

Adresa e email-it dhe numri i telefonit të Egla janë verifikuar
Egla
- Tarifa 1,000 Lekë
- Përgjigje 1 h

1,000 Lekë /h
Mësimi i parë falas
- Gjuhë shqipe
E diplomuar ne degen Gjuhe shqipe dhe letersi ne vitin 2004.Mesuese e gjuhes shqipe dhe letersise ne arsimin e mesem te larte ( AML) prej 22 vitesh.Kam eksperience ne pergatitjen e nxenesve per provim
- Gjuhë shqipe
Vendndodhjet e kursit
Rekomanduar
Egla një mësuese e vlerësuar nga komuniteti i saj. Ajo u rekomandua për seriozitetin, metodat e mësimdhënies dhe cilësinë e kurseve. Një zgjedhje e mirë për të përparuar me besim.
Rreth Egla
Une quhem E.Shanaj.Mesimdhenia eshte jo vetem profesioni por edhe pasioni im te cilin e konsideroj sot si nje mision.Une deshiroj te ndihmoj nxenesit te njohin dhe te perdorin drejt gjuhen shqipe si edhe te zgjerojne njohurite e tyre ne fushen e letersise.Une mund te ndihmoj nxenesit te zhvillojne aftesite komunikuese dhe krijuese si dhe te krijojne pervoja pozitive ne kete drejtim.
Rreth kursit
- Të gjitha nivelet
- Shqip
Të gjitha gjuhët e folura për kursin :
Shqip
Jam e kualifikuar ne perdorimin e metodave dhe teknikave te ndryshme dhe efektive ne drejtim te te nxenit te qendrueshem.Shpjegimi analitik,perpilimi i skemave dhe paraqitje sintetike e informacioneve,teknikat e te pyeturit dhe nderveprimit me studentet etj.Kam eksperience ne hartimin e testeve dhe korigjim.
Rekomandime
Rekomandimet vijnë nga të afërm dhe të njohur të këtij mësuesi Gjuhë shqipe .
Mësuese Egla është një shembull i një mësueseje të përkushtuar dhe profesioniste. Ajo e zhvillon çdo orë mësimi me seriozitet, qartësi dhe pasion, duke bërë që gjuha shqipe dhe letërsia të bëhen lëndë interesante dhe të dashura për nxënësit. Gjithmonë ka qenë e gatshme të ndihmojë, të sqarojë çdo paqartësi dhe të motivojë secilin prej nesh të japë më të mirën. Falë metodës së saj të mësimdhënies, kam përmirësuar njohuritë dhe rezultatet e mia, por edhe kam fituar më shumë besim në vetvete. Përveç aftësive profesionale, ajo është një njeri i sjellshëm, i drejtë dhe shumë i komunikueshëm. Jam shumë mirënjohëse që kam pasur mundësinë të mësoj prej saj dhe e rekomandoj me bindje të plotë çdo nxënësi që kërkon një mësuese të shkëlqyer.
Kam pasur fatin të jem nxënëse e mësuese Eglës dhe mund të them me bindje se është një nga mësueset më të përkushtuara që kam njohur. Ajo nuk na mëson vetëm gjuhën shqipe dhe letërsinë, por na frymëzon të mendojmë, të lexojmë dhe të zhvillojmë aftësitë tona. Çdo orë mësimi është e organizuar me profesionalizëm, durim dhe pasion, duke krijuar një atmosferë ku çdo nxënës ndihet i motivuar të japë më të mirën. Falë mbështetjes, këshillave dhe mënyrës së saj të mësimdhënies, kam arritur të përmirësoj ndjeshëm njohuritë dhe rezultatet e mia. Përkushtimi, korrektësia dhe dashuria që ajo ka për profesionin e bëjnë një mësuese të jashtëzakonshme.
Përkushtimi, profesionalizmi, humanizmi dhe etika e lartë janë vlerat që mishëron në mënyrën më të denjë mësuese Egla. Ajo është simbol i investimit të palodhur në arsim dhe një nga figurat më frymëzuese që i jep dinjitet misionit fisnik të edukimit. Prania e saj në sistemin arsimor është dëshmi se mësuesia nuk është thjesht një profesion, por një mision që ushtrohet me pasion, përkushtim dhe përgjegjësi.
Ajo dallohet për metodologjinë bashkëkohore dhe profesionalizmin e admirueshëm në mësimdhënie. Çdo shpjegim përcillet me qartësi, durim dhe kujdes të veçantë, ndërsa ora mësimore shndërrohet në një bashkëbisedim të hapur që nxit arsyetimin, analizën dhe mendimin kritik. Çdo temë trajtohet me thellësi dhe ndërthuret mjeshtërisht me realitetin, fenomenet sociale dhe zhvillimet aktuale, duke e bërë dijen më të kuptueshme, më të prekshme dhe më të vlefshme për jetën.
Për mua, mësuese Egla mbetet mësuesja që nuk përcjell vetëm dije, por formon karakter, kultivon qytetari dhe edukon breza që i shërbejnë me dinjitet shoqërisë. Ndikimi i saj tek unë ka qenë thellësisht pozitiv. Ajo ka ditur gjithmonë me aftësitë e saj të japë këshilla të vyera, të motivojë në çdo sfidë, të mbështesë me përkushtim dhe të frymëzojë besimin se puna, vlerat dhe dija janë rruga drejt suksesit.
Respekti dhe mirënjohja ime për mësuese Eglën janë të pakufishme. Ajo do të mbetet gjithmonë modeli më i vlefshëm i mësueses që frymëzon, edukon dhe lë gjurmë të pashlyeshme në jetën e çdo nxënësi.Zysha që mezi prisja të hynte në klasë. Përkushtimi, durimi dhe mënyra e veçantë me të cilën shpjegonte më motivonin të mësoja çdo ditë e më shumë. Një nga ato mësuese që nuk të mësojnë vetëm lendën ,por të frymezojnë,lë gjurmë në zemrën e çdo nxënësi dhe meriton cdo vlerësim!
E njoh mësuese Eglën që nga klasa e 10-të dhe sot, teksa diplomohem, e kuptoj edhe më shumë sa ndikim ka pasur në rrugëtimin tim. Për tre vite ajo nuk ishte vetëm mësuesja ime e gjuhës shqipe dhe letërsisë, por edhe një njeri që na frymëzonte të mendonim, të besonim te vetja dhe të mos hiqnim dorë. Mirësia, durimi dhe përkushtimi i saj janë cilësi që nuk harrohen. Jam mirënjohëse që kam pasur fatin të jem nxënësja e saj dhe e rekomandoj me gjithë zemër, sepse është një mësuese e jashtëzakonshme që lë gjurmë në jetën e çdo nxënësi. Edhe sot, megjithëse nuk jam më nxënësja e saj, ndihem me fat që nuk i kemi shkëputur kontaktet. Falë mësimeve të saj, jo vetëm akademike, por edhe atyre për jetën, vazhdoj ta vlerësoj dhe ta respektoj njësoj si ditën e parë. Jo çdo mësues bëhet kujtim i bukur, por ju do të mbeteni gjithmonë një nga njerëzit që kanë lënë gjurmën më të bukur në rrugëtimin tim.️
Mësuese Egla është një mësuese e duruar dhe shumë e qartë në shpjegim. Ajo e bën punën me pasion dhe përkushtim. Orët e saj janë tepër produktive dhe tërheqëse.
Një mësuese ku profesionalizmi, përkushtimi dhe eleganca shkrihen me njëra-tjetrën në mënyrë aq të përsosur për të krijuar portretin e saj unik.
E kam njohur mësuese Eglën në bangat e ndrojtura të vitit të parë të gjimnazit. Që në orën e parë kuptova se nuk kisha përballë thjesht një mësuese, por një personalitet që jo vetëm edukon, por lë gjurmë. Mënyra se si e sheh arsimin, përkushtimi i saj dhe dashuria e pakushtëzuar për dijen, punën dhe të vërtetën janë cilësi që e bëjnë një shembull të denjë për t'u ndjekur.
Sa i përket gjuhës shqipe dhe letërsisë, fjalët janë të pamjaftueshme për ta përshkruar. Ajo zotëron një kulturë të gjerë, njohuri të thella dhe një talent të rrallë për ta bërë çdo orë mësimi të paharrueshëme. Nuk të mëson vetëm rregulla gjuhësore apo analiza letrare, por të mëson të mendosh, të ndjesh dhe ta dashurosh gjuhën shqipe dhe letërsinë si një pasuri të çmuar. Si ish-maturant, ndihem krenar të them se rezultati im i shkëlqyer në provimin e letërsisë është fryt i dy viteve të punës, përkushtimit dhe besimit që ajo investoi tek unë.
Një nga përvojat më të veçanta që më lidhi edhe më shumë me mësuese Eglën ishte redaktimi i librit tim të parë. Me profesionalizëm, kujdes dhe një sy të mprehtë kritik, ajo i dha dorëshkrimit tim qartësi, elegancë dhe pjekuri artistike. Çdo sugjerim i saj ishte një mësim më vete dhe libri im fitoi një vlerë që nuk do ta kishte pasur pa kontributin e saj.
Për këdo që nuk ka pasur ende fatin ta njohë, mund të them vetëm kaq: nuk e dini se çfarë po humbni. Me mësuese Eglën nuk fitoni vetëm njohuri të shkëlqyera në gjuhë dhe letërsi, por zhvilloni mënyrën e të menduarit, kultivoni shijen estetike dhe pasuroni botën tuaj shpirtërore. Ajo formon jo vetëm nxënës të mirë, por edhe njerëz më të ditur, më të ndjeshëm dhe më të vetëdijshëm për fuqinë e dijes.
Mirënjohja ime për të është e pakufishme dhe emri i saj do të mbetet gjithmonë pjesë e rrugëtimit tim.Eshte nje mesuese e shkelqyer dhe shume e perkushtuar ndaj nxenesve te saj.Rrugetimi im i dijes eshte ndikuar ne menyre te ndjeshme nga puna qe ka bere me mua.
Mesuese Egla eshte nje profesioniste e shkelqyer . Ajo zoteron ne menyre te shkelqyer lenden e gjuhes shqipe dhe letersine , njeh dhe zbaton programin shkollor . Eshte shume e kualifikuar dhe jashtezakonisht e perkushtuar me nxenesit e saj . Ajo motivon cdo nxenes te punoje dhe te arrije rezultate te shkelqyera.Zoteron te gjitha aftesite e nevojshme ne mesimdhenie , eshte shume e komunikueshme dhe me punen e saj ka shkelqyer se bashku me nxenesit e saj . Etika dhe dashuria per punen si mesuese e dallojne ate cdo dite te punes se saj . Eshte mjaft bashkepunuese dhe ka nje fjalor te pasur shkencor . Une e rekomandoj pa mesuese te voglin dyshim sepse e njoh si kolege shume te afte .
Shiko më shumë rekomandime
Tarifat
Tarifa
- 1,000 Lekë
Çmimet e paketave
- 5 e mëngjesit: 5 Lekë
- 10:00: 10 Lekë
kursi i ofruar falas
Ky mësim i parë i ofruar me Egla do t'ju lejojë të njiheni me njëri-tjetrin dhe të specifikoni qartë nevojat tuaja për mësimet e ardhshme.
- 1orë
kamera interneti
- 1,000 Lekë / orë
Mësues të ngjashëm Gjuhë shqipe
-
![teacher_picture]()
Hajdarmataj
Tiranë & kamera interneti- Super mësuese
Bukurie hajdarmataj, e diplomuar në master "udhëheqje ne arsim" dhe "master gjuhë shqipe dhe letersi", 37 vite punë në amu dhe aml
- 1,000 Lekë / orë
- Mësimi i parë falas
-
![teacher_picture]()
Redjon
Tiranë & kamera interneti- Ambasadore
Mëso shqip në mënyrë interaktive, përmirëso të folurin, shkrimin, fjalorin, kuptimin, dhe zhvillo aftësitë gjuhësore me mësues profesionist!”
- 800 Lekë / orë
- Mësimi i parë falas
-
![teacher_picture]()
Pajo
Tiranë & kamera interneti- E konfirmuar
Mëso gjuhë dhe letërsi me metoda praktike ku njohuritë nguliten shpejt dhe përdoren lehtë
- 1,000 Lekë / orë
- Mësimi i parë falas
-
![teacher_picture]()
Kovaçi
Tiranë & kamera interneti- E konfirmuar
Mesuese mjeshtër, 34 vite përvojë për përgatitje profesionale për konkurse letrare,për olimpiadat e gjuhës shqipe dhe për provime kombëtare me vlerësime të standardizuara
- 1,500 Lekë / orë
- Mësimi i parë falas
-
![teacher_picture]()
Ymer
Tiranë & kamera interneti- I konfirmuar
Jap mësime gjuhe për nxënësit e klasave të para deri në klase të pestë. gramatikë dhe analizë teksti
- 500 Lekë / orë
- Mësimi i parë falas
-
![teacher_picture]()
Ermal
Tiranë & kamera interneti- I konfirmuar
Mësime individuale dhe në grup për të huajt që jetojnë në shqipëri, si dhe për shqiptarët që u ka munguar arsimimi dhe kontaktet e leximit e të shprehurit në shqip
- 1,000 Lekë / orë
- Mësimi i parë falas
-
![teacher_picture]()
Anjeza
Tiranë & kamera interneti- E konfirmuar
Diplomuar në mësuesi për ciklin fillor në fakultetin e mesuesise korçë. master në menaxhim arsimi. 10 vite eksperiencë . jap mësim në gjuhë shqipe, matematikë dhe lëndë shoqërore. metodologji bashkëko
- 1,000 Lekë / orë
- Mësimi i parë falas
-
![teacher_picture]()
Besa
Tiranë & kamera interneti- E konfirmuar
Mësuese profesioniste gjuhe për të huajt. mësime fleksibël, praktike, rezultate të shpejta. me përvojë disa vjeçare, diplomuar në fakultetin e gjuhës-letërsisë në tiranë.
- 1,200 Lekë / orë
- Mësimi i parë falas
-
![teacher_picture]()
Jorida
Tiranë & kamera interneti- E konfirmuar
E diplomuar për gjuhë letërsi në fakultetin histori filologji, në universitetin e tiranës, jam doktor shkencash drejtimi studime letrare. e pasionuar pas artit të fjalës.
- 2,000 Lekë / orë
- Mësimi i parë falas
-
![teacher_picture]()
Aida
Tiranë & kamera interneti- E konfirmuar
Diplomuar për lëndën gjuhë shqipe. 21 vite si mësuese në amu punoj me përkushtim dhe korrektësi.
- 1,000 Lekë / orë
- Mësimi i parë falas
-
![teacher_picture]()
Dea
Tiranë & kamera interneti- E re
E diplomuar ne degen “gjuhe-letersi”,jap mesime ne lexim dhe shkrim,zhvillim imagjinate dhe lojera krevative si dhe mbeshtetje ne detyra dhe kurse per maturen.
- 700 Lekë / orë
- Mësimi i parë falas
-
![teacher_picture]()
Koxheri
Tiranë & kamera interneti- I ri
E diplomuar si mësuese e gjuhës shqipe për shkollat e mesme,profesioniste në përdorimin e metodve të larmishme.e apasionuar pas letërsisë.
- 149 Lekë / orë
- Mësimi i parë falas
-
![teacher_picture]()
Kristina
Tiranë & kamera interneti- E re
Studente per gjuhe letersi ne fakultetin e gjuheve te huaja
- 1,500 Lekë / orë
- Mësimi i parë falas
-
![teacher_picture]()
Majlinda
Tiranë & kamera interneti- E re
Dëshironi të shkruani e të flisni në mënyrë korrekte gjuhën standarde shqipe? jeni larg vendlindjes suaj , por doni ta ruani gjuhën e të parëve të tu? çfarë prisni? le të fillojmë rrugëtimin drejt s
- 1,500 Lekë / orë
- Mësimi i parë falas
-
![teacher_picture]()
Juliana
Tiranë & kamera interneti- E konfirmuar
E diplomuar ne degen mesuesi e ciklit te ulet - arsimi fillor, me nje pervoje pune 26 vjecare. pasioni dhe dedikimi im per te nxitur dhe zhvilluar brezat e rinj ecen paralelshit me teknologjine dhe me
- 2,000 Lekë / orë
- Mësimi i parë falas
-
![teacher_picture]()
Majlinda
Tiranë & kamera interneti- E konfirmuar
E diplomuar për gjuhë shqipe. me një përvojë 10 vjeçare,mundohem të krijoj siguri dhe motivim tek nxënësit.
- 1,200 Lekë / orë
- Mësimi i parë falas
-
![teacher_picture]()
Lumnie
Tiranë & kamera interneti- E konfirmuar
Mësuese e gjuhës shqipe dhe letërsisë me 22 vite përvojë. mësimdhënie e personalizuar për nxënës nga 9-vjeçarja,dhe gjimnazistët. kushdo që shikon përtej njohurive të tyre,gjuha shqipe e gjen zgjidhje
- 1,000 Lekë / orë
- Mësimi i parë falas
-
![teacher_picture]()
Megi
Tiranë & kamera interneti- E re
Meso praktiko me veten ushtro ne komunit. pyet e kur kupton
- 500 Lekë / orë
- Mësimi i parë falas
-
![teacher_picture]()
Paola
Tiranë & kamera interneti- E re
Mësime online për nxënës të ciklit fillor, mbështetje individuale dhe shpjegime të thjeshta sipas nevojave
- 1,500 Lekë / orë
- Mësimi i parë falas
-
![teacher_picture]()
Blerta
Tiranë & kamera interneti- E re
E diplomuar me master profesional per mesuesi ne gjuhen angleze profil minor gjuhe shqipe.aktualisht punoj dhe si mesuese e gjuhes angleze
- 1,000 Lekë / orë
- Mësimi i parë falas
-
Shihni mësuesit gjuhë shqipe




















