere futbolli dhe Fitness Coach e licencuar UEFA B – stërvitje profesionale për fëmijë dhe të rritur.
- Futboll
- Futboll 5
Vendndodhjet e kursit
-
në shtëpinë tuaj ose në një vend publik : udhëtoni deri në 20 km Që nga Kashar
-
Rreth Elsa
Jam e diplomuar në Akademinë e Edukimit Fizik dhe Sporteve në Tiranë dhe kam një pasion të veçantë për sportin, futbollin dhe zhvillimin e sportistëve.
Jam Presidente dhe trajnere e Klubit Sportiv FC ALPHA 2024, ku angazhohem në përgatitjen dhe zhvillimin e sportistëve, duke promovuar disiplinën, përkushtimin, punën në grup dhe frymën sportive.
Jam e pajisur me licencën Coach UEFA B dhe Fitness Coach UEFA B si dhe kam formim në fushën e mjekësisë sportive UEFA Doctor dhe specializim në Fizio-Kinezio-Masazho-Terapi.
Besoj se çdo sportist ka potencialin e tij dhe se, përmes një pune të strukturuar, motivimit dhe përkushtimit, mund të arrijë rezultate të rëndësishme.
Synimi im është të ofroj stërvitje cilësore, të përshtatura sipas moshës, nivelit dhe objektivave të secilit nxënës, duke krijuar një ambient pozitiv, profesional dhe motivues.
Për mua, sporti nuk është vetëm aktivitet fizik, por edhe edukim, disiplinë, vetëbesim dhe zhvillim personal.
Rreth kursit
- Të gjitha nivelet
- Shqip
Të gjitha gjuhët e folura për kursin :
Shqip
Kurset e mia të futbollit janë të orientuara drejt zhvillimit të aftësive teknike, taktike dhe fizike të çdo sportisti. Programet e stërvitjes përshtaten sipas moshës, nivelit dhe objektivave individuale.
Metodologjia ime bazohet në stërvitje të strukturuara, ushtrime praktike, zhvillimin e koordinimit, shpejtësisë, forcës, qëndrueshmërisë dhe kontrollit të topit.
Si trajnere, synoj të krijoj një ambient pozitiv, motivues dhe profesional, ku çdo sportist të zhvillojë potencialin e tij, vetëbesimin, disiplinën dhe frymën e bashkëpunimit .
Qëllimi im është që çdo nxënës të përparojë gradualisht, të përmirësojë performancën dhe të fitojë kënaqësi nga sporti.
Tarifat
Tarifa
- 2,000 Lekë
Çmimet e paketave
- 5 e mëngjesit: 10,000 Lekë
- 10:00: 20,000 Lekë
kursi i ofruar falas
Ky mësim i parë i ofruar me Elsa do t'ju lejojë të njiheni me njëri-tjetrin dhe të specifikoni qartë nevojat tuaja për mësimet e ardhshme.
- 1orë
Detajet
Stervitja zhvillohet 3 here ne jave plus dita e ndeshjes 40 mij leke te vjetra ne muaj.
Stervitja individuale 20 mij lek te vjetra 1 ore.
Mësues të ngjashëm Futboll
-
![teacher_picture]()
Denada
Tiranë- E re
Denada loci 24 vjece diplomuar tek universiteti sporteve tirane (ust) futbolliste profesioniste aktualisht pjese e ekipit te femrave te partizanit ne tirane licensuar nga uefa si trajnere futboll
- 4,000 Lekë / orë
- Mësimi i parë falas
-
![teacher_picture]()
Alushi
Shkodër & kamera interneti- I ri
Une jami diplomuar nga fshf me licensen uefa-b dhe jam student ne shkollen e larte universiteti luigj gurakuqi per edukim fizik-viti 2
- 5,000 Lekë / orë
- Mësimi i parë falas
-
![teacher_picture]()
Gabriel
Cascais & kamera interneti- Ambasadore
Trajneri i futbollit (uefa b) ndihmon njerëz të të gjitha moshave të arrijnë qëllimet e tyre.
- 3,168 Lekë / orë
-
Shihni mësuesit futboll



