

Adresa e email-it dhe numri i telefonit të Adela janë konfirmuar
Adela
- Tarifa 5,000 Lekë
- Përgjigje 1 h
-
Studentë1
Numri i studentëve që Adela ka mbështetur që kur iu bashkua Superprof
Numri i studentëve që Adela ka mbështetur që kur iu bashkua Superprof

5,000 Lekë /h
Mësimi i parë falas
- Yoga
- Vinyasa yoga
- Yoga relaks
- Yoga flow
- Yoga prin-fëmijë
Kam përfunduar me sukses trajnimin tim profesional dhe jam e diplomuar nga Yoga Alliance si RYT.
- Yoga
- Vinyasa yoga
- Yoga relaks
- Yoga flow
- Yoga prin-fëmijë
Vendndodhjet e kursit
Rekomanduar
Adela një mësuese e vlerësuar nga komuniteti i saj. Ajo u rekomandua për seriozitetin, metodat e mësimdhënies dhe cilësinë e kurseve. Një zgjedhje e mirë për të përparuar me besim.
Rreth Adela
“Hej! Unë jam Adela Maci | RYT Yoga Teacher i certifikuar nga Yoga Alliance.
Misioni im?
T'ju ndihmoj të lidhni frymëmarrjen me lëvizjen dhe të gjeni qetësinë në mes të kaosit të përditshëm.Në klasat e mia do të gjeni një miks midis forcës fizike, fleksibilitetit dhe meditimit.Nëse jeni fillestar apo doni të thelloni praktikën tuaj, jeni në vendin e duhur!
Çfarë stili joge ju pëlqen më shumë?
Më shkruani në DM!”
Rreth kursit
- Të gjitha nivelet
- Anglisht
- Spanjisht
- Shqip
Të gjitha gjuhët e folura për kursin :
Anglisht
Spanjisht
Shqip
Misioni im kryesor është t'u transmetoj të tjerëve mirëqenien dhe paqen e brendshme që kjo praktikë dhuron.
Jam e specializuar në stilet
Në klasat e mia, unë i kushtoj një rëndësi të veçantë anatomisë, rreshtimit të saktë të trupit dhe frymëmarrjes së vetëdijshme.
Çdo seancë që ndërtoj është e përshtatshme si për fillestarët, ashtu edhe për praktikuesit e avancuar.
Synimi im është të krijoj një hapësirë të sigurt, mbështetëse dhe pa gjykime për çdo student.
Besoj fort se joga nuk është thjesht një ushtrim fizik, por një stil jete që na ndihmon të përballojmë kaosin e përditshëm.
Ju mirëpres me kënaqësi në tapet për të eksploruar dhe rritur së bashku potencialin tonë fizike dhe spiritual
Rekomandime
Rekomandimet vijnë nga të afërm dhe të njohur të këtij mësuesi Yoga .
She is truly the best! ️ Professional, patient, caring, and always there to help. I came to her just one day after leaving the Emergency Room with severe neck pain and a herniated disc, and thanks to her guidance and exercises, I was able to walk without pain. I’m so grateful for everything she has done for me! ️
Adela eshte profesioniste e vertete ne punen qe ben. Motivuese me fjale, tolerante aty ku duhet dhe e rrepte kur e kerkon puna. Prej dy vitesh pjese e grupit te Adeles dhe falenderuese gjithmone
Fjalëpakë, punëshumë, motivuese, profesioniste, pozitiviteti që përcjell tek nxënësit!
Adela fillimisht ishte mesuesja e baletit per dy vajzat e mia. Tek ajo nuk pashe vetem profesionalizmin, korrektesine dhe pergjegjshmerine lidhur me femijet dhe boten e tyre por pashe qasjen e saj, komunikimin dhe pasionin me te cilen ajo punonte. Me pas u be dhe mesues ime e pilates! Jam tejet e kenaqur me punen qe ajo ben me secilen vajze dhe pertej punes profesionale ajo punon fort dhe me ate personale te seciles prej nesh!
Kam 3 vite që ndjek Yoga dhe Pilates me Adelën dhe mund të them me bindje që është një instruktore jashtëzakonisht profesioniste. ️
Adela është shumë e përkushtuar, e kujdesshme dhe gjithmonë e kushton vëmendjen e duhur teknikës dhe nevojave të secilit. Përveç profesionalizmit, ajo krijon një atmosferë shumë pozitive dhe motivuese gjatë çdo seance.Adela është një nga njerëzit që e bën Pilates-in të jetë shumë më tepër se një aktivitet fizik. ️
Kam mbi 8 vite që ndjek klasat e saj dhe për mua, ajo është shumë më tepër se një mësuese Pilatesi ️
Adela profesioniste e jashtëzakonshme ka një mënyrë të veçantë për të të udhëhequr, për të të bërë të reflektosh, të kuptosh më mirë veten, emocionet e tua dhe mënyrën se si lidhemi me njerëzit dhe botën përreth nesh. Të mëson të dëgjosh trupin, të qetësosh mendjen dhe të gjesh më shumë ekuilibër brenda vetes.
Një njeri që të frymëzon të bëhesh versioni më i mirë i vetes dhe të përhapësh të njëjtin pozitivitet kudo që shkon.
Falenderuese për gjithë pozitivitetin, energjinë e mirë dhe dashurinë që përcjell në çdo takim. Të largohesh prej saj duke u ndier më mirë me veten është ndoshta një nga dhuratat më të bukura që mund të të japë dikush, e këtë mund ta bëjë vetëm e veçanta Adela 🤍
Adela Maci ne gjykimin dhe pervojen time eshte nje profesioniste qe jep me te miren e saj ne te gjitha disiplinat sportive, qe aplikon tek kursantet e saj.
Pershatja e llojit te sportit me fizikun dhe psikologjine e kursantit, metodika qe perdor per te motivuar dhe nxjerre ne pah ate qe te pershtatet dhe te sherben per pergatitje fizike afatgjate , argetimi , relaksi dhe vetebesimi qe te ofron, i japin kesaj vajze tiparet e super profesoreshes, te cilen me kalimin e kohes e ben pjese te pandare te vetes. Sh flm Adela!Adela, një yll që ndriçon kudo me pozitivitetin e saj!
Kam gati dy vjet që ndjek kursin e yoga-s te Dea Dance Academy me zysh Adelën dhe ndihem shumë herë më mirë se me çdo lloj tjetër aktiviteti fizik.
Ua rekomandoj të gjitha vajzave që duan një trup, shpirt dhe mendje në ekuilibër.
Namaste zysha
Me shumë dashuri nga AuroraAdelën e njoh si instruktore timen të Pilates, Zumba dhe Yoga dhe ajo që vlerësoj më shumë tek ajo është përkushtimi dhe disiplina me të cilën e bën punën e saj. Është shumë e vëmendshme ndaj çdo praktikuesi/nxënësi dhe kujdeset personalisht që ushtrimet t’ia përshtatë nevojave, nivelit dhe mundësive të secilit. Gjatë seancave ndihet që nuk je thjesht pjesë e një grupi, por që ajo të ndjek, të korrigjon dhe të udhëzon me shumë kujdes. Më pëlqen energjia e saj pozitive dhe mënyra si arrin të të motivojë për të dhënë më të mirën nga vetja. Për mua, çdo seancë me Adelën është një eksperiencë shumë e mirë dhe e rekomandoj me shumë kënaqësi për profesionalizmin, përkushtimin dhe kujdesin e saj të veçantë ndaj secilit.
Per te pershkruar Adelen dhe punen e saj duhet nje roman i tere!Profesioniste ,Perfeksioniste ne te 3 disiplinat qe kam provuar me te zumba,joga ,pilates, dhe mbi te gjitha Shpirt i Bukur, Zemer e Madhe. Zumba me Adelen eshte 100% vibe,100% energy, music on ,stress off; me zyshen me te mire qe cdo lodhje dhe stress ta kthen ne kenaqesi!Me fat qe te kemi Adela ️
Shiko më shumë rekomandime
Tarifat
Tarifa
- 5,000 Lekë
Çmimet e paketave
- 5 e mëngjesit: 25 Lekë
- 10:00: 50 Lekë
kursi i ofruar falas
Ky mësim i parë i ofruar me Adela do t'ju lejojë të njiheni me njëri-tjetrin dhe të specifikoni qartë nevojat tuaja për mësimet e ardhshme.
- 1orë
kamera interneti
- 5,000 Lekë / orë
Mësues të ngjashëm Yoga
-
![teacher_picture]()
Bledar
Tiranë & kamera interneti- I ri
Yoga holistike për fleksibilitet, qetësi mendore, balancë trupore dhe mirëqenie të plotë fizike e emocionale
- 2,000 Lekë / orë
- Mësimi i parë falas
-
![teacher_picture]()
Gjini
Tiranë & kamera interneti- E konfirmuar
Jam instruktore joge me 12 vite përvojë personale në praktikë dhe 6 vite eksperiencë në mësimdhënie, e certifikuar me 200hytt. joga është më shumë se një praktikë fizike, është një mënyrë jetese që li
- 2,000 Lekë / orë
- Mësimi i parë falas
-
Shihni mësuesit yoga


