

Profili Megi dhe detajet e kontaktit të tij janë verifikuar nga ekspertët tanë
Megi
- Tarifa 2,500 Lekë
- Përgjigje 1 h

2,500 Lekë /h
Mësimi i parë falas
- Shëndet dhe mirëqenie
- Ndihma e shpejtë
Diplomuar në shkollë profesionale ofroj këshillim dhe udhëzime praktike mbi shërbimin e kujdesit për të moshuarit.
- Shëndet dhe mirëqenie
- Ndihma e shpejtë
Vendndodhjet e kursit
Rreth Megi
Eksperienca ime gjatë praktikës me të moshuarit ka qenë një nga periudhat që më ka ndihmuar më shumë jo vetëm profesionalisht, por edhe si njeri. Duke qenë se jetoj me gjyshërit e mi, mendoja se e njihja disi botën e moshës së tretë dhe mënyrën si ata jetojnë. Por kur u përballa nga afër me realitetin e tyre në praktikë, kuptova që ajo që kisha parë deri atëherë nuk mjaftonte për të kuptuar plotësisht jetën dhe gjendjen e tyre.
Ditën e parë që hyra në praktikë u ndjeva e shtangur. Ishin shumë njerëz, secili me karakter të ndryshëm, me histori të ndryshme dhe me mënyrën e vet të të jetuarit. Në fillim ndihesha e pasigurt, sepse doja t’i kuptoja para se të veproja apo të flisja, nga frika se mos i lëndoja emocionalisht apo bëja diçka gabim pa dashje. Pikërisht aty kuptova që kujdesi për të moshuarit nuk është vetëm fizik, por mbi të gjitha emocional dhe njerëzor.
Kjo praktikë më mësoi shumë për mënyrën si duhet të komunikojmë me të moshuarit. Mund të lexojmë shumë teori dhe të mendojmë se i kuptojmë, por vetëm kur përballesh çdo ditë me jetën e tyre, me vështirësitë që kalojnë dhe me rutinën e tyre të përditshme, arrin ta kuptosh realisht gjendjen e tyre. Kjo më bëri të mendohem dy herë para se të flas, të jem më e kujdesshme dhe më e duruar në mënyrën si sillem me ta.
Ajo që vura re më shumë ishte se të moshuarve shpesh u mungon mbështetja emocionale. Ata kanë nevojë për vëmendje, për dikë që t’i dëgjojë dhe t’i bëjë të ndihen të vlefshëm. Aktivitetet sociale dhe komunikimi në grup janë shumë të rëndësishme, sidomos për ata që sapo janë futur në azil dhe ndihen të humbur apo të vetmuar. Kur ndajnë historitë e tyre me njëri-tjetrin, arrijnë të kuptojnë se nuk janë vetëm dhe kjo i ndihmon emocionalisht.
Pas gjithë kësaj eksperience, kam kuptuar se shoqëria dhe familjet duhet të tregohen më të buta dhe më të kuptueshme me të moshuarit. Shpesh ata nuk sillen në një mënyrë të caktuar sepse duan, por sepse gjendja e tyre fizike apo mendore nuk i lejon të reagojnë ndryshe. Ata kanë nevojë për durim, mirëkuptim dhe kohë. Në një kohë ku shumë të rinj po emigrojnë dhe shumë të moshuar mbeten vetëm, duhet të vendosim më shumë vëmendje tek ata që po lëmë pas.
Rreth kursit
- Të gjitha nivelet
- Anglisht
- Shqip
Të gjitha gjuhët e folura për kursin :
Anglisht
Shqip
Ky kurs është i projektuar për të gjithë ata që dëshirojnë të mësojnë bazat dhe teknikat profesionale të shërbimit të kujdesit për të moshuarit. Si e diplomuar në këtë fushë, unë do t'ju udhëheq hap pas hapi përmes metodave praktike, komunikimit efektiv dhe kujdesit shëndetësor bazë. Do të përqendrohemi te nevojat reale të moshës së tretë, duke ndërthurur teorinë me shembuj konkretë nga përvoja ime profesionale. Qëllimi im është t'ju përgatis plotësisht për të ofruar një shërbim dinjitoz, të sigurt dhe me standarde të larta.
Rekomandime
Rekomandimet vijnë nga të afërm dhe të njohur të këtij mësuesi Shëndet dhe mirëqenie .
Shum e perkushtuar dhe korrekte
Shiko më shumë rekomandime
Tarifat
Tarifa
- 2,500 Lekë
Çmimet e paketave
- 5 e mëngjesit: 10 Lekë
- 10:00: 20 Lekë
kursi i ofruar falas
Ky mësim i parë i ofruar me Megi do t'ju lejojë të njiheni me njëri-tjetrin dhe të specifikoni qartë nevojat tuaja për mësimet e ardhshme.
- 1orë
kamera interneti
- 2,500 Lekë / orë
Mësues të ngjashëm Shëndet dhe mirëqenie
Bledar
Tiranë & kamera interneti
- 1,700 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
Xhesilda
Tiranë & kamera interneti
- 1,000 Lekë/orë
- Mësimi i parë falas
-
Shihni mësuesit shëndet dhe mirëqenie
