Glen - trajnues matematike - Durrës
Mësimi i parë falas
Glen - trajnues matematike - Durrës

Adresa e email-it dhe numri i telefonit të Glen janë verifikuar

Glen

  • Tarifa 1,000 Lekë
  • Përgjigje 1 h
  • Studentë

    Numri i studentëve që Glen ka mbështetur që kur iu bashkua Superprof

    7

    Numri i studentëve që Glen ka mbështetur që kur iu bashkua Superprof

Glen - trajnues matematike - Durrës
  • 5 (20 vlerësime)

1,000 Lekë /h

Mësimi i parë falas

Kontakti

Mësimi i parë falas

Mësimi i parë falas

  • Matematikë
  • Algjebra
  • Statistikë
  • Matematikë e avancuar
  • STEM

Student me përvojë në mësimdhënie; ofroj mësime private në matematikë me metoda praktike për çdo nivel.

  • Matematikë
  • Algjebra
  • Statistikë
  • Matematikë e avancuar
  • STEM

Vendndodhjet e kursit

Mësues i shkëlqyer

Glen është një nga mësuesit më të mirë Matematikë . Cilësia e profilit, shkëlqimi i diplomës, organizimi i shpejtë i kursit të parë, studentët e tij e duan shumë.

Rreth Glen

Aktualisht jam student i programit Bachelor në Shkenca Kompjuterike dhe Inteligjencë Artificiale. Në rrugëtimin tim akademik kam garantuar gjithmonë rezultate maksimale, të cilat u finalizuan me marrjen e Medaljes së Artë nga Kryeministri.
Gjithnjë kam pasur dëshirën jo vetëm të punoj me konceptet e matematikës, por edhe t'ua shpjegoj atyre që hasin vështirësi. Si student, arrij t'i adresoj më së miri nevojat dhe interesat e nxënësve të sotëm, duke qenë pranë tyre në botëkuptim. Përvoja ime me nxënës të të gjitha niveleve më ka pajisur me aftësinë për të identifikuar menjëherë boshllëqet në njohuri dhe për të përshtatur metodën sipas çdo stili të të mësuarit. Synimi im është t'u stimuloj nxënësve të mi dëshirën dhe t'u jap atyre siguri për të kuptuar me lehtësi çdo koncept matematikor dhe shkencor.

shiko më shumë

Rreth kursit

  • Të gjitha nivelet
  • Shqip

Të gjitha gjuhët e folura për kursin :

Shqip

Të mësosh nga një student do të thotë të kesh përkrah dikë që kupton saktësisht nevojat dhe interesat e brezit të sotëm.
Qasja ime në mësimdhënie kombinon interaktivitetin me sqarimin e detajuar të koncepteve më thelbësore matematikore. Nuk mjaftohemi vetëm me mësimin e formulave, por kuptojmë arsyen prapa çdo hapi për të garantuar rritje të qëndrueshme të rendimentit.
Nëse keni nevojë për përgatitje të specializuar për provime të rëndësishme apo dëshironi të ngritni nivelin tuaj akademik, çdo seancë përshtatet plotësisht sipas nevojave tuaja për të arritur rezultate maksimale. Gjithashtu, realizoj zgjidhje ushtrimesh model dhe strategji konkrete për të garantuar suksesin tuaj.
Mësimi për mua nuk është thjesht ligjëratë, por një bashkëpunim i vazhdueshëm, ku matematika bëhet cdo ditë e më shumë e kuptueshme.
Kurset ofrohen për nxënës të arsimit të mesëm të ulët (klasat 5 deri në të 9) si dhe për nxënës të arsimit të mesëm të lartë (klasat 10 deri në të 12).

shiko më shumë

Tarifat

Tarifa

  • 1,000 Lekë

Çmimet e paketave

  • 5 e mëngjesit: 5,000 Lekë
  • 10:00: 9,500 Lekë

kursi i ofruar falas

Ky mësim i parë i ofruar me Glen do t'ju lejojë të njiheni me njëri-tjetrin dhe të specifikoni qartë nevojat tuaja për mësimet e ardhshme.

  • 45min

kamera interneti

  • 1,000 Lekë / orë

Mësoni më shumë rreth Glen

Mësoni më shumë rreth Glen

  • Kur ju nisi interesi për fushën tuaj dhe për mësimdhënien private?

    Interesi im për matematikën dhe mësimdhënien ka nisur që herët, pothuajse që në fëmijëri. Gjithmonë kam pasur dëshirën për të ndihmuar të tjerët, për t’u shpjeguar gjërat që ndoshta në fillim u dukeshin të vështira dhe për të ndarë me ta njohuritë e mia. Më ka pëlqyer gjithmonë ideja që, nëpërmjet shpjegimit dhe këmbënguljes, mund ta ndihmosh dikë të kuptojë diçka që më parë i dukej e pamundur.

    Matematika, nga ana tjetër, ka qenë gjithmonë një nga pasionet e mia më të mëdha. Më tërheq mënyra se si ajo ndërthur logjikën, analizën dhe kreativitetin për të zgjidhur probleme. Gjithmonë e kam parë veten të lidhur me këtë fushë dhe kam dëshiruar që matematika të jetë pjesë e pandashme e rrugëtimit tim akademik dhe profesional.

    Me kalimin e kohës, këto dy pasione u bashkuan natyrshëm në mësimdhënien private. Prej rreth dy vitesh kam pasur kënaqësinë të punoj me nxënës të moshave dhe niveleve të ndryshme, duke i ndihmuar të përforcojnë njohuritë, të përgatiten për provime dhe, mbi të gjitha, të fitojnë besim në aftësitë e tyre.

    Për mua, pjesa më e bukur është të shoh momentin kur një nxënës kupton diçka që më parë i dukej e vështirë. Pikërisht kjo më motivon të vazhdoj.
  • Na tregoni më shumë për lëndën që jepni, temat që ju pëlqen të diskutoni me nxënësit dhe ndoshta ato që ju pëlqejnë pak më pak.

    Matematika është një lëndë që e vlerësoj veçanërisht, jo vetëm për rëndësinë që ka në formimin akademik, por edhe sepse zhvillon mënyrën se si mendojmë, analizojmë dhe i qasemi problemeve të përditshme.

    Temat që më pëlqen veçanërisht të trajtoj janë algjebra, ekuacionet, funksionet dhe problemat që kërkojnë arsyetim logjik. Më pëlqen shumë të punoj me ushtrime që kanë më shumë se një mënyrë zgjidhjeje, sepse më japin mundësinë t’u tregoj nxënësve se matematika nuk është thjesht zbatim formulash, por edhe kreativitet dhe mendim kritik.

    Nuk do të thosha se kam tema që nuk më pëlqejnë, pasi secila prej tyre ka rëndësinë dhe bukurinë e vet. Megjithatë, disa koncepte kërkojnë më shumë kohë dhe durim për t’u kuptuar. Kjo është edhe një nga arsyet pse përpiqem t’i shpjegoj ato në mënyra të ndryshme, derisa nxënësi të ndihet vërtet i sigurt.
  • A keni pasur ndonjë model? Ndonjë mësues që ju ka frymëzuar?

    Nuk do të veçoja një person të vetëm, pasi gjatë viteve të shkollimit kam pasur fatin të kem mësues nga të cilët kam marrë diçka të veçantë dhe që, në mënyra të ndryshme, kanë ndikuar në mënyrën se si e konceptoj sot mësimdhënien.

    Nga mësuesit e matematikës kam vlerësuar veçanërisht mënyrën e strukturimit dhe organizimit të temave mësimore, ndërtimin logjik të shpjegimeve dhe kalimin gradual nga konceptet bazë drejt atyre më të ndërlikuara. Nga mësuesit e gjuhës dhe letërsisë kam përvetësuar rëndësinë e pasurisë leksikore, të përdorimit të saktë të gjuhës dhe të mënyrës së qartë të të shprehurit. Ndërsa nga mësuesit e fizikës kam vlerësuar zhvillimin e argumentimit teorik, lidhjen e koncepteve me njëra-tjetrën dhe shpjegimin e dukurive përpara kalimit te zbatimet praktike.

    Në fakt, gjithmonë jam përpjekur të mos marr prej tyre vetëm njohuritë që përcillnin, por edhe mënyrën se si i përcillnin ato. Besoj se një mësues i mirë ndërtohet edhe duke vëzhguar, mësuar dhe përvetësuar praktikat më të mira të njerëzve që të kanë frymëzuar.

    Sot, në mësimdhënien time, përpiqem t’i ndërthur këto elemente: saktësinë shkencore, strukturimin logjik, pasurinë e shprehjes dhe qartësinë në komunikim.
  • Cilat mendoni se janë cilësitë e nevojshme për të qenë një mësues i mirë?

    Për mendimin tim, njohuritë e mira në lëndën që jep janë vetëm fillimi. Një mësues i mirë duhet të ketë mbi të gjitha durim, përgjegjësi, përkushtim dhe aftësi komunikuese.

    Është e rëndësishme të kuptosh se çdo nxënës ka ritmin, mënyrën e të nxënit dhe vështirësitë e veta. Prandaj, nuk mund të përdorësh gjithmonë të njëjtën metodë për të gjithë. Duhet të jesh i gatshëm të përshtatësh shpjegimin, të japësh shembuj të ndryshëm dhe të mos e bësh kurrë nxënësin të ndihet keq për një pyetje apo gabim.

    Një cilësi tjetër që e konsideroj thelbësore është aftësia për të motivuar. Një mësues nuk duhet vetëm të përcjellë njohuri, por edhe ta ndihmojë nxënësin të besojë se është i aftë të arrijë rezultate të mira.
  • Na tregoni një histori që lidhet me lëndën tuaj, ose me kohën kur keni qenë në shkollë.

    Një nga gjërat që më ka shoqëruar gjatë viteve të shkollës ka qenë kënaqësia për të ndihmuar shokët dhe shoqet kur hasnin vështirësi në matematikë. Shpesh, pasi përfundonim një temë ose përpara një testi, përpiqesha t’ua shpjegoja ushtrimet në mënyrën time, ndonjëherë edhe duke gjetur shembuj më të thjeshtë nga ata që kishim trajtuar në klasë.

    Ajo që më bënte më shumë përshtypje ishte se jo gjithmonë një ushtrim që dukej i vështirë kërkonte një zgjidhje të komplikuar. Shpesh mjaftonte ta shihje nga një këndvështrim tjetër.

    Kjo përvojë më ka shoqëruar edhe në mësimdhënien private. Kam kuptuar se ndonjëherë ndryshimi nuk qëndron te sa herë e përsërit një shpjegim, por te mënyra se si e përcjell atë. Dhe kur sheh që nxënësi arrin ta zgjidhë vetë një ushtrim që më parë nuk e kuptonte, kupton se gjithë përpjekja ia ka vlejtur.
  • Cilat ishin vështirësitë, ose sfidat me të cilat jeni përballur, ose ende përballeni në fushën tuaj?

    Një nga sfidat më të mëdha në mësimdhënien e matematikës është fakti se jo të gjithë nxënësit kanë të njëjtin raport me këtë lëndë. Disa e pëlqejnë dhe e kuptojnë lehtësisht, ndërsa të tjerë e shohin si një nga lëndët më të vështira dhe shpesh krijojnë pasiguri përpara se të provojnë.

    Një sfidë tjetër është identifikimi i boshllëqeve në njohuritë e mëparshme. Ndonjëherë, vështirësia që një nxënës ka me një temë të re lidhet me një koncept bazë që nuk është kuptuar plotësisht më parë. Në këto raste, është e rëndësishme të kthehesh një hap pas, të forcosh bazat dhe më pas të vazhdosh gradualisht.

    Përpiqem t’i shoh këto sfida jo si pengesa, por si pjesë të procesit të të nxënit. Për mua, suksesi nuk matet vetëm me një notë të mirë, por edhe me përparimin që bën nxënësi nga një orë mësimi në tjetrën.
  • A keni ndonjë pasion të veçantë? A është mësimdhënia në përgjithësi, një element i lëndës, apo diçka krejt tjetër?

    Përveç mësimdhënies dhe matematikës, kam një interes të veçantë për teknologjinë, programimin dhe inteligjencën artificiale. Aktualisht jam student i vitit të dytë në degën Computer Science and Artificial Intelligence, një fushë që më jep mundësinë të ndërthur matematikën me teknologjinë dhe zgjidhjen e problemeve reale.

    Më pëlqen shumë të mësoj gjëra të reja, të eksploroj ide dhe të sfidoj veten me probleme që kërkojnë analizë dhe mendim logjik. Besoj se kurioziteti dhe dëshira për të mësuar nuk duhet të përfundojnë kurrë.

    Megjithatë, një nga gjërat që më jep më shumë kënaqësi është pikërisht ndarja e njohurive me të tjerët. Mendoj se është shumë e bukur të kesh mundësinë të mësosh vazhdimisht vetë, por edhe të ndikosh pozitivisht në rrugëtimin e dikujt tjetër.
  • Çfarë ju bën një Superprof (përveç të përgjigjurit e këtyre pyetjeve :-P)?

    Mendoj se ajo që më dallon është kombinimi i pasionit për matematikën me dëshirën e sinqertë për të ndihmuar të tjerët të kenë sukses.

    Nuk e shoh mësimdhënien si një proces ku unë shpjegoj dhe nxënësi thjesht dëgjon. Përpiqem që çdo orë të jetë një bashkëpunim, ku nxënësi të ndihet i lirë të bëjë pyetje, të gabojë, të provojë përsëri dhe të kuptojë gradualisht mënyrën e zgjidhjes.

    Jam një person i përkushtuar, i duruar dhe këmbëngulës. Më pëlqen të punoj me objektiva të qarta, të përshtas shpjegimet sipas nevojave të secilit nxënës dhe të ndjek përparimin e tij hap pas hapi.

    Për mua, një orë mësimi e suksesshme nuk është thjesht ajo ku kemi zgjidhur shumë ushtrime, por ajo pas së cilës nxënësi largohet duke kuptuar më shumë, duke pasur më shumë besim te vetja dhe duke mos pasur më frikë nga ushtrimet që i dukeshin të pamundura.

    Në fund të fundit, do të doja që nxënësit e mi të mos më kujtonin vetëm si dikë që u ka mësuar matematikën, por si dikë që i ka ndihmuar të zbulojnë se janë më të aftë nga sa mendonin.
--
--

Mësues të ngjashëm Matematikë